Libri i katërt i Musës 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai i ka thanë Moisiut edhe Aaronit:

2 “Izraelitët kanë me i ngulë çadrat n'vendin që u asht caktu për grupin e tyne me tri fise, secili te flamuri i familjes së vet të madhe. Kanë me i ngulë çadrat rreth e rrotull tendës së takimit, me e pasë atë përballë.

3 N'anën e lindjes, kah lind dielli, grupi me tri fise i kampit t'Judës ka me i ngulë çadrat, t'rradhitun sipas grupeve të veta. Prijësi i bijve t'Judës asht Nahshoni, djali i Aminadabit.

4 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 74 600 veta.

5 Ngat tyne ka me i ngulë çadrat fisi i Isakarit. Prijësi i bijve t'Isakarit asht Netaneli, djali i Zuarit.

6 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 54 400 veta.

7 Mas tyne vjen fisi i Zebulonit. Prijësi i bijve t'Zebulonit asht Eliabi, djali i Helonit.

8 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 57 400 veta.

9 Gjithsej, n'ushtritë e kampit t'Judës jonë t'regjistrum 186 400 veta. Ata kanë me u nisë të parët.

10 Grupi me tri fise i kampit t'Rubenit ka me u vendosë n'jug, i radhitun sipas grupeve të veta. Prijësi i bijve t'Rubenit asht Elizuri, djali i Shedeurit.

11 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 46 500 veta.

12 Ngat tyne ka me i ngulë çadrat fisi i Simeonit. Prijësi i bijve t'Simeonit asht Shelumieli, djali i Zurishadait.

13 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 59 300 veta.

14 Mas tyne vjen fisi i Gadit. Prijësi i bijve t'Gadit asht Eliasafi, djali i Reuelit.

15 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 45 650 veta.

16 Gjithsej, n'ushtritë e kampit t'Rubenit jonë t'regjistrum 151 450 veta. Ata kanë me u nisë të dytët.

17 Kur tenda e takimit ka me u bartë n'vend tjetër, kampi i levitëve ka me konë n'mes të kampeve tjera.
Edhe gjatë rrugës kanë me e majtë të njejtin rend si kur i ngulin çadrat, secili n'vendin e vet, sipas grupeve me tri fise.

18 Grupi me tri fise i kampit t'Efraimit ka me u vendosë n'perëndim, i radhitun sipas grupeve të veta. Prijësi i bijve t'Efraimit asht Elishama, djali i Amihudit.

19 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 40 500 veta.

20 Ngat tyne ka me i ngulë çadrat fisi i Manaseut. Prijësi i bijve t'Manaseut asht Gamalieli, djali i Pedazurit.

21 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 32 200 veta.

22 Mas tyne vjen fisi i Benjaminit. Prijësi i bijve t'Benjaminit asht Abidani, djali i Gideonit.

23 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 35 400 veta.

24 Gjithsej, n'ushtritë e kampit t'Efraimit jonë t'regjistrum 108 100 veta. Ata kanë me u nisë të tretët.

25 Grupi me tri fise i kampit t'Danit ka me u vendosë n'veri, i radhitun sipas grupeve të veta. Prijësi i bijve t'Danit asht Ahiezeri, djali i Amishadait.

26 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 62 700 veta.

27 Ngat tyne ka me i ngulë çadrat fisi i Asherit. Prijësi i bijve t'Asherit asht Pagieli, djali i Okranit.

28 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 41 500 veta.

29 Mas tyne vjen fisi i Neftalit. Prijësi i bijve t'Neftalit asht Ahira, djali i Enanit.

30 N'ushtrinë e tij jonë t'regjistrum 53 400 veta.

31 Gjithsej, n'kampin e Danit jonë t'regjistrum 157 600 veta. Ata kanë me u nisë të fundit prej grupeve me tri fise.”

32 Këta jonë izraelitët që u regjistrun sipas familjeve të tyne të mëdha. Gjithsej, nëpër kampe jonë regjistru 603 550 veta për ushtri.

33 Po levitët s'jonë regjistru bashkë me izraelitët tjerë, tamam qysh Jehovai e ka urdhnu Moisiun.

34 Izraelitët e kanë bo krejt qka Jehovai i ka thanë Moisiut. Qashtu i kanë ngulë çadrat sipas grupeve me tri fise, edhe qashtu i kanë mbledhë çadrat kur jonë nisë, secili me familjen e vet, sipas familjeve të mëdha.