Letra e parë e Shembujve 25

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Përveç qasaj, Davidi edhe kryetarët e grupeve të shërbimit i kanë caktu disa pi djemve të Asafit, Hemanit edhe Jeduthunit për me profetizu tu i ra harpave, instrumenteve me tela edhe cimbaleve. Qekjo asht lista e burrave që u caktun zyrtarisht për kët shërbim:

2 Pi djemve të Asafit: Zakuri, Jozefi, Netanja edhe Asharela. Djemtë e Asafit jonë konë nën drejtimin e Asafit, që ka profetizu nën drejtimin e mbretit.

3 Pi djemve të Jeduthunit: Gedalja, Zeri, Jeshaja, Shimei, Hashabja edhe Matithja, gjashtë gjithsej. Kta jonë konë nën drejtimin e babës së tyne, Jeduthunit, që ka profetizu tu i ra harpës edhe tu e falënderu e lavdu Jehovën.

4 Pi djemve të Hemanit: Bukija, Matanja, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananja, Hanani, Eliatha, Gidalti, Romamti-Ezeri, Joshbekasha, Malothi, Hothiri edhe Mahasiothi.

5 Krejt kta jonë konë djemtë e Hemanit, që u konë njeri i mbretit që shihke vegime për punët e Zotit të vërtetë, për lavdinë e tij. Zoti i vërtetë ia ka dhanë Hemanit 14 djem edhe 3 vajza.

6 Krejt kta kanë këndu nën drejtimin e babës së tyne në shpinë e Jehovës, tu i ra cimbaleve, instrumenteve me tela edhe harpave.
Qeky u konë shërbimi i tyne në shpinë e Zotit të vërtetë. Asafi, Jeduthuni edhe Hemani i kanë ngu urdhnat e mbretit.

7 Bashkë me vllaznit e tyne, që jonë konë të ushtrum me këndu për me e lavdu Jehovën, jonë konë 288 veta gjithsej. Krejt jonë konë mjeshtra në punën e vet.

8 Ata i kanë nda detyrat me short, njajt për krejt, të mëdhej e të vegjël, mjeshtra e nxanësa.

9 Shorti i parë për Asafin i ka ra Jozefit, i dyti Gedaljës. Aj bashkë me djemtë edhe vllaznit e vet jonë konë 12 gjithsej.

10 Shorti i tretë i ka ra Zakurit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

11 I katërti i ka ra Jizrit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

12 I pesti i ka ra Netanjës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

13 I gjashti i ka ra Bukijës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

14 I shtati i ka ra Jesharelës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

15 I teti i ka ra Jeshajës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

16 I nandi i ka ra Matanjës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

17 I dhjeti i ka ra Shimeit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

18 I njimëdhjeti i ka ra Asarelit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

19 I dymëdhjeti i ka ra Hashabjës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

20 I tremëdhjeti i ka ra Shubaelit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

21 I katërmbëdhjeti i ka ra Matithjës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

22 I pesëmbëdhjeti i ka ra Jeremothit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

23 I gjashtëmbëdhjeti i ka ra Hananjës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

24 I shtatëmbëdhjeti i ka ra Joshbekashës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

25 I tetëmbëdhjeti i ka ra Hananit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

26 I nandëmbëdhjeti i ka ra Malothit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

27 I njëzetti i ka ra Eliathës, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

28 I njëzet e pari i ka ra Hothirit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

29 I njëzet e dyti i ka ra Gidaltit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

30 I njëzet e treti i ka ra Mahasiothit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.

31 I njëzet e katërti i ka ra Romamti-Ezerit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tij, 12 gjithsej.