Libri i katërt i Musës 16

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Korahu, djali i Jizharit, që u konë djali i Kehathit, djalit të Levit, u bashku me Dathanin edhe Abiramin, djemtë e Eliabit, edhe me Onin, djalin e Peletit, pi pasardhësit e Rubenit.

2 Ata, bashkë me 250 burra të njohun të Izraelit, që jonë konë kryetarë të bashkësisë edhe burra të zgjedhun pi populli, u çunë kundër Musës.

3 U bashkun kundër Musës edhe Aronit e ju thanë: “Na u ka bo boll me juve! Krejt bashkësia asht e shenjtë, secili pi tyne, edhe Jehovai asht në mesin e tyne. Pse po e ngritni veten përmbi bashkësinë e Jehovait?”

4 Kur Musa e ka ni këtë, menjëherë u lëshu me ftyrë për tokë.

5 Masanej i tha Korahut edhe krejt atyne që e përkrahshin: “Nesër në mëngjes Jehovai ka me kallxu kush i takon atij, kush asht i shenjtë edhe kush guxon me iu afru. Veç atë që e zgjedh aj ka me e lanë me iu afru.

6 Bane këtë sen: Korah, ti edhe krejt ata që jonë me ty, merrni enët për zjarr,

7 edhe nesër qitni zjarr në to e përmbi zjarr qitni temjan para Jehovait. Burri që e zgjedh Jehovai, aj asht i shenjti. Ju djemtë e Levit e keni tepru!”

8 Musa i tha prapë Korahut: “Ngomni pak, ju djemtë e Levit.

9 A po ju doket pak që Zoti i Izraelit ju ka nda pi bashkësia e Izraelit, ju ka leju me iu afru atij edhe me e kry shërbimin te tenda e shenjtë e Jehovait, edhe me nejt para bashkësisë për me i shërby asaj?

10 Aj të ka leju ty edhe krejt vllaznitë e tu, djemtë e Levit, me iu afru atij. E tash a po doni me e marrë edhe detyrën e priftit?

11 Me këtë sen, ti edhe krejt ata që jonë mbledh me ty, po i dilni kundër Jehovait. E sa për Aronin, kush asht aj që ju po ankoheni kundër tij?”

12 Ma vonë Musa ka dasht me i thirr Dathanin edhe Abiramin, djemtë e Eliabit, po ata kanë thanë: “Na s'vijmë!

13 A s'të ka mjaftu që na ke nxjerrë pi nji vend ku rrjedh qumësht e mjaltë, veç me na lanë me dekë në shkretinë? E tash a po don me u bo edhe sundues i plotë përmbi neve?

14 Sa po shihet, ti s'na ke çu në nji vend ku rrjedh qumësht e mjaltë, e as s'na ke dhanë ara a vneshta si trashëgimi. A po don me jau nxjerrë sytë këtyne burrave? Na s'vijmë!”

15 Atëherë Musa u nervozu shumë edhe i tha Jehovait: “Mos e prano kurbanin e tyne të drithit. Unë s'ia kom marrë as nji magar asnjanit pi tyne, e as s'i kom bo keq kurrkujt pi tyne.”

16 Masanej Musa i tha Korahut: “Nesër dilni para Jehovait, ti edhe krejt ata që të përkrahin, edhe Aroni bashkë me juve.

17 Secili le ta marrë enën e vet për zjarr, le të qesë temjan në të edhe le ta sjellë para Jehovait. Krejt bashkë 250 enë për zjarr. Edhe ti me Aronin merreni secili enën e vet.”

18 Kështu secili e ka marrë enën e vet për zjarr, ka qit zjarr edhe temjan në të, edhe jonë dalë bashkë me Musën edhe Aronin te hyrja e tendës së takimit.

19 Kur Korahu i ka mbledh krejt ata që e përkrahshin te hyrja e tendës së takimit, kundër Musës edhe Aronit, lavdia e Jehovait ju ka shfaq krejt bashkësisë.

20 Atëherë Jehovai i tha Musës edhe Aronit:

21 “Ndahuni pi ky grup, që unë me i shkatërru për nji moment.”

22 Po ata u lëshun me ftyrë për tokë edhe thanë: “O Zot, ti që je Zoti i frymës së krejt njerëzve, a ki me u zemëru me krejt bashkësinë për gjynahin e veç nji burri?”

23 Masanej Jehovai i tha Musës:

24 “Fol me bashkësinë edhe thuju: ‘Largohuni pi rrethina e tendave të Korahut, Dathanit edhe Abiramit!’”

25 Atëherë Musa u çu edhe shkoi te Dathani edhe Abirami, bashkë me pleqtë e Izraelit.

26 Aj i tha bashkësisë: “Ju lutna, largohuni pi tendat e këtyne burrave të këqij edhe mos prekni kurgjo që ju takon atyne, që mos me dekë edhe ju për shkak të gjynaheve të tyne.”

27 Menjëherë ata u largun pi rrethina e tendave të Korahut, Dathanit edhe Abiramit. Dathani edhe Abirami dolën jashtë edhe u nalën te hyrja e tendave të veta, bashkë me gratë, djemtë edhe fëmijët e tyne të vegjël.

28 Masanej Musa tha: “Pi kësaj që ka me ndodh, keni me e kuptu që Jehovai më ka çu me i bo krejt këto sene, e që unë s'po i boj pi mendja jem.

29 Nëse këta njerëz vdesin si krejt njerëzit e tjerë, me nji vdekje të zakonshme, edhe ju ndodh e njajta që ju ndodh krejt të tjerëve, atëherë Jehovai s'më ka çu mu.

30 Po nëse Jehovai e bon nji sen të jashtëzakonshëm me ta, e toka hapet edhe i përpin ata bashkë me krejt qka ju takon, edhe ata zhdrypin të gjallë në varr, atëherë keni me e ditë për sigurt që këta burra s'e kanë respektu Jehovain.”

31 Ende pa i kry mirë këto fjalë, toka nën ta u ça.

32 Toka u hap edhe i përpiu ata bashkë me krejt familjet e tyne, me krejt ata që i takojshin Korahut edhe me krejt pasuninë e tyne.

33 Kështu ata edhe krejt ata që ju takojshin zhdrypën të gjallë në varr. Toka u mbyll përmbi ta edhe ata u zhdukën pi mesi i bashkësisë.

34 Kur i kanë ni britmat e tyne, krejt izraelitët që jonë konë përreth kanë ikë, tu thanë: “Po tutna mos po na përpin toka edhe neve!”

35 Masanej Jehovai ka çu zjarr, edhe i ka djeg krejt ata 250 burra që po e ofrojshin temjanin.

36 Atëherë Jehovai i tha Musës:

37 “Thuji Eleazarit, djalit të priftit Aron, me i nxjerrë enët për zjarr pi zjarri, se ato jonë të shenjta. E zjarrin le ta shpërndajë pak ma larg.

38 Enët për zjarr të atyne burrave që e kanë hup jetën për shkak të gjynahit të vet, duhet me i rrah e me i bo pllaka të holla metali, për me e mbulu altarin. Se ato enë jonë pru para Jehovait edhe jonë bo të shenjta. Ato kanë me ju shërby izraelitëve si shenjë paralajmërimi.”

39 Kështu prifti Eleazar i ka marrë enët e bakrit për zjarr, që i kishin përdor burrat që u dogjën, edhe i ka rrah për me e bo mbulesën e altarit,

40 qysh e kish urdhnu Jehovai përmes Musës. Kjo u bo për me ua kujtu izraelitëve që asnji njeri që s'ka të drejtë, e që s'asht pasardhës i Aronit, s'guxon me u afru për me djeg temjan para Jehovait. Kështu askush s'ka me vepru si Korahu edhe ata që e përkrahshin.

41 Menjëherë të nesërmen, krejt bashkësia e izraelitëve ja nisi me u anku kundër Musës edhe Aronit. Ata ju thanë: “Ju të dy e keni vra popullin e Jehovait.”

42 Kur krejt bashkësia u bashku kundër Musës edhe Aronit, ata u kthyen kah tenda e takimit. Atëherë reja e mbuloi tendën edhe u shfaq lavdia e Jehovait.

43 Musa edhe Aroni shkun përpara tendës së takimit,

44 edhe Jehovai i tha Musës:

45 “Largohuni pi kjo bashkësi, se unë kom me i shfaros për nji moment.” Atëherë ata u lëshun me ftyrë për tokë.

46 Masanej Musa i tha Aronit: “Merre enën për zjarr, qit në të zjarr pi altari edhe vno temjan përmbi. Shko shpejt te bashkësia edhe bone shlyerjen e gjynaheve për ta, se Jehovai u zemëru. Fatkeqësia veç ka nis!”

47 Aroni e ka marrë menjëherë enën për zjarr, qysh i kish thanë Musa, edhe ka vrapu në mesin e bashkësisë. Edhe përnime, fatkeqësia veç kish nis me e godit popullin. Aj e ka qit temjanin në enë edhe ja ka nis me bo shlyerjen e gjynaheve për popullin.

48 Aj ka nejt në mes të të dekunve edhe të gjallëve, edhe në fund fatkeqësia u nal.

49 Krejt bashkë, pi ajo fatkeqësi kanë dekë 14 700 veta. Këtu s'jonë llogarit ata që kanë dekë për shkak të Korahut.

50 Kur Aroni u kthy te Musa, te hyrja e tendës së takimit, fatkeqësia veç u konë nalë.