Libri i dytë i Musës 9

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atëherë Jehova i tha Moisiut: “Shko te faraoni edhe thuji: ‘Kështu thotë Jehova, Zoti i hebrenjve: “Lëshoje popullin tem me shku, që me më shërby.

2 Po nëse s’pranon me e lëshu edhe vazhdon me e majtë,

3 atëherë dora e Jehovës ka me ra përmbi bagëtinë tande që asht në fushë. Kuajt, gomarët, devetë, lopët, delet edhe dhitë kanë me u prekë pi nji smundje shumë e randë, që ka me i mbytë.

4 Po Jehova ka me bo dallim mes bagëtisë së izraelitëve edhe bagëtisë së egjiptianëve. Asnji kafshë që u takon izraelitëve s’ka me dekë.”’”

5 Jehova e ka caktu edhe kohën kur ka me ndodhë kjo. Aj tha: “Nesër Jehova ka me e bo këtë sen në këtë vend.”

6 Edhe të nesërmen Jehova e ka bo qashtu. Shumë bagëti të egjiptianëve kanë dekë, po pi bagëtisë së izraelitëve s’ka dekë asnji kafshë e vetme.

7 Faraoni ka çu njerëz me kqyrë, edhe përnime, te izraelitët s’kish dekë asnji kafshë e vetme! Prapëseprapë, zemra e faraonit ka metë e fortë, edhe aj s’e ka lëshu popullin me shku.

8 Masanej Jehova i tha Moisiut edhe Aronit: “Merrni me të dy duart plot blozë pi nji furrë ku digjet zjarri, edhe Moisiu le ta gjujë blozën në hava para faraonit.

9 Bloza ka me u shpërnda si pluhën i imtë nëpër krejt Egjiptin, edhe ka me shkaktu plagë me qelb te njerëzit edhe te kafshët, gjithkah nëpër vend.”

10 Atëherë ata kanë marrë blozë pi nji furrë edhe kanë dalë para faraonit. Moisiu e ka gjujtë blozën në hava, edhe te njerëzit e te kafshët kanë dalë plagë me qelb.

11 Priftat magjistarë s’kanë mujtë as me dalë para Moisiut, se edhe ata ishin mbulu me plagë, njajt si krejt egjiptianët tjerë.

12 Po Jehova ka leju që zemra e faraonit me u bo e fortë. Aj s’i ka ngu Moisiun edhe Aronin, qysh Jehova ia kishte thanë Moisiut.

13 Masanej Jehova i tha Moisiut: “Çohu nesër herët në mëngjes edhe dil para faraonit. Thuji: ‘Kështu thotë Jehova, Zoti i hebrenjve: “Lëshoje popullin tem me shku, që me më shërby.

14 Se tash unë kom me i çu krejt goditjet e mia kundër teje, kundër shërbëtorëve tu edhe kundër popullit tand, që ti me e kuptu se në krejt tokën s’ka kërkush si unë.

15 Unë kisha mujt qysh tash me e shtri dorën teme edhe me të goditë ty e popullin tand me nji smundje të randë, që ju kish zhdukë krejt pi faqja e dheut.

16 Po për këtë arsye të kom lanë gjallë: që me ta kallxu fuqinë teme edhe që emni jem me u bo i njohun në krejt tokën.

17 A hala po sillesh me mendjemadhësi ndaj popullit tem edhe s’po e lëshon me shku?

18 Nesër në këtë kohë kom me lëshu nji breshën aq të randë, sa që nji breshën e tillë s’ka ra kurrë në Egjipt, pi se ekziston ky vend.

19 Prandaj, ço njerëz edhe shtini në vend të sigurt krejt bagëtinë tande edhe gjithçka tjetër që e ki përjashta. Krejt njerëzit edhe kafshët që kanë me metë përjashta e s’kanë me u shti mrena, kanë me dekë kur t’ju bjerë breshni përmbi.”’”

20 Ata shërbëtorë të faraonit që i kanë marrë seriozisht fjalët e Jehovës, kanë nxitu me i shti mrena shërbëtorët edhe kafshët e veta.

21 Po ata që s’ua kanë vnu veshin fjalëve të Jehovës, i kanë lanë shërbëtorët edhe kafshët e veta përjashta.

22 Masanej Jehova i tha Moisiut: “Shtrije dorën kah qielli, që me ra breshën në krejt Egjiptin, përmbi njerëzit, kafshët edhe krejt bimët që rriten në këtë vend.”

23 Atëherë Moisiu e ka shtri shkopin e vet kah qielli, edhe Jehova ka bo me gjëmu e me ra breshën. Zjarmi ka ra për tokë, edhe Jehova ka lëshu breshën përmbi Egjiptin.

24 Ka ra breshën, edhe në mes të breshnit ka vetëtu zjarmi. Breshni u konë aq i fortë, sa që kurrë ma herët s’kish ra nji breshën i tillë në krejt historinë e Egjiptit.

25 Breshni ka shkatrru gjithçka që u konë përjashta në krejt Egjiptin. Ka mbytë njerëz edhe kafshë, i ka shkatrru krejt bimët, bile edhe krejt drujt.

26 Veç në tokën e Goshenit, ku jetojshin izraelitët, s’ka ra hiq breshën.

27 Atëherë faraoni i ka thirrë Moisiun edhe Aronin edhe u ka thanë: “Këtë herë kom bo gjynah. Jehova asht i drejtë, e unë edhe populli jem e kemi gabim.

28 Lutjuni Jehovës që me u nalë gjëmimi i Zotit edhe breshni. Masanej kom me ju lëshu me shku, edhe s’keni nevojë me nejtë ma këtu.”

29 Moisiu iu përgjigj: “Sa të dal pi qytetit, kom me i shtri duart e mia para Jehovës. S’ka me gjëmu ma, e as breshën s’ka me ra ma, që ti me e kuptu se toka i takon Jehovës.

30 Po unë e di qysh tash që ti edhe shërbëtorët e tu, as atëherë s’keni me pasë respekt e tutë ndaj Jehovës, Zotit.”

31 Liri edhe elbi jonë shkatrru pi breshnit, se elbi veç i kishte nxjerrë kallinjtë, e liri kishte nisë me lulëzu.

32 Po gruni edhe shpelta s’jonë shkatrru, se ato rriten ma vonë.

33 Masanej Moisiu ka dalë pi faraoni. Ka dalë jashtë qytetit edhe i ka shtri duart para Jehovës. Atëherë gjëmimi edhe breshni jonë nalë, edhe shiu i madh ka pushu.

34 Kur faraoni e ka pa që shiu, gjëmimi edhe breshni jonë nalë, aj ka bo apet gjynah, edhe zemra e tij u bo prapë e fortë. Njajt kanë vepru edhe shërbëtorët e tij.

35 Zemra e faraonit ka metë e fortë, edhe aj s’i ka lëshu izraelitët me shku, qysh Jehova e kishte paralajmëru përmes Moisiut.