Letra i dytë te Korintasve 7

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Pra, pasi i kemi marrë qito premtime, të dashtunit e mi, ta pastrojmë veten pi çdo flliqësie të trupit edhe të frymës, tu u mundu për shenjtëri të plotë me tutë ndaj Zotit.

2 Hapni ven në zemrat tuaja për neve. Na s’i kemi bo padrejtësi askujt, s’e kemi prishë askon, s’e kemi shfrytëzu askon. 3 Nuk po e thom qita për me ju dënu. Se ju kom përmendë ma herët që ju jeni në zemrat tona, a jetojmë bashkë a dekim bashkë. 4 Unë mundem me ju folë krejt hapun. Jom shumë krenar për ju. Po ndihem shumë i ngushëllum. Përkundër krejt vështirësive, po vloj pi gëzimit.

5 Po, kur kemi ardh në Maqedoni, s’kemi pasë kurrfarë lehtësimi, po jemi shtypë edhe ma shumë në çdo mënyrë: përjashta luftime, përmrena tuta. 6 Po Zoti, që i ngushëllon ata që janë të rrëzum në shpirt, na ka ngushëllu përmes pranisë së Titit, 7 po jo veç përmes pranisë së tij, po edhe përmes ngushëllimit që aj ka marrë për shkak juv. Aj na ka pru lajmin që ju ka marrë malli për mu, që jeni shumë të mërzitun edhe që përnime po kujdeseni për mu. Atëherë jom gëzu edhe ma shumë.

8 Pra, edhe nëse ju kom bo të mërzitun me letrën teme, nuk po më vjen keq. Edhe nëse në fillim më ka ardhë keq, se po e shoh që letra ju ka mërzitë, edhe pse veç për pak kohë, 9 tash po gëzohem, ama jo pse jeni mërzitë, po pse kjo mërzi ju ka çu në pendim. Ju jeni mërzitë simas vullnetit të Zotit, që mos me pësu kurrfarë dami për shkak tonin. 10 Se mërzia simas vullnetit të Zotit çon në pendim, e kjo çon në shpëtim; për qita s’ka pse me ardhë keq. Kurse mërzia e botës çon në vdekje. 11 Veç kqyrni qfarë serioziteti të madh ka sjellë te ju fakti që jeni mërzitë simas vullnetit të Zotit, po, qfarë pastrimi pi fajit, qfarë indinjate, qfarë tute, qfarë malli, qfarë zelli, qfarë ndreqje të padrejtësisë! Në çdo mënyrë e keni kallxu veten të pastër në qet punë. 12 Kur ju kom shkru, nuk e kom bo as për atë që e ka bo padrejtësinë, as për atë që i asht bo padrejtësia, po që mundi juv serioz me na ngu me dalë qartë para Zotit. 13 Për qata jemi ndi të ngushëllum.
Por ngushëllimit tonë ju shtu edhe nji gëzim ma i madh, se Titi u gëzu shumë, sepse ju krejt ia keni dhanë fuqi të re. 14 Nëse i kom thanë atij sa krenar jom për ju, s’kam pse me u turpnu për qita. Qysh krejt qka ju kemi thanë juve ka qenë e vërtetë, qashtu edhe ajo që ja kemi tregu Titit me krenari për ju ka dalë e vërtetë. 15 Edhe dashnia e tij e ngrohtë për ju asht edhe ma e madhe, kur e kujton bindjen e juve krejtve edhe qysh e keni pritë me tutë e me dridhje. 16 Po gëzohem që në çdo mënyrë mundem me pasë besim te ju.