Libri i dytë i Musës 40

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Jehova i ka thanë Moisiut:

2 «Ditën e parë t'mujit t'parë, ngrite çadrën e shenjtë, çadrën e takimit.

3 Fute mrena arkën me pllakat e Ligjit edhe mbuloje me perde.

4 Fute mrena tavolinën edhe renditi përmi të krejt sendet që i takojnë. Fute mrena edhe shandanin edhe ndezi llambat e tij.

5 Mandej vendose altarin e artë për temjan përpara arkës me pllakat e Ligjit, edhe vendose perden te hyrja e çadrës së shenjtë.

6 Përpara hyrjes së çadrës së shenjtë, çadrës së takimit, vendose altarin për kurbanet që digjen.

7 Legenin vendose mes çadrës së takimit edhe altarit, edhe mbushe me ujë.

8 Mandej rregulloje oborrin përreth edhe vendose perden te hyrja e oborrit.

9 Masanej merre vajin për me ly edhe lyeje çadrën e shenjtë bashkë me krejt sendet që jonë mrena saj. Shenjtëroje çadrën edhe krejt sendet që i takojnë, që ajo me u ba e shenjtë.

10 Lyeje edhe altarin për kurbanet që digjen bashkë me krejt sendet e tij, edhe shenjtëroje altarin, që me u ba nji altar shumë i shenjtë.

11 Lyeje edhe legenin bashkë me mbajtësen e tij edhe shenjtëroje.

12 Mandej bjeri Aaronin edhe djemtë e tij te hyrja e çadrës së takimit edhe laji me ujë.

13 Vishja Aaronit teshat e shenjta, lyeje me vaj edhe shenjtëroje, që me m'shërby mu si prift.

14 Masanej bjeri edhe djemtë e tij edhe vishju teshat e gjata.

15 Lyeji edhe ata me vaj, qysh e ke ly babën e tyne, që me m'shërby mu si priftërinj. Me këtë lyerje ata kanë me e marrë detyrën e priftit përgjithmonë, edhe kjo detyrë ka me vazhdu brez mas brezi te pasardhësit e tyne.»

16 Moisiu e ka ba krejt qysh Jehova e ka urdhnu. Tamam qashtu e ka ba.

17 Ditën e parë t'mujit t'parë, n'vitin e dytë, u ngrit çadra e shenjtë.

18 Kur Moisiu e ka ngritë çadrën e shenjtë, i ka vendosë bazat ku futeshin shtyllat, i ka ngritë kornizat pi trarëve, i ka vendosë shufrat edhe i ka ngritë shtyllat.

19 E ka shtri çadrën përmi çadrën e shenjtë edhe ia ka vendosë mbulesën përmi, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

20 Masanej i ka marrë pllakat e Ligjit edhe i ka shti n'arkën e besëlidhjes. I ka futë shufrat edhe ia ka vendosë kapakun përmi.

21 E ka shti arkën e besëlidhjes n'çadrën e shenjtë, e ka varë perden ndarëse edhe e ka mbulu arkën me pllakat e Ligjit, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

22 Masanej e ka vendosë tavolinën n'çadrën e takimit, n'anën e veriut t'çadrës së shenjtë, përpara perdes.

23 Përmi tavolinë i ka renditë bukët para Jehovës, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

24 E ka vendosë shandanin n'çadrën e takimit, n'anën e jugut t'çadrës së shenjtë, përballë tavolinës.

25 I ka ndezë llambat para Jehovës, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

26 Masanej e ka vendosë altarin e artë n'çadrën e takimit, përpara perdes,

27 për me djegë përmi të temjan me erë t'mirë, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

28 Mandej e ka vendosë perden te hyrja e çadrës së shenjtë.

29 E ka vendosë altarin për kurbanet që digjen te hyrja e çadrës së shenjtë, çadrës së takimit, për me i ofru përmi të kurbanet që digjen edhe kurbanet pi drithit, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

30 Mandej e ka vendosë legenin mes çadrës së takimit edhe altarit, edhe e ka mbushë me ujë për me u la.

31 Moisiu, Aaroni edhe djemtë e tij i kanë la aty durt edhe kambët.

32 Sa herë që hyjshin n'çadrën e takimit ose shkojshin te altari, ata laheshin, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.

33 N'fund, e ka ngritë rrethojën përreth oborrit t'çadrës së shenjtë edhe altarit, edhe e ka vendosë perden te hyrja e oborrit.
Qashtu Moisiu e ka kry krejt punën.

34 Atëherë reja ka fillu me e mbulu çadrën e takimit, edhe lavdia e Jehovës e ka mbushë çadrën e shenjtë.

35 Moisiu s'ka mujtë me hy n'çadrën e takimit, se reja ka nejtë përmi të, edhe lavdia e Jehovës e ka mbushë çadrën e shenjtë.

36 Sa herë që reja u ngritke pi çadrës së shenjtë, izraelitët e çojshin kampin edhe niseshin me vazhdu rrugën.

37 Po kur reja s'u ngritke, ata s'vazhdojshin rrugën, deri n'ditën kur reja u ngritke apet.

38 Se gjatë ditës reja e Jehovës rrike përmi çadrën e shenjtë, kurse natën aty u konë zjarr. Krejt populli i Izraelit mujke me e pa këtë gjatë krejt udhëtimit t'tyne.