Letra i parë te Timoteut 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Po fjalët e frymëzuara thojnë qartë që në kohët e ma vonshme disa kanë me u largu pi besimi, sepse kanë me ju kushtu vëmendje shprehjeve të frymëzuara mashtruese edhe mësimeve të shpirtnave të këqij. 2 Ata kanë me ngu dyftyrësinë e njerzve që rrejnë, të cilëve ndërgjegjja ju asht djegë si me hekur të nxehtë. 3 Ata ndalojnë martesën edhe kërkojnë mos me u hangër disa ushqime, që Zoti i ka kriju që të hahen me falënderim pi njerzt që kanë besim edhe që e njohin saktë të vërtetën. 4 Sepse çdo krijesë e Zotit asht e mirë, edhe kurgjo nuk duhet me u refuzu, nëse merret me falënderim, 5 sepse shenjtërohet përmes fjalës së Zotit edhe përmes lutjes.

6 Nëse ua jep këtë këshillë vllaznive, je nji shërbëtor i mirë i Krishtit Jezus, i ushqyem me fjalët e besimit edhe të mësimit të mirë, të cilin e ke ndjekë me kujdes. 7 Po refuzo përrallat e pavërteta e pa respekt, si llafe plakash. Përkundrazi, ushtroje veten për përkushtim ndaj Zotit. Ky le të jetë qëllimi yt. 8 Sepse ushtrimi trupor ka pak dobi, po përkushtimi ndaj Zotit asht i dobishëm në çdo mënyrë, sepse lidhet me nji premtim për jetën e tashme edhe për atë që ka me ardhë. 9 Kjo fjalë asht e besueshme edhe meriton me u pranu plotësisht. 10 Për qata punojmë fort edhe mundohemi shumë. Sepse e kemi vu shpresën tonë te Zoti i gjallë, që asht Shpëtimtar i njerzve të çdo lloji, sidomos i besnikëve.

11 Këto vazhdo me i urdhnu edhe me i mësu. 12 Mos lejo kërkon me të pa poshtë për shkak të rinisë tande. Përkundrazi, bëhu shembull për besnikët në të folun, në sjellje, në dashni, në besim, në pastërti morale. 13 Derisa të vij, vazhdo me u përqendru te leximi publik, te nxitja edhe te mësimi. 14 Mos e lë mas dore dhuratën që asht në ty, që t’u dha përmes nji profecie kur pleqësia i vnoi duert mbi ty. 15 Mendo për krejt këto, jepu krejt mas tyne, që krejt ta shohin qartë përparimin tand. 16 Gjithmonë ki kujdes për veten edhe për mësimin tand. Mbahu fort te krejt këto, sepse nëse e bon këtë, ke me shpëtu edhe veten, edhe ata që të ngojnë.