Libri i dytë i Musës 17
1 Masanej krejt bashkësia e izraelitëve ka dalë pi shkretinës së Sinit edhe kanë vazhdu rrugën, tu shku pi nji veni në tjetrin, qysh i ka urdhnu Jehovai. Në Rẹphidim e kanë ngreh kampin, po aty s’ka pasë ujë për me pi populli.
2 Atëher populli ja ka nis me u fjalosë me Moisiun. „Na jep ujë me pi!“, i kanë thanë. Po Moisiu u ka thanë: „Pse po fjaloseni me mu? Pse po e provoni Jehovën apet e apet?“
3 Po populli ka pasë shumë etje edhe kanë vazhdu me u anku kundër Moisiut. I kanë thanë: „Pse na ke nxjerrë pi Egjiptit? A për me dekë prej etjes na, djemtë tonë edhe bagëtia jonë?“
4 Në fund Moisiu e ka thirrë Jehovën për ndihmë me za të naltë: „Qka me bo unë me këtë popull? Edhe pak kanë me m'gjujt me gurë!“
5 Atëher Jehovai i ka thanë Moisiut: „Ec përpara popullit. Merri me veti do pleq të Izraelit edhe shkopin tand, me të cilin e ke godit lumin Nil. Merre në dorë edhe vazhdo rrugën.
6 Unë kom me nejt aty para teje, te shkambi në Họreb. Bjeri shkambit, edhe ka me dalë ujë pi tij, që populli me mujt me pi.“ Moisiu e ka bo qashtu para syve të pleqve të Izraelit.
7 Atij veni ja ka lanë emnin Mạssa edhe Merịba, se izraelitët kanë nis me u fjalosë edhe e kanë provu Jehovën, kur kanë thanë: „A asht Jehovai mes neve a jo?“
8 Masanej kanë ardhë amalekitët edhe kanë luftu kundër Izraelit në Rẹphidim.
9 Atëher Moisiu i ka thanë Jọsuas: „Zgjedhi do burra për neve edhe dil me luftu kundër amalekitëve. Nesër kom me nejt nalt në kodër, me shkopin e Zotit të vërtetë në dorë.“
10 Jọsua e ka bo tamam qysh i ka thanë Moisiu edhe ka luftu kundër amalekitëve. Moisiu, Aaroni edhe Huri kanë hyp në kodër.
11 Sa herë që Moisiu i ka majt durt nalt, izraelitët kanë pasë epërsi. Po sa herë që i ka lshu durt poshtë, amalekitët kanë pasë epërsi.
12 Kur Moisiut i janë lodh durt, Aaroni edhe Huri e kanë pru nji gur edhe aj u ul mbi të. Aaroni edhe Huri kanë nejt njani në të djathtën e tjetri në të majtën e tij edhe ia kanë majt durt, që me i metë nalt deri sa ka perëndu dielli.
13 Kështu Jọsua e ka mund Ạmalekun edhe njerzt e tij me shpatë.
14 Atëher Jehovai i ka thanë Moisiut: „Shkruje këtë në libër, që me metë si kujtim, edhe ngulja mirë në mendje Jọsuas: ‚Unë kom me e fshi krejt kujtimin për Ạmalekun nën qiell.‘“
15 Masanej Moisiu e ka ndërtu nji altar edhe e ka qujt Jehọva-Nissị.
16 Aj ka thanë: „Se dora e Ạmalekut asht ngritë kundër fronit të Jahut, Jehovai ka me luftu kundër tij brez mas brezi.“