Libri i dytë i Musës 24
1 Masanej aj i ka thanë Moisiut: «Hyp te Jehovai bashkë me Aronin, Nadabin, Abihun edhe 70 pi pleqve të Izraelit, edhe përkuluni para tij tu nejtë pak larg.
2 Veç Moisiu ka me iu afru Jehovait. Të tjerët s’bon me u afru, e as populli s’bon me hyp bashkë me to.»
3 Kur Moisiu ka ardh te populli edhe ua ka tregu krejt fjalët e Jehovait edhe krejt vendimet e ligjit, populli ka thanë me nji za: «Na kemi me i bo krejt ato që i ka thanë Jehovai.»
4 Atëherë Moisiu i ka shkru krejt fjalët e Jehovait. Të nesërmen u çu herët në mëngjes edhe e ka ndërtu nji altar te rrëza e malit, bashkë me dymbëdhjetë shtylla, për dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
5 Masanej Moisiu i ka çu disa të rinj izraelitë me ofru kurbane që digjen krejt edhe me therë dema si kurbane për bashkësi me Jehovain.
6 Moisiu e ka marrë gjysmën e gjakut edhe e ka qitë nëpër tasa, kurse gjysmën tjetër e ka stërpikë mbi altar.
7 Masanej e ka marrë librin e besëlidhjes edhe ia ka lexu popullit. E populli ka thanë: «Na kemi me i bo krejt ato që i ka thanë Jehovai. Kemi me iu bindë krejt atyne.»
8 Moisiu e ka marrë gjakun, e ka stërpikë mbi popull edhe ka thanë: «Ky asht gjaku i besëlidhjes që Jehovai e ka lidhë me ju, sipas krejt qetyne fjalëve.»
9 Moisiu ka hyp bashkë me Aronin, Nadabin, Abihun edhe 70 pi pleqve të Izraelit,
10 edhe ata e kanë pa Zotin e Izraelit. Nën kambët e tij u konë diçka që dukej si pllaka safiri. U konë aq e pastër sa vetë qielli.
11 Zoti i vërtetë s’u ka bo kurgjo burrave të nderum të Izraelit. Ata e kanë pa Zotin në nji vegim edhe kanë hangër e kanë pi.
12 Masanej Jehovai i ka thanë Moisiut: «Eja te unë n’mal edhe rri aty. Unë kam me t’i dhanë pllakat e gurit me ligjet edhe urdhnat që kam me i shkru për me e udhëzu popullin.»
13 Atëherë Moisiu u nis bashkë me shërbëtorin e vet, Josuan, edhe Moisiu ka hyp në malin e Zotit të vërtetë.
14 Pleqve u ka thanë: «Pritni këtu derisa na të kthehemi. Aroni edhe Huri jonë këtu me ju. Nëse dikush ka naj rast për gjyq, le të shkojë te ata.»
15 Masanej Moisiu ka hyp n’mal, që u konë i mbulu me re.
16 Lavdia e Jehovait ka nejtë mbi malin Sinai, edhe reja e ka mbulu malin gjashtë ditë. Ditën e shtatë, Zoti e ka thirrë Moisiun pi resë.
17 Izraelitëve që kanë shiku, lavdia e Jehovait në majë të malit u ka dukë si nji zjarr që flakëronte fort.
18 Masanej Moisiu ka hy në re edhe ka hyp n’mal. Aj ka nejtë aty 40 ditë edhe 40 net.