Libri i katërt i Musës 34

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

2 “Jepju izraelitëve këto udhëzime: ‘Kur të hini në tokën e Kanaanit, në atë tokë që ka me ju ra hise si trashëgimi, kufijtë kanë me kon kështu:

3 Kufini juaj kah jugu ka me shku pi shkretinës së Zinit, përgjatë Edomit. Kufini ka me nis në lindje, në fund të Detit të Kriptë.

4 Masanej ka me ndrru drejtim e ka me kalu në jug të të përpjetës së Akrabimit. Ka me vazhdu kah Zini edhe ka me mbaru në jug të Kadesh-Barneas. Prej aty ka me shku nëpër Hazar-Adar deri në Azmon.

5 Te Azmoni, kufini ka me ndrru drejtim kah përroi i Egjiptit edhe ka me mbaru te deti.

6 Kufini juaj kah perëndimi ka me kon Deti i Madh edhe bregu i tij. Ky ka me kon kufini juaj kah perëndimi.

7 Kufini juaj kah veriu ka me shku kështu: Caktojeni kufinin pi Detit të Madh deri te mali Hor.

8 Pi malit Hor vazhdojeni kufinin deri në Lebo-Hamath. Fundi i kufinit ka me kon te Zedadi.

9 Masanej kufini ka me vazhdu deri në Sifron edhe ka me mbaru te Hazar-Enani. Ky ka me kon kufini juaj kah veriu.

10 Masanej caktojeni kufinin kah lindja pi Hazar-Enani deri në Shefam.

11 Kufini ka me shku pi Shefamit deri në Ribla, në lindje të Ajinit. Masanej ka me zhdryp edhe ka me kalu përgjatë shpatit lindor të liqenit të Kineretit.

12 Kufini ka me vazhdu deri te Jordani edhe ka me mbaru në Detin e Kriptë. Kjo ka me kon toka juaj, me krejt kufijtë përreth saj.’”

13 Masanej Moisiu i ka udhëzu izraelitët: “Kjo asht toka që keni me e nda mes veti me short, për me e pasë si pronë. Kjo tokë ka me iu dhanë nantë fiseve e gjysë, qysh e ka urdhnu Jehovai.

14 Se fisi i Rubenit me familjet e veta të mëdhaja, fisi i Gadit me familjet e veta të mëdhaja, edhe gjysma e fisit të Manaseut veç e kanë marrë trashëgiminë e tyne.

15 Këto dy fise e gjysë veç e kanë marrë trashëgiminë e tyne në anën lindore të Jordanit, afër Jerikos, kah lind dielli.”

16 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

17 “Këta janë emnat e burrave që kanë me jua nda tokën për me e pasë si pronë: Eleazari, prifti, edhe Jozueu, djali i Nunit.

18 Merrni pi secilit fis nga nji prijës, që me ndihmu me e nda tokën si trashëgimi për ju.

19 Qe emnat e burrave: Kalebi, djali i Jefuneut, pi fisit të Judës;

20 Shemueli, djali i Amihudit, pi fisit të bijve të Simeonit;

21 Elidadi, djali i Kislonit, pi fisit të Beniaminit;

22 Buki, djali i Joglit, nji prijës pi fisit të bijve të Danit;

23 pi bijve të Jozefit: Hanieli, djali i Efodit, nji prijës pi fisit të bijve të Manaseut,

24 edhe Kemueli, djali i Shiftanit, nji prijës pi fisit të bijve të Efraimit;

25 Elizafani, djali i Parnakut, nji prijës pi fisit të bijve të Zabulonit;

26 Paltieli, djali i Azanit, nji prijës pi fisit të bijve të Isakarit;

27 Ahihudi, djali i Shelomit, nji prijës pi fisit të bijve të Asherit;

28 Pedaheli, djali i Amihudit, nji prijës pi fisit të bijve të Neftalit.”

29 Këta janë ata që Jehovai i ka ngarku me detyrën me e nda territorin në tokën e Kanaanit mes izraelitëve.