Libri i katërt i Musës 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Bileami i ka thanë Balakut: “Ndërto shtatë altarë këtu edhe baji gati për mu shtatë dema edhe shtatë desh.”

2 Balaku e ka bo menjëherë qka i ka kërku Bileami, edhe të dy kanë ofru nga nji dem edhe nga nji dash në secilin altar.

3 Masanej Bileami i ka thanë Balakut: “Rri këtu te kurbani yt që digjet krejt. Unë po shkoj pak ma larg. Ndoshta Jehovai ka me folë me mu. Qkado që më kallxon, unë kom me ta thanë.” Atëherë aj ka shku në nji kodër të zhveshun.

4 Kur Zoti ka folë me Bileamin, Bileami i ka thanë: “I kom ndërtu shtatë altarë rresht, edhe në secilin altar e kom ofru nga nji dem edhe nga nji dash.”

5 Jehovai ia ka vnu Bileamit në gojë nji mesazh edhe i ka thanë: “Kthehu te Balaku edhe thuja këto fjalë.”

6 Atëherë Bileami u kthy edhe e ka pa Balakun tu nejtë ngat kurbanit të vet që digjej krejt, bashkë me krejt krerët e Moabit.

7 Masanej Bileami i ka thanë këto
fjalë: “Balaku, mbreti i Moabit, më
ka pru pi Arami, pi maleve të
lindjes. ‘Hajde, mallkoje Jakobin për mu.
Po, hajde edhe lajmëroja dënimin Izraelit.’

8 Po qysh muj unë me i mallku ata që Zoti s’i ka mallku?
Qysh muj me ua lajmëru dënimin atyne që Jehovai s’ua ka lajmëru dënimin?

9 Pi majës së shkambinjve po i shoh, edhe
pi kodrave po i dalloj. Si nji popull,
ata e kanë ngritë kampin veç për
veti. Ata s’e llogarisin veten mes popujve tjerë.

10 Kush munet me i numru grimcat e pluhnit të Jakobit?
Kush munet me e numru bile nji të katërtën e
Izraelit? Kisha pasë qef me dekë si njerëzit e
drejtë, edhe fundi jem me konë si fundi i tyne.”

11 Atëherë Balaku i ka thanë Bileamit: “Qka po ma bon kështu? Unë të kom thirrë me mi mallku armiqtë e mi, e ti veç po i bekon!”

12 Bileami i ka thanë: “A s’duhet unë me e thanë atë qka Jehovai ma vnon në gojë?”

13 Balaku i ka thanë: “Të lutna, hajde me mu në nji vend tjetër, pi ku munesh me i pa. Prej atje ki me e pa veç nji pjesë të tyne, jo krejt. Mallkoji pi atij vendi për mu.”

14 Atëherë Balaku e ka marrë me veti në fushën Zofim, në maje të Pisgës. Aty i ka ndërtu shtatë altarë edhe në secilin altar e ka ofru nga nji dem edhe nga nji dash.

15 Bileami i ka thanë Balakut: “Rri këtu te kurbani yt që digjet krejt, sa unë të shkoj anej me folë me Zotin.”

16 Jehovai ka folë me Bileamin edhe ia ka vnu në gojë nji mesazh. I ka thanë: “Kthehu te Balaku edhe thuja këto fjalë.”

17 Atëherë Bileami u kthy te Balaku edhe e ka pa tu e pritë ngat kurbanit të vet që digjej krejt, bashkë me krerët e Moabit. Balaku e ka vetë: “Qka ka thanë Jehovai?”

18 Atëherë Bileami i ka thanë këto fjalë:
“Çohu, Balak, edhe ngomë!
Më ngo, ti djali i Ziporit.

19 Zoti s’asht njeri që me rrejtë, as
djalë njeriu që me ndrru mendjen. Kur aj
e thotë nji sen, a s’e bon?
Kur aj premton diçka, a s’e kryn?

20 Më kanë thirrë për me beku.
Aj i ka beku, e unë s’muj me e kthy mbrapsht.

21 Aj s’lejon me u përdorë magji kundër
Jakobit, as s’lejon me i bo dam Izraelit.
Jehovai, Zoti i tyne, asht me ta.
Ata e brohorisin si mbret mes tyne.

22 Zoti po i nxjerr ata pi Egjiptit.
Për ta aj asht si brinat e nji demi të egër.

23 S’ka shenja të këqija për Jakobin, as
fall që munet me u përdorë kundër Izraelit.
Tash për Jakobin edhe Izraelin munet me
u thanë: ‘Kqyrni qka ka bo Zoti!’

24 Qe, ky asht nji popull që ka me u
çu si luan, edhe ka me u ngritë si
luani. S’ka me u shtri pa e hangër
prenë, edhe pa e pi gjakun e të vramëve.”

25 Masanej Balaku i ka thanë Bileamit: “Nëse s’munesh me i mallku, atëherë as mos i beko!”

26 Bileami i ka thanë Balakut: “A s’të kom thanë: ‘Unë kom me bo krejt qka thotë Jehovai’?”

27 Balaku i ka thanë Bileamit: “Të lutna, hajde. Kom me të çu edhe në nji vend tjetër. Ndoshta Zotit të vërtetë i duket mirë që ti me i mallku ata për mu pi atij vendi.”

28 Atëherë Balaku e ka marrë Bileamin edhe e ka çu në maje të Peorit, që shikon kah Jeshimoni.

29 Bileami i ka thanë Balakut: “Ndërto shtatë altarë këtu edhe baji gati për mu shtatë dema edhe shtatë desh.”

30 Balaku e ka bo qka i ka kërku Bileami, edhe në secilin altar e ka ofru nga nji dem edhe nga nji dash.