Libri i dytë i Musës 27

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Altarin bane pi dru akacie, 5 kubitë t'gjatë e 5 kubitë t'gjanë. Ka me qenë katror edhe 3 kubitë i naltë.

2 Në katër qoshet e tij kanë me qenë brina, që kanë me qenë nji pjesë me altarin. Veshe altarin me bakër.

3 Bani kova për me e hjek hirin, edhe lopata, tasa, piruna e enë për zjarrin. Krejt senet që i takojnë altarit kanë me qenë pi bakri.

4 Bane për altarin nji rrjetë t'thurun pi bakri. Në katër qoshet e saj bani katër unaza pi bakri.

5 Vnoje rrjetën nën buzën e altarit, edhe rrjeta ka me hy nji copë mrena altarit.

6 Bani shufra pi dru akacie për altarin edhe veshi me bakër.

7 Shufrat kanë me u futë nëpër unaza, që me qenë në dy anët e altarit kur ta bajnë.

8 Altarin bane pi dërrasa, edhe mrena le t'jetë bosh. Bane tamam qysh t'u kallxu n'mal.

9 Tendës së shenjtë bane edhe nji oborr. Në anën jugore t'oborrit kanë me u varë perde pi pe liri t'hollë e t'përdredhun, 100 kubitë t'gjata në njanën anë.

10 Aty kanë me qenë 20 shtylla me 20 baza pi bakri, ku futen shtyllat. Grepat e shtyllave edhe pjesët që i lidhin kanë me qenë pi argjendi.

11 Edhe perdet në anën veriore kanë me qenë 100 kubitë t'gjata. Për to kanë me qenë 20 shtylla me 20 baza pi bakri, ku futen shtyllat, edhe grepa e pjesë lidhëse pi argjendi për shtyllat.

12 Në anën perëndimore, përgjatë krejt gjanësisë t'oborrit, kanë me qenë perde 50 kubitë t'gjata, edhe 10 shtylla e 10 baza ku futen shtyllat.

13 Në anën lindore, kah lind dielli, oborri ka me qenë 50 kubitë i gjanë.

14 Në njanën anë vni perde 15 kubitë t'gjata, që mbahen me 3 shtylla mbi 3 baza.

15 Edhe në anën tjetër vni perde 15 kubitë t'gjata, që mbahen me 3 shtylla mbi 3 baza.

16 Te hyrja e oborrit ka me qenë nji perde mbuluese 20 kubitë e gjatë, e thurun me pe t'kaltër, me lesh ngjyrë vjollcë t'kuqërremtë, me pe t'kuq t'errët edhe me pe liri t'hollë e t'përdredhun. Për të kanë me qenë edhe 4 shtylla me 4 baza ku futen shtyllat.

17 Krejt shtyllat përreth oborrit kanë me i pasë pjesët lidhëse edhe grepat pi argjendi, ama bazat ku futen shtyllat kanë me qenë pi bakri.

18 Oborri ka me qenë 100 kubitë i gjatë e 50 kubitë i gjanë. Perdet përreth kanë me qenë 5 kubitë t'nalta edhe t'thuruna pi pe liri t'hollë e t'përdredhun. Bazat ku futen shtyllat kanë me qenë pi bakri.

19 Krejt veglat edhe senet e tendës së shenjtë që përdoren për shërbimin aty kanë me qenë pi bakri. Edhe kunjat e tendës, bashkë me krejt kunjat e oborrit, kanë me qenë pi bakri.

20 Thuju izraelitëve me t'pru vaj t'pastër pi ullinjtë e shtypun për ndriçim, që llampat me mujtë me nejtë gjithmonë t'ndezuna.

21 Aaroni edhe djemtë e tij kanë me u kujdesë që në tendën e takimit, përpara perdes që asht te Dëshmia, llampat me ndejtë t'ndezuna përpara Jehovait pi mbramjes deri n'mëngjes. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë, edhe izraelitët kanë me e mbajtë brez mas brezi.