Libri i katërt i Musës 18

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Jehovai i ka thanë Aaronit: “Ti, djemtë e tu edhe familja jote e madhe keni me dhanë llogari për çdo shkelje që bohet ndaj vendit të shenjtë. E ti bashkë me djemtë e tu keni me dhanë llogari për çdo shkelje që ka të bojë me detyrën tuaj si priftërinj.

2 Thirri edhe vllaznitë e tu pi fisi i Levit, fisi i babës tand, që me t'u bashku edhe me të shërby ty e djemve të tu para tendës së Dëshmisë.

3 Ata kanë me i kry detyrat që i kanë ndaj teje edhe ndaj krejt tendës. Po s'guxojnë me iu afru sendeve të vendit të shenjtë, as altarit, që mos me dekë, as ata e as ju.

4 Ata kanë me u bashku me ty edhe kanë me i kry krejt detyrat që kanë të bojnë me tendën e takimit edhe me krejt shërbimin e tendës. Asnji njeri që s'e ka lejen s'guxon me ju afru.

5 Ju keni me u kujdesë për krejt detyrat që kanë të bojnë me vendin e shenjtë edhe altarin, që zemrimi mos me i goditë ma izraelitët.

6 Unë vetë i kom marrë vllaznitë tuaj, levitët, pi mesi i izraelitëve edhe jua kom dhanë juve si dhuratë. Ata i jonë kushtu Jehovait, që me u kujdesë për shërbimin te tenda e takimit.

7 Ti edhe djemtë e tu keni me u kujdesë për detyrat e priftërinjve te altari edhe mbrapa perdes. Këtë shërbim keni me e kry ju. Detyrën e priftit jua kom dhanë si dhuratë. E çdo njeri që s'e ka lejen e afrohet, ka me u dënu me vdekje.”

8 Jehovai i ka thanë prapë Aaronit: “Unë vetë po ta besoj ty kujdesin për dhuratat që m'i japin. Pi krejt dhuratave të shenjta të izraelitëve, nji pjesë ta kom dhanë ty edhe djemve të tu, që me ju taku përgjithmonë.

9 Pi kurbaneve shumë të shenjta që digjen n'zjarm, juve ka me ju taku kjo: çdo kurban që ma sjellin, qoftë kurban pi drithit, kurban për gjynah a kurban për faj. Krejt këto jonë shumë të shenjta për ty edhe djemtë e tu.

10 Ke me i hangër n'nji vend shumë të shenjtë. Çdo mashkull ka të drejtë me hangër pi tyne. Për ty këto kanë me konë të shenjta.

11 Përveç kësaj, ty kanë me të taku edhe dhuratat që i sjellin si pjesë të caktume, bashkë me krejt kurbanet e izraelitëve që i lëkundin andej-knej para Jehovait. Unë t'i kom dhanë ty, djemve të tu edhe çikave të tua, që me ju taku përgjithmonë. Secili n'shpinë tande që asht i pastër, munet me hangër pi tyne.

12 Krejt pjesën ma të mirë të vajit, të venës së re edhe të drithit, domethanë frytin e parë që ia sjellin Jehovait, po jua jap juve.

13 Frytat e para që piqen pi krejt prodhimeve të tokës së tyne, që ia sjellin Jehovait, kanë me të taku ty. Secili n'shpinë tande që asht i pastër, munet me hangër pi tyne.

14 Krejt qka i kushtohet Zotit në Izrael ka me të taku ty.

15 Çdo i parëlindun pi krejt gjallesave që ia sjellin Jehovait, qoftë njeri a kafshë, ka me të taku ty. Po të parëlindunit e njerëzve patjetër ke me i shpengu me pagesë, edhe po ashtu të parëlindunit e kafshëve të papastra.

16 Kur t'i mbushin nji muj, ke me i shpengu me pagesë. Çmimi i shpengimit ka me konë pesë sikla argjendi, simas vlerës së caktume të siklit të vendit të shenjtë. Nji sikël i ka 20 gera.

17 Veç demin e parëlindun, qingjin mashkull të parëlindun edhe cjapin e parëlindun s'ke me i shpengu. Ata jonë të shenjtë. Gjakun e tyne ke me e stërpikë përmi altar, e dhjamin e tyne ke me e djegë n'altar që me u çu tymi, si kurban që digjet n'zjarm edhe ka erë të mirë për Jehovain.

18 Mishi i tyne ka me të taku ty. Ka me të taku njajt si gjoksi i kurbanit që lëkundet andej-knej para Jehovait edhe kofsha e djathtë.

19 Krejt dhuratat e shenjta që izraelitët ia japin Jehovait, unë t'i kom dhanë ty. Ato kanë me ju taku përgjithmonë ty, djemve të tu edhe çikave të tua. Kjo asht nji besëlidhje e përhershme e krypës mes Jehovait, teje edhe pasardhësve tu.”

20 Jehovai i ka thanë prapë Aaronit: “Ti s'ke me marrë tokë si trashëgimi n'vendin e tyne, as s'ka me të taku naj pjesë e tokës. Unë jom pjesa jote edhe trashëgimia jote mes izraelitëve.

21 Po djemve të Levit ua kom dhanë si trashëgimi nji të dhjetën e krejt asaj që ka në Izrael, për shërbimin që e bojnë te tenda e takimit.

22 Izraelitët s'guxojnë me iu afru ma tendës së takimit, se qashtu bojnë gjynah edhe kanë me dekë.

23 Veç levitët kanë me e kry shërbimin te tenda e takimit, edhe ata kanë me dhanë llogari për shkeljet e veta. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë, brez mas brezi: levitët s'kanë me marrë trashëgimi mes izraelitëve.

24 Se unë ua kom dhanë levitëve si trashëgimi të dhjetën që izraelitët ia sjellin Jehovait si dhuratë. Për qata kom thanë: ‘Ata s'kanë me marrë trashëgimi mes izraelitëve.’”

25 Masanej Jehovai i ka thanë Moisiut:

26 “Thuaju levitëve: ‘Ju keni me e marrë pi izraelitëve të dhjetën që unë jua kom dhanë si trashëgimi. E pi asaj të dhjete, edhe ju keni me ia dhanë Jehovait nji të dhjetën si dhuratë.

27 Kjo ka me ju llogaritë si dhurata juaj, njajt sikur me konë drithi pi lama ku shihet drithi, ose krejt prodhimi pi vendi ku shtrydhet rrushi a ku nxirret vaji.

28 Qashtu edhe ju keni me i dhanë Jehovait nji dhuratë pi krejt të dhjetave që i merrni pi izraelitëve. E pjesën që i takon Jehovait keni me ia dhanë priftit Aaron.

29 Pi krejt dhuratave që i merrni, keni me ia dhanë Jehovait dhuratat e ndryshme si diçka të shenjtë. E për këto dhurata keni me zgjedhë pjesën ma të mirë.’

30 Thuaju edhe këtë: ‘Kur ta jepni pjesën ma të mirë si dhuratë, kjo ka me ju llogaritë sikur me konë prodhimi juaj, i levitëve, pi lama ku shihet drithi edhe pi vendi ku shtrydhet rrushi a ku nxirret vaji.

31 Ju edhe familjet tuaja muni me e hangër n'çdo vend, se kjo asht pagesa juaj për shërbimin që e boni te tenda e takimit.

32 Përderisa e jepni pjesën ma të mirë si dhuratë, s'keni me pasë faj për këtë punë. Po dhuratat e shenjta të izraelitëve s'guxoni me i përdhosë, përndryshe keni me dekë.’”