Libri i katërt i Musës 10

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Jehovai i tha Musës:

2 “Bani për veti dy bori pi argjendi të rrahun. Përdori ato për me e thirr krejt bashkësinë me u mbledh edhe për me e dhanë shenjën që kampi me u nis.

3 Kur t'u bini të dyja borive, krejt bashkësia duhet me u mbledh te ti, te hyrja e tendës së takimit.

4 Po nëse i bini veç njanës bori, atëherë veç kryetarët, udhëheqësit e mijësheve të Izraelit, duhet me u mbledh te ti.

5 Kur t'i bini borive me nji za të fortë si shenjë për nisje, kampet që jonë në lindje duhet me u nis.

6 Kur t'i bini për herë të dytë me atë za të fortë, e kanë rendin me u nis kampet që jonë në jug. Sa herë që nji grup niset, duhet me u dhanë kjo shenjë me bori.

7 Kur ta thirrni bashkësinë me u mbledh, duhet me ju ra borive, po jo me atë za të fortë që jepet si shenjë për nisje.

8 Borive kanë me ju ra djemtë e Aronit, priftërinjtë. Ky rregull për përdorimin e borive ka me vlejt për ju përgjithmonë, brez mas brezi.

9 Nëse në vendin tuj shkoni në luftë kundër dikujt që ju shtyp edhe ju mundon, atëherë duhet me ju ra borive si shenjë për luftë. Jehovai, Zoti juv, ka me ju kujtu edhe ka me ju shpëtu pi armiqve tuj.

10 Kur keni raste gëzimi, në kohën e festave edhe në fillim të çdo muji, duhet me ju ra borive mbi kurbanet që digjen krejt edhe mbi kurbanet për bashkësi. Zani i borive ka me bo që Zoti juv me ju kujtu. Unë jom Jehovai, Zoti juv.”

11 Ditën e 20-të të mujit të dytë, në vitin e dytë, reja u çu përpjetë pi tenda e shenjtë ku u konë dëshmia.

12 Atëherë izraelitët u nisën simas rendit që ju u konë caktu edhe u largun pi shkretina e Sinait. Masanej reja u nal në shkretinën e Paranit.

13 Kjo u konë hera e parë që ata u nisën qysh e kish urdhnu Jehovai përmes Musës.

14 Të parët u nisën grupi i tri fiseve të kampit të djemve të Judës, të radhitun simas grupeve të veta. Udhëheqës i grupit u konë Nahshoni, djali i Aminadabit.

15 Grupin e fisit të djemve të Isakarit e ka udhëheq Netaneli, djali i Zuarit.

16 E grupin e fisit të djemve të Zebulonit e ka udhëheq Eliabi, djali i Helonit.

17 Masi e kanë çmontu tendën e shenjtë, janë nis djemtë e Gershonit edhe djemtë e Merarit, që e kanë bart tendën e shenjtë.

18 Masanej u nis grupi i tri fiseve të kampit të Rubenit, të radhitun simas grupeve të veta. Grupin e ka udhëheq Elizuri, djali i Shedeurit.

19 Grupin e fisit të djemve të Simeonit e ka udhëheq Shelumieli, djali i Zurishadait.

20 E grupin e fisit të djemve të Gadit e ka udhëheq Eljasafi, djali i Deuelit.

21 Masanej janë nis kehathitët, që i kanë bart senet e vendit të shenjtë. Deri sa ata me mbrri, tenda e shenjtë duhej me u konë e ngritun.

22 Mas tyne u nis grupi i tri fiseve të kampit të djemve të Efraimit, të radhitun simas grupeve të veta. Grupin e ka udhëheq Elishama, djali i Amihudit.

23 Grupin e fisit të djemve të Manaseut e ka udhëheq Gamalieli, djali i Pedazurit.

24 E grupin e fisit të djemve të Benjaminit e ka udhëheq Abidani, djali i Gideonit.

25 Në fund u nis grupi i tri fiseve të kampit të djemve të Danit, të radhitun simas grupeve të veta. Ata kanë ec në fund, mbrapa krejt kampeve tjera. Grupin e ka udhëheq Ahiezeri, djali i Amishadait.

26 Grupin e fisit të djemve të Asherit e ka udhëheq Pagieli, djali i Okranit.

27 E grupin e fisit të djemve të Neftalit e ka udhëheq Ahira, djali i Enanit.

28 Qeky u konë rendi simas të cilit izraelitët janë nis me grupet e veta, sa herë që e kanë lëshu kampin.

29 Masanej Musa i tha Hobabit, djalit të vjehrrit të vet, Reuelit midianit: “Na po shkojmë në atë vend për të cilin Jehovai ka thanë që ka me na e dhanë. Hajde edhe ti me neve, se kemi me u sill mirë me ty, se Jehovai i ka premtu Izraelit sene të mira.”

30 Po aj ia ktheu: “Jo, s'po vij me juve. Unë po kthehna në vendin tem, te familja e farefisi jem.”

31 Atëherë Musa i tha: “Të lutna, mos na le, se ti e din ku mundemi me e ngrit kampin në shkretinë edhe munesh me na pri rrugës.

32 Nëse vjen me neve, na pa tjetër kemi me i nda me ty krejt të mirat që Jehovai ka me na i dhanë.”

33 Atëherë ata janë nis pi mali i Jehovait edhe kanë udhëtu tri ditë. Gjatë atyne tri ditëve, arka e besëlidhjes së Jehovait ka ec përpara tyne, për me ju gjet nji vend ku me pushu.

34 Sa herë që e kanë lëshu kampin, reja e Jehovait u konë përmbi ta gjatë ditës.

35 Sa herë që e kanë marrë arkën e besëlidhjes për me u nis, Musa ka thanë: “Çohu, o Jehova! Le të shpërndahen armiqtë e tu edhe le të ikin para teje krejt ata që të urrejnë!”

36 E kur arka u nalke me pushu, aj ka thanë: “Kthehu prapë, o Jehova, te mijëra e mijëra izraelitët!”