Libri i dytë i Musës 19

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në mujin e tretë mas daljes së izraelitëve pi Egjiptit, bash qat ditë, ata kanë mbrri në shkretinën e Sịnait.

2 Janë nisë pi Rẹphidimit edhe kanë ardhë në shkretinën e Sịnait, ku e kanë ngreh kampin. Izraelitët e kanë ngreh kampin aty, përballë malit.

3 Masanej Moisiu ka hyp te Zoti i vërtetë, edhe Jehovai e ka thirrë pi malit e i ka thanë: „Këto fjalë thuja shpisë së Jakobit edhe kallxoju izraelitëve:

4 ‚Ju vet e keni pa qka u kom bo egjiptianëve, edhe qysh ju kom bartë në krahë të shqiponjave e ju kom pru te unë.

5 Nëse tash ma ngoni mirë zanin edhe e majni besëlidhjen teme, pa dyshim keni me u bo prona jem e veçantë mes krejt popujve, se krejt toka asht e jemja.

6 Ju keni me u bo për mu nji priftni mbretnore edhe nji komb i shenjtë.‘ Këto jonë fjalët që duhet me ua kallxu izraelitëve.“

7 Atëher Moisiu ka zhdryp edhe i ka thirrë bashkë pleqtë e popullit. Ua ka kallxu krejt qka Jehovai e ka urdhnu me ju thanë.

8 Masanej krejt populli janë përgjigj bashkë me nji za: „Na kemi me e bo krejt qka ka thanë Jehovai.“ Moisiu ia ka përcjellë menjiherë Jehovës përgjigjen e popullit.

9 Atëher Jehovai i ka thanë Moisiut: „Unë kom me ardhë te ti në nji re të errët, që populli me ni kur unë foli me ty, edhe që gjithmonë me pasë besim te ti.“ Masanej Moisiu ia ka përcjellë Jehovës fjalët e popullit.

10 Atëher Jehovai i ka thanë Moisiut: „Shko te populli edhe shenjtëroji sot edhe nesër. Le t'i lajnë teshat e veta.

11 Ditën e tretë duhet me konë gati, se ditën e tretë Jehovai ka me zhdryp në malin Sịnai para syve të krejt popullit.

12 Vnoju kufij përreth malit për popullin edhe thuju: ‚Keni kujdes, mos hypni kurrsesi në mal, e as mos ia prekni skajin. Kush e prek malin, pa tjetër ka me u dënu me vdekje.

13 Kurrkush s'bon me e prek atë person, po duhet me e gjujt me gurë ose me e qëllu për vdekje. Qoftë kafshë a njeri, s'ka me metë gjallë.‘ Po kur t'i fryhet bririt, atëher kanë me mujt me hyp në mal.“

14 Masanej Moisiu ka zhdryp pi malit te populli edhe ja ka nis me e shenjtëru popullin, e ata i kanë la teshat e veta.

15 Aj u ka thanë: „Bëhuni gati për ditën e tretë. Mos bëni marrëdhënie seksuale.“

16 Në mëngjesin e ditës së tretë ka pasë bubullima edhe vetëtima. Nji re e dendur e ka mbulu malin, edhe u ni zani shumë i fortë i nji briri. Krejt populli në kamp ja ka nis me u dridhë.

17 Moisiu e ka nxjerrë popullin jashtë kampit për me e taku Zotin e vërtetë, edhe ata kanë nejt te rrëza e malit.

18 Krejt mali i Sịnait ka qit tym, se Jehovai ka zhdryp mbi të në zjarr. Tymi ka hyp nalt si tymi i nji furre që digjet, edhe krejt mali u dridh fort.

19 Kur zani i bririt ka nis me u bo gjithnji e ma i fortë, Moisiu ja ka nis me folë, e zani i Zotit të vërtetë i ka kthy përgjigje.

20 Kështu Jehovai ka zhdryp në majë të malit Sịnai. Masanej Jehovai e ka thirrë Moisiun me hyp në majë të malit, edhe Moisiu ka hyp.

21 Atëher Jehovai i ka thanë Moisiut: „Zhdryp edhe paralajmroje popullin, që mos me tentu me kalu deri te Jehovai për me e pa, se përndryshe shumë pi tyne kanë me dekë.

22 Edhe priftërinjtë që i afrohen rregullisht Jehovës duhet me u shenjtëru, që Jehovai mos me i vra.“

23 Moisiu i ka thanë Jehovës: „Populli s'munet me hyp në malin Sịnai, se ti veç na ke paralajmru kur ke thanë: ‚Vnojini kufij përreth malit edhe shenjtërojeni.‘“

24 Po Jehovai i ka thanë: „Shko, zhdryp, e masanej hyp apet bashkë me Aaronin. Ama mos i lejo priftërinjtë edhe popullin me tentu me hyp te Jehovai, që aj mos me i vra.“

25 Atëher Moisiu ka zhdryp te populli edhe ua ka kallxu këto fjalë.