Letra i parë te Gjonit 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Ajo që ishte pi fillimit, ajo që kemi ni, ajo që kemi pa me sytë tanë, ajo që kemi kqyrë mirë edhe e kemi prekë me duert tona: po flasim për Fjalën e jetës. 2 Po, jeta t’amshume na u zbulua, edhe na e kemi pa, po dëshmojmë për të edhe po ju kallxojmë juve për të. Qikjo jetë t’amshume ishte te Ati edhe na u zbulua neve. 3 Pra, atë që kemi pa edhe kemi ni, po jau kallxojmë edhe juve, që edhe ju me qenë të lidhun me neve. Edhe kjo lidhje mes nesh asht njëkohësisht lidhje me Atin edhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. 4 Edhe krejt këto po i shkrujmë që gëzimi jonë me qenë i plotë.

5 Ky asht mesazhi që e kemi ni pi tij edhe po jau shpallim juve: Zoti asht dritë, edhe në të s’ka kurrfarë terri. 6 Nëse thojmë: „Jemi të lidhun me të“, po prapë rrimë në udhën e territ, atëherë po rrejmë edhe nuk po jetojmë simas së vërtetës. 7 Po nëse ecim në udhën e dritës, qysh aj vetë asht në dritë, atëherë jemi të lidhun me njani-tjetrin, edhe gjaku i Birit të tij, Jezusit, na pastron pi çdo gjynahi.

8 Nëse thojmë: „S’kemi gjynah“, po e mashtrojmë veten edhe e vërteta s’asht në neve. 9 Nëse i pranojmë gjynahet tona, aj asht besnik edhe i drejtë: na i fal gjynahet edhe na pastron pi çdo padrejtësie. 10 Nëse thojmë: „S’kemi bo gjynah“, po e bojmë atë rrenacak, edhe fjala e tij s’asht në neve.