Libri i katërt i Musës 13

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai i tha Musës:

2 “Çoji disa burra me e kqyr mirë vendin e Kanaanit, që unë po ua jap izraelitëve. Pi secili fis i të parëve tuj çojeni nga nji burrë, që asht kryetar i fisit.”

3 Atëherë Musa, me urdhër të Jehovait, i ka çu ata pi shkretina e Paranit. Krejt këta burra jonë konë kryetarë të izraelitëve.

4 Këta jonë emnat e tyne: Shamua, djali i Zakurit, pi fisi i Rubenit;

5 Shafati, djali i Horit, pi fisi i Simeonit;

6 Kalebi, djali i Jefunes, pi fisi i Judës;

7 Jigali, djali i Jozefit, pi fisi i Isakarit;

8 Hoshea, djali i Nunit, pi fisi i Efraimit;

9 Palti, djali i Rafus, pi fisi i Benjaminit;

10 Gadieli, djali i Sodit, pi fisi i Zebulonit;

11 Gadi, djali i Susit, pi fisi i Jozefit, për fisin e Manaseut;

12 Amieli, djali i Gemalit, pi fisi i Danit;

13 Seturi, djali i Mikaelit, pi fisi i Asherit;

14 Nahbi, djali i Vofsit, pi fisi i Neftalit;

15 Geueli, djali i Mahit, pi fisi i Gadit.

16 Këta jonë emnat e burrave që Musa i ka çu me e kqyr mirë vendin. Musa ia ka ndrru emnin Hosheas, djalit të Nunit, edhe e ka qujt Josua.

17 Kur Musa i ka çu me e kqyr vendin e Kanaanit, ju ka thanë: “Shkoni atje në Negeb, e masanej hypni në vendin malor.

18 Kqyrne mirë qfarë vendi asht. Shihni a jonë të fortë a të dobët njerëzit që jetojnë aty, a jonë pak a shumë,

19 a asht vendi i mirë a i keq, edhe a jonë qytetet ku jetojnë ata pa mure mbrojtëse a me mure të forta.

20 Kqyrne a asht toka pjellore a jo, edhe a ka druj aty a s'ka. Bani zemër edhe bini me veti pak pi pemëve të atij vendi.” Qat kohë veç kishin nis me u pjek kokrrat e para të rrushit.

21 Atëherë ata kanë hyp atje edhe e kanë kqyr mirë vendin, pi shkretina e Zinit e deri në Rehob, që asht ngat Lebo-Hamathit.

22 Kanë kalu nëpër Negeb edhe kanë mbrri në Hebron, ku jetojshin enakitët Ahimani, Sheshai edhe Talmai. Hebroni u konë ndërtu shtatë vjet ma herët se Zoani në Egjipt.

23 Kur kanë mbrri në luginën e Eshkolit, e kanë pre nji degë hardhie me nji vile rrushi, që u desht dy burra me e bart në nji shkop. Kanë marrë edhe disa shega e fiq.

24 Për shkak të vilës së rrushit që izraelitët e kanë pre aty, asaj lugine ia kanë lanë emnin Eshkol.

25 Mas 40 ditëve, ata jonë kthy pi kqyrja e vendit.

26 Jonë kthy te Musa, te Aroni edhe te krejt bashkësia e izraelitëve në Kadesh, në shkretinën e Paranit. Aty i kanë kallxu krejt bashkësisë qka kanë pa, edhe ua kanë tregu pemët që i kanë pru pi ai vend.

27 Ata i kanë thanë Musës: “Na kemi shku në atë vend ku na ke çu. Aty përnime rrjedh qumësht e mjaltë, edhe qe ku i ke pemët e atij vendi.

28 Po populli që jeton aty asht i fortë, edhe qytetet me mure mbrojtëse jonë shumë të mdhaja. Përveç kësaj, aty i kemi pa edhe enakitët.

29 Në Negeb jetojnë amalekitët, në vendin malor jetojnë hetitët, jebusitët edhe amoritët, kurse ngat detit edhe përgjatë Jordanit jetojnë kanaanitët.”

30 Atëherë Kalebi ka tentu me e qetësu popullin që u konë para Musës, edhe ka thanë: “Hajde të hypim menjëherë atje. Qat vend gati veç e kemi në dorë. Na pa tjetër kemi me e marrë.”

31 Po burrat që kishin shku bashkë me të, i kanë dalë kundër edhe kanë thanë: “Na s'mujmë me shku me luftu kundër atij populli. Ata jonë ma të fortë se na.”

32 Edhe kanë vazhdu me ju fol keq izraelitëve për vendin që e kishin kqyr, tu ju thanë: “Vendi nëpër të cilin kemi kalu me e kqyr, asht nji vend që i han banorët e vet. Edhe krejt njerëzit që i kemi pa aty jonë jashtëzakonisht të mdhaj.

33 Aty i kemi pa edhe nefilimët, djemtë e Enakut, që jonë pasardhës të nefilimëve. Kur e kemi krahasu veten me ta, na u ka dokë vetja si karkaleca bari, edhe atyne qashtu ju kemi dokë.”