Libri i katërt i Musës 12
1 Miriami edhe Aaroni ja kanë nisë me e kritiku Moisiun për shkak të grus kushite që e ka marrë për grue. Se Moisiu e kishte marrë nji gru kushite.
2 Ata vazhdimisht thojshin: “A veç përmes Moisiut ka folë Jehovai? A s'ka folë edhe përmes neve?” Edhe Jehovai i ka ni.
3 Moisiu u konë njeriu ma i butë, shumë ma i butë se krejt njerëzit tjerë në tokë.
4 Atëherë Jehovai përnjiherë u ka thanë Moisiut, Aaronit edhe Miriamit: “Ju të tre, dilni te tenda e takimit.” Edhe të tre kanë dalë.
5 Masanej Jehovai ka zhdrypë në shtyllën e resë, ka nejtë te hymja e tendës edhe i ka thirrë Aaronin edhe Miriamin. Të dy kanë dalë përpara.
6 Aj u ka thanë: “Ju lutna, më ngoni mirë. Nëse ka nji profet të Jehovait mes juve, unë kam me ia kallxu veten atij përmes nji vegimi edhe kam me folë me të në andërr.
7 Po me shërbtorin tem Moisiun asht ndryshe. Atij ia kom besu krejt shpinë teme.
8 Me të foli drejt e hapun, jo me fjalë të mshefta që duhen me u marrë me mend. Edhe aj e sheh pamjen e Jehovait. Atëherë pse s'ju ka ardhë marre e tutë me e kritiku shërbtorin tem Moisiun?”
9 Atëherë Jehovai u idhnu shumë me ta edhe u largu.
10 Reja përmi tendë u largu, edhe Miriami përnjiherë u mbulu me lebër, e bardhë si bora. Kur Aaroni u kthy kah Miriami, e ka pa që ajo kishte lebër.
11 Menjiherë Aaroni i ka thanë Moisiut: “Të lutna shumë, o zotnia jem! Mos na e llogarit këtë gjynah. Kemi bo nji punë shumë pa mend.
12 Të lutna, mos e le me metë si nji fëmijë që lind i dekun, që del pi barkut të nanës me gjysmën e trupit të kalbun!”
13 Atëherë Moisiu ja ka nisë me iu lutë Jehovait me zo të naltë: “O Zot, të lutna, shnoshe! Të lutna!”
14 Jehovai i ka thanë Moisiut: “Nëse baba i saj ia kish pshty drejt n'ftyrë, a s'kish me i ardhë marre për shtatë ditë? Le të rrinë shtatë ditë jashtë kampit, e ndame pi tjerëve. Masanej muneni me e marrë prapë mrena.”
15 Kështu Miriami ka nejtë shtatë ditë jashtë kampit, e ndame pi tjerëve. Edhe populli s'i ka mbledhë çadrat për me u nisë, derisa e kanë marrë atë prapë mrena.
16 Masanej populli asht nisë pi Hazeroti edhe e ka ngulë kampin në shkretinën e Paranit.