Letra e parë e Shembujve 26

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Qekto jonë grupet e rojtarëve të dyerve: Pi korahitëve u konë Meshelemja, djali i Koreut, pi djemve të Asafit.

2 Djemtë e Meshelemjës jonë konë Zakarja, i pari, Jedieli i dyti, Zebadja i treti, Jathnieli i katërti,

3 Elami i pesti, Jehohanani i gjashti edhe Eljehoenai i shtati.

4 Djemtë e Obed-Edomit jonë konë Shemaja, i pari, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Zakari i katërti, Netaneli i pesti,

5 Amieli i gjashti, Isakari i shtati edhe Peuletai i teti. Se Zoti e kish beku Obed-Edomin.

6 Edhe djalit të tij Shemajës i kanë lindë djem që jonë konë kryetarë në familjen e tyne të madhe, se jonë konë burra të fortë edhe të zotë.

7 Djemtë e Shemajës jonë konë Othni, Refaeli, Obedi edhe Elzabadi. Edhe vllaznit e këtij, Elihu edhe Semakja, jonë konë burra të zotë.

8 Krejt kta jonë konë djemtë e Obed-Edomit. Ata, djemtë edhe vllaznit e tyne, jonë konë burra të zotë, të aftë për me e kry shërbimin. Pi Obed-Edomit jonë konë 62 burra gjithsej.

9 Djemtë edhe vllaznit e Meshelemjës jonë konë 18 burra të zotë.

10 Djemtë e Hosës, pi djemve të Merarit, jonë konë Shimri, që u konë kryetari. Baba i tij e ka caktu kryetar, edhe pse s'u konë djali i parë.

11 Hilkija u konë i dyti, Tebalja i treti edhe Zakarja i katërti. Krejt djemtë edhe vllaznit e Hosës jonë konë 13 burra gjithsej.

12 Kryetarët e ktyne grupeve të rojtarëve të dyerve i kanë pasë detyrat e veta në shpinë e Jehovës, njajt si vllaznit e tyne.

13 Masanej kanë qit short për me i nda dyert, njajt për krejt familjet e mëdhaja, pa marrë parasysh a jonë konë të mëdhaja a të vogla.

14 Shorti për anën e lindjes i ka ra Shelemjës. Kanë qit short edhe për djalin e tij Zakarinë, që u konë nji këshilltar i mençëm, edhe atij i ka ra ana e veriut.

15 Obed-Edomit i ka ra ana e jugut, kurse djemve të tij ua kanë caktu shpitë ku ruheshin rezervat.

16 Shupimit edhe Hosës u ka ra ana e perëndimit, afër portës Shaleketh, te rruga kryesore që çonte përpjetë. Grupet e rojtarëve jonë konë të vendosuna njoni përballë tjetrit.

17 Në anën e lindjes rrishin gjashtë levitë, në anën e veriut katër për çdo ditë, në anën e jugut katër për çdo ditë, kurse te shpitë e rezervave rrishin nga dy.

18 Te hajati me shtylla në anën e perëndimit jonë konë katër rojtarë te rruga kryesore edhe dy te hajati me shtylla.

19 Qekto jonë konë grupet e rojtarëve të dyerve pi djemve të korahitëve edhe meraritëve.

20 Sa për levitët, Ahija u konë përgjegjës për dhomat e thesarit në shpinë e Zotit të vërtetë edhe për dhomat ku ruheshin senet e shenjta.

21 Pi djemve të Ladanit, që u konë gershonitë, ndër kryetarët e familjeve të mëdhaja që i takojshin gershonitit Ladan u konë Jehieli

22 edhe djemtë e Jehielit, Zethami edhe vllau i tij Joeli. Kta jonë konë përgjegjës për dhomat e thesarit në shpinë e Jehovës.

23 Pi amramitëve, izharitëve, hebronitëve edhe uzielitëve,

24 Shebueli, djali i Gershomit, djalit të Moisiut, u konë kryetari që kujdesej për shpitë ku ruheshin rezervat.

25 Sa për vllaznit e tij: Pi Eliezerit u konë djali i tij Rehabja, djali i Rehabjës Jeshaja, djali i Jeshajës Jorami, djali i Joramit Zikri edhe djali i Zikrit Shelomothi.

26 Ky Shelomothi edhe vllaznit e tij jonë konë përgjegjës për krejt dhomat e thesarit ku ruheshin senet e shenjta. Kto sene i kishin nda si të shenjta mbreti David, kryetarët e familjeve të mëdhaja, kryetarët e mijësheve edhe qindësheve, edhe komandantët e ushtrisë.

27 Pi plaçkës së luftës edhe sendeve që i kishin marrë tu plaçkitë, ata i kishin nda disa sene si të shenjta për me e majtë shpinë e Jehovës.

28 Po njajt edhe krejt senet që i kishin nda si të shenjta Samueli, që shihke vegime, Sauli, djali i Kishit, Abneri, djali i Nerit, edhe Joabi, djali i Zerujës. Krejt qka dikush e kish nda si të shenjtë, ia kishin besu Shelomithit edhe vllaznive të tij.

29 Pi izharitëve, Kenanja edhe djemtë e tij i kanë pasë detyrat e administrimit jashtë shpisë së Jehovës, si zyrtarë edhe gjykatës të Izraelit.

30 Pi hebronitëve, Hashabja edhe vllaznit e tij, 1700 burra të zotë, jonë konë përgjegjës për punët e Izraelit në anën perëndimore të Jordanit. Ata kujdesshin për krejt punët e Jehovës edhe për shërbimin e mbretit.

31 Pi hebronitëve, Jerija u konë kryetari, simas prejardhjes së familjes së tyne të madhe. Në vitin e 40-të të mbretnimit të Davidit, kanë kërku burra të fortë edhe të zotë në mesin e hebronitëve, edhe i kanë gjetë në Jazer, në Gilead.

32 Vllaznit e tij jonë konë 2700 burra të zotë, kryetarë të familjeve të mëdhaja. Prandaj mbreti David ua ka dhanë përgjegjësinë për rubenitët, gaditët edhe gjysmën e fisit të Manaseut, për krejt punët që kishin të bajnë me Zotin e vërtetë edhe me mbretin.