Libri i katërt i Musës 28
1 Masanej Jehovai i ka thanë Moisiut:
2 “Jepju izraelitëve këtë urdhën: ‘Keni kujdes që me ma pru kurbanin tem, bukën teme. Kurbanet që digjen n'zjarm edhe kanë erë të mirë për mu, keni me i dhanë në kohët e caktume për to.’
3 Thuaju edhe këtë: ‘Çdo ditë keni me ia dhanë Jehovait si kurban që digjet n'zjarm dy qingja meshkuj, nji vjeç, pa asnji të metë. Ky asht kurbani i rregullt që digjet krejt.
4 Njanin qingj mashkull ke me e dhanë si kurban n'sabah, e tjetrin kah mramja kur nis me u errësu.
5 Bashkë me të keni me dhanë si kurban pi drithit nji të dhjetën e nji efe miell të imët, të përzimë me nji të katërtën e nji hini vaj pi ullinjtë e shtypun.
6 Ky asht kurbani i rregullt që digjet krejt, që u caktu te mali Sinai, për me pasë erë të mirë. Ky asht nji kurban që digjet n'zjarm për Jehovain.
7 Bashkë me të keni me dhanë edhe kurbanin që derdhet, nji të katërtën e nji hini për secilin qingj mashkull. Derdhe pijen alkoolike n'vendin e shenjtë si kurban për Jehovain.
8 Qingjin tjetër mashkull ke me e dhanë si kurban kah mramja kur nis me u errësu, bashkë me të njejtin kurban pi drithit si n'sabah edhe me të njejtin kurban që derdhet. Ky asht nji kurban që digjet n'zjarm edhe ka erë të mirë për Jehovain.
9 Po ditën e sabatit keni me dhanë si kurban dy qingja meshkuj, nji vjeç, pa asnji të metë, edhe dy të dhjetat e nji efe miell të imët, të përzimë me vaj, si kurban pi drithit, bashkë me kurbanin që derdhet.
10 Ky asht kurbani që digjet krejt për ditën e sabatit, përveç kurbanit të rregullt që digjet krejt edhe kurbanit që derdhet bashkë me të.
11 Në fillim të çdo muji keni me ia dhanë Jehovait si kurban që digjet krejt dy dema të ri, nji dash edhe shtatë qingja meshkuj, nji vjeç, pa asnji të metë.
12 Bashkë me secilin dem keni me dhanë tri të dhjetat e nji efe miell të imët, të përzimë me vaj, si kurban pi drithit. E për dashin keni me dhanë dy të dhjetat e nji efe miell të imët, të përzimë me vaj, si kurban pi drithit.
13 Për secilin qingj mashkull keni me dhanë nji të dhjetën e nji efe miell të imët, të përzimë me vaj, si kurban pi drithit. Ky asht nji kurban që digjet krejt edhe ka erë të mirë, nji kurban që digjet n'zjarm për Jehovain.
14 Si kurban që derdhet, për nji dem keni me dhanë gjysmë hini venë, për dashin nji të tretën e nji hini, e për nji qingj mashkull nji të katërtën e nji hini. Ky asht kurbani mujor që digjet krejt, për secilin muj të vitit.
15 Përveç kurbanit të rregullt që digjet krejt edhe kurbanit që derdhet bashkë me të, keni me ia dhanë Jehovait edhe nji cjap të ri si kurban për gjynah.
16 Ditën e 14-të të mujit të parë ka me konë Pashka e Jehovait.
17 E ditën e 15-të të këtij muji ka me u mbajtë nji festë. Për shtatë ditë ka me u hangër bukë pa tharm.
18 Ditën e parë keni me pasë nji mbledhje të shenjtë. S'guxoni me bo punë të randa.
19 Keni me ia dhanë Jehovait si kurban që digjet krejt dy dema të ri, nji dash edhe shtatë qingja meshkuj, nji vjeç. Krejt kafshët duhet me konë pa asnji të metë.
20 Bashkë me to keni me dhanë edhe kurbanet pi drithit, me miell të imët të përzimë me vaj. Për secilin dem keni me dhanë tri të dhjetat e nji efe, e për dashin dy të dhjetat e nji efe.
21 Për secilin pi shtatë qingjave meshkuj keni me dhanë nji të dhjetën e nji efe.
22 Përveç kësaj, keni me dhanë edhe nji cjap si kurban për gjynah, që me ju u shly gjynahet.
23 Krejt këto keni me i dhanë përveç kurbanit që digjet krejt n'sabah, që asht pjesë e kurbaneve të rregullta.
24 Për shtatë ditë rresht, çdo ditë keni me i dhanë këto kurbane n' të njejtën mënyrë, si ushqim, si kurban që digjet n'zjarm edhe ka erë të mirë për Jehovain. Keni me i dhanë bashkë me kurbanin e rregullt që digjet krejt edhe me kurbanin që derdhet bashkë me të.
25 Ditën e shtatë keni me mbajtë nji mbledhje të shenjtë. S'guxoni me bo punë të randa.
26 Në ditën e frytave të para të pjekuna, gjatë festës suaj të Javëve, kur ia çoni Jehovait prapë nji kurban pi drithit, keni me mbajtë nji mbledhje të shenjtë. S'guxoni me bo punë të randa.
27 Keni me ia dhanë Jehovait si kurban që digjet krejt edhe ka erë të mirë dy dema të ri, nji dash edhe shtatë qingja meshkuj, nji vjeç.
28 Bashkë me to keni me dhanë edhe kurbanin pi drithit, me miell të imët të përzimë me vaj. Për secilin dem keni me dhanë tri të dhjetat e nji efe, e për dashin dy të dhjetat e nji efe.
29 Për secilin pi shtatë qingjave meshkuj keni me dhanë nji të dhjetën e nji efe.
30 Bashkë me këto keni me dhanë edhe nji cjap të ri, që me ju u shly gjynahet.
31 Krejt këto keni me i dhanë përveç kurbanit të rregullt që digjet krejt edhe kurbanit pi drithit që jepet bashkë me të, si edhe kurbaneve që derdhen. Kafshët duhet me konë pa asnji të metë.