Letra e parë e Shembujve 28
1 Davidi i ka mbledhë në Jerusalem krejt burrat që ishin në krye të Izraelit: kryetarët e fiseve, kryetarët e grupeve që i shërbejshin mbretit, kryetarët e mijësheve edhe qindësheve, ata që kujdesshin për krejt pasuninë edhe kopetë e mbretit e të djemve të tij, bashkë me zyrtarët e oborrit mbretnor edhe krejt burrat e fortë e të zotë.
2 Mbreti David u çu në kambë edhe tha: “Ngomni, o vllaznit e mi edhe populli jem! E kom pasë dëshirë me krejt zemër me ndërtu nji shpi ku ka
me pushu arka e besëlidhjes së Jehovës, nji vend që ka me shërby si shtrojë për kambët e Zotit tonë. Edhe i kom bo përgatitjet për me e ndërtu.
3 Po Zoti i vërtetë më ka thanë: ‘Ti s'ke me ndërtu shpi për nder të emnit tem, se je njeri që ke bo lufta edhe ke derdhë gjak.’
4 Po Jehova, Zoti i Izraelit, më ka zgjedhë mu pi krejt familja e babës tem, për me u bo mbret i Izraelit përgjithmonë. Se aj e ka zgjedhë Judën me udhëheqë, e pi fisi i Judës e ka zgjedhë familjen e babës tem. E pi krejt djemtë e babës tem, aj më ka pëlqy mu edhe më ka bo mbret mbi krejt Izraelin.
5 E pi krejt djemtë e mi, se Jehova më ka dhanë shumë djem, aj e ka zgjedhë Solomonin për me u ulë në fronin mbretnor të Jehovës edhe me sundu mbi Izraelin.
6 Aj më ka thanë: ‘Djali yt Solomoni ka me e ndërtu shpinë teme edhe oborret e saj, se unë e kom zgjedhë atë me u konë djali jem, edhe unë kom me u konë baba i tij.
7 Unë kom me ia forcu mbretninë përgjithmonë, nëse aj vazhdon me i zbatu urdhnat e mi edhe vendimet e mia të drejta, qysh po i zbaton edhe tash.’
8 Prandaj, para krejt Izraelit, që asht populli i mbledhun i Jehovës, edhe para Zotit tonë, po ju thom: Mundohuni me i njoft mirë krejt urdhnat e Jehovës, Zotit juv, edhe me i zbatu me kujdes, që me e majtë këtë tokë të mirë edhe me ua lanë djemve juv mas juve si trashëgimi përgjithmonë.
9 E ti, o djali jem Solomon, njohe mirë Zotin e babës tand edhe shërbeji me krejt zemër e me shpirt të gëzushëm, se Jehova i kqyr krejt zemrat edhe e din kah po shkojnë krejt menimet e njeriut. Nëse e kërkon, aj ka me ta lanë me e gjetë. Po nëse e len, aj ka me të hekë dorë përgjithmonë.
10 Prandaj, dije mirë që Jehova të ka zgjedhë ty për me ndërtu nji shpi si vend të shenjtë. Banu trim edhe nisja punës.”
11 Masanej Davidi ia ka dhanë djalit të vet Solomonit planin e ndërtimit për hajatin në hyrje, për dhomat e ndryshme, për depot, për dhomat nën kulm, për dhomat e mbrendshme edhe për dhomën ku ka me u vendosë kapaku i pajtimit.
12 Ia ka dhanë edhe planin për krejt qka i u konë kallxu me frymëzimin e Zotit: për oborret e shpisë së Jehovës, për krejt dhomat e bukës përreth, për dhomat e thesarit të shpisë së Zotit të vërtetë edhe për dhomat ku kanë me u rujtë senet e shenjta.
13 Ia ka dhanë edhe udhëzimet për grupet e priftërinjve edhe të levitëve, për krejt detyrat e shërbimit në shpinë e Jehovës edhe për krejt pajisjet që duheshin për shërbimin në shpinë e Jehovës.
14 Ia ka caktu edhe peshën e dukatit për krejt pajisjet e dukatit që duheshin për shërbim, peshën e argjendit për krejt pajisjet e argjendit, edhe sa duhej për secilën pajisje që përdorej në shërbimet e ndryshme.
15 Ia ka caktu edhe peshën e dukatit për shandanat e dukatit edhe llampat e tyne, sa dukat duhej për secilin shandan edhe llampat e tij. Po njajt edhe për shandanat e argjendit, sa argjend duhej për secilin shandan edhe llampat e tij, simas punës për të cilën përdoreshin.
16 Ia ka caktu edhe peshën e dukatit për secilën tavolinë ku vendoseshin bukët e radhituna, edhe sa argjend duhej për tavolinat e argjendit.
17 Po njajt edhe për pirunat, tasat edhe enët për me derdhë, që boheshin pi dukatit të pastër. Ia ka caktu edhe peshën e dukatit për secilin tas të vogël të dukatit, edhe peshën e argjendit për secilin tas të vogël të argjendit.
18 Ia ka caktu edhe peshën e dukatit të pastrum për altarin ku digjej temjani, edhe për modelin e karrocës, domethanë kerubinët pi dukatit, që i kishin krahët e hapun edhe e mbulojshin pi sipër arkën e besëlidhjes së Jehovës.
19 Davidi ka thanë: “Dora e Jehovës u konë përmbi mu, edhe aj më ka dhanë mençuri me i kuptu krejt hollësitë e planit të ndërtimit, që me mujtë me i shkru krejt.”
20 Masanej Davidi i ka thanë djalit të vet Solomonit: “Banu trim edhe i fortë, edhe nisja punës. Mos u tut edhe mos u frikëso, se Jehova Zot, Zoti jem, asht me ty. Aj s'ka me të lanë as s'ka me të braktisë, po ka me nejtë me ty derisa të kryhen krejt punët që kanë të bajnë me shërbimin në shpinë e Jehovës.
21 Qe, këtu i ke grupet e priftërinjve edhe të levitëve për krejt shërbimet në shpinë e Zotit të vërtetë. I ke edhe punëtorët e zotë e të gatshëm me punu, që dinë me i kry krejt llojet e punëve. Edhe burrat që jonë në krye bashkë me krejt popullin kanë me i ngu e me i zbatu krejt udhëzimet e tua.”