Libri i dytë i Musës 5

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Moisiu edhe Aroni kanë hy te faraoni edhe i kanë thanë: “Kështu thotë Jehova, Zoti i Izraelit: ‘Lëshoje popullin tem me shku, që me bo nji festë për mu në shkretinë.’”

2 Po faraoni iu përgjigj: “Kush asht Jehova, që unë me ia ngu zanin edhe me e lëshu Izraelin me shku? Unë s’e njoh Jehovën, edhe Izraelin s’kom me e lëshu.”

3 Po ata i thanë: “Zoti i hebrenjve na ka lajmëru. Të lutna, na lejo me shku tri ditë rrugë në shkretinë, për me i bo kurban Jehovës, Zotit tonë. Përndryshe aj ka me na dënu me smundje a me shpatë.”

4 Po mbreti i Egjiptit u tha: “Moisi, Aron, pse po e nalni popullin pi puna? Kthehuni te puna juj!”

5 Faraoni tha edhe: “Kqyrni sa shumë njerëz ka në këtë vend! E ju po doni me ua nalë punën?”

6 Po atë ditë, faraoni u ka dhonë urdhën mbikqyrësve të punës edhe përgjegjësve të tyne:

7 “Mos ju jepni ma kashtë njerëzve për me bo tulla. Le të shkojnë vetë me mbledhë kashtë.

8 Ama kërkojani po të njejtin numër tullash si ma herët. Mos ua zvogloni numrin, se jonë përtaca. Qata po bërtasin: ‘Na dojna me shku, dojna me i bo kurban Zotit tonë!’

9 Jepuni ma shumë punë edhe mbajini të zanë me punë, që mos me i ngu rrenat.”

10 Atëherë mbikqyrësit e punës edhe përgjegjësit e tyne kanë shku te populli edhe u kanë thanë: “Faraoni po ju thotë: ‘Unë s’ju jap ma kashtë.

11 Shkoni e mblidhni vetë kashtë ku të gjeni. Po numrin e tullave që duhet me i dorëzu, s’ka me ju zvoglu kush hiq.’”

12 Atëherë populli u shpërnda nëpër krejt Egjiptin me mbledhë kërcej të mbetun pi korrjes, për me pasë kashtë.

13 Mbikqyrësit e punës vazhdimisht i shtyjshin me punu edhe u thojshin: “Secili pi juve duhet me i bo përditë po aq tulla sa ma herët, kur ju jepshim kashtë!”

14 Përveç kësaj, përgjegjësit izraelitë, që i kishin caktu mbikqyrësit e punës të faraonit, i kanë rrehë. I kanë vetë: “Pse s’e keni bo numrin e caktum të tullave qysh e bojshit ma herët? As dje s’e keni bo, e as sot!”

15 Atëherë përgjegjësit izraelitë kanë shku te faraoni me u anku edhe i kanë thanë: “Pse po sillesh qeshtu me shërbëtorët e tu?

16 Shërbëtorëve tu s’po ju jepet ma kashtë, e prapë po na thojnë: ‘Boni tulla!’ Shërbëtorët e tu po rrehen, po fajin e kanë njerëzit e tu.”

17 Po aj iu përgjigj: “Ju jeni përtaca! Përtaca jeni! Qata po thoni: ‘Dojna me shku, dojna me i bo kurban Jehovës.’

18 Tash shkoni! Kthehuni në punë! Kashtë s’keni me marrë, po prapë duhet me e bo po atë numër tullash.”

19 Atëherë përgjegjësit izraelitë e kanë kuptu që kanë hy në hall të madh, se u ishte dhanë urdhni: “Kurrsesi mos e zvogloni numrin e tullave që duhet me i bo përditë.”

20 Kur kanë dalë pi faraoni, e kanë taku Moisiun edhe Aronin, që po rrishin aty e po i pritshin.

21 Ata u kanë thanë: “Jehova le t’ju shohë edhe le t’ju gjykojë! Ju na keni qitë keq para faraonit edhe shërbëtorëve të tij. Ua keni qitë shpatën në dorë, që me na mbytë.”

22 Masanej Moisiu iu drejtua Jehovës edhe i tha: “Jehova, pse po ia bon qeshtu këtij populli? Pse më ke çu mu?

23 Se pi kur kom hy te faraoni me folë me të në emnin tand, aj po sillet edhe ma keq me popullin, e ti s’e ke çliru hiq popullin tand.”