Libri i katërt i Musës 25

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur Izraeli e ka pas kampin në Shitim, populli ja nisi me bo sene të pamoralshme seksuale me gratë moabite.

2 Këto gra e kanë thirr popullin me marrë pjesë në kurbanet për zotat e tyne. Atëherë populli ja nisi me hangër pi ato kurbane edhe me u përkul para zotave të tyne.

3 Kështu Izraeli ju bashku adhurimit të Baalit të Peorit, edhe Jehovai u zemëru shumë me Izraelin.

4 Jehovai i tha Musës: “Merri krejt udhëheqësit e këtyne njerëzve edhe vari në mes të ditës para Jehovait, që zemërimi i madh i Jehovait me u largu pi Izraeli.”

5 Masanej Musa ju tha gjykatësve të Izraelit: “Secili pi juve duhet me i vra ata burra që i ka nën veti, e që kanë marrë pjesë në adhurimin e Baalit të Peorit.”

6 Atëherë papritmas nji izraelit erdhi edhe e pruni nji grue midianite afër vllaznive të vet, mu para syve të Musës edhe krejt bashkësisë së izraelitëve, që po kajshin te hyrja e tendës së takimit.

7 Kur Pinehasi, djali i Eleazarit, që u konë djali i priftit Aron, e ka pa këtë, menjëherë u çu pi mesi i bashkësisë edhe e mori nji heshtë në dorë.

8 Masanej e ka ndjek atë izraelitin mrena në tendë edhe i ka shpu të dy me heshtë, burrin izraelit edhe grun nëpër organin e saj seksual. Atëherë fatkeqësia që po i goditke izraelitët u nal.

9 Pi ajo fatkeqësi kanë dekë 24 000 veta.

10 Masanej Jehovai i tha Musës:

11 “Pinehasi, djali i Eleazarit, që u konë djali i priftit Aron, e ka largu zemërimin tem pi izraelitët, se aj s'e ka duru aspak pabesninë e tyne ndaj meje. Për qata unë s'i kom shfaros izraelitët, se kërkoj që ata me m'u kushtu veç mu.

12 Prandaj thuji që unë po e lidhi besëlidhjen teme të paqes me të.

13 Kjo besëlidhje ka me nënkuptu që aj edhe pasardhësit e tij kanë me e pas detyrën e priftit përgjithmonë, se aj s'e ka duru pabesninë ndaj Zotit të vet edhe ka bo shlyerjen e gjynaheve për izraelitët.”

14 Izraeliti që u vra bashkë me grun midianite e ka pas emnin Simri. Aj u konë djali i Salut, kryetar i nji familjeje të madhe të simeonitëve.

15 Gruja midianite që u vra e ka pas emnin Kosbi. Ajo u konë vajza e Zurit, që u konë udhëheqës i grupeve familjare të nji familjeje të madhe midianite.

16 Masanej Jehovai i tha Musës:

17 “Sulmoni midianitët edhe vritni.

18 Se ata kanë vepru me dredhi kundër juve në atë punën me Peorin edhe me motrën e tyne Kosbin, vajzën e nji kryetari midianit, që u vra në kohën e fatkeqësisë për shkak të Peorit.”