Libri i katërt i Musës 36
1 Kryefamiljarët e pasardhësve të Gileadit, djalit të Makirit, djalit të Manaseut, pi familjet e djemve të Jozefit, kanë ardh te Moisiu edhe te prijësit, që ishin kryefamiljarët e izraelitëve.
2 Ata kanë thanë: “Jehovai të ka urdhnu ty, zotni, me e nda tokën me short si trashëgimi mes izraelitëve. Edhe ty, zotni, Jehovai të ka urdhnu me ua dhanë vajzave të vllaut tonë Zelofhadit trashëgiminë e tij.
3 Po nëse ato martohen me burra pi nji fis tjetër i Izraelit, trashëgimia e tyne ka me u hjek pi trashëgimia e baballarëve tanë edhe ka me iu shtu trashëgimisë së fisit ku kanë me i taku ato. Kshtu, ajo ka me u hjek pi trashëgimia që na ka ra me short.
4 Kur izraelitët e kanë vitin e jubileut, trashëgimia e grave ka me i mbet përgjithmonë fisit ku kanë me i taku ato. Kshtu, trashëgimia e tyne ka me u hjek pi trashëgimia e fisit të baballarëve tanë.”
5 Atëherë Moisiu, me urdhën të Jehovës, u ka thanë izraelitëve: “Qka po thotë fisi i djemve të Jozefit asht e drejtë.
6 Jehovai e ka dhanë qet urdhën për vajzat e Zelofhadit: ‘Ato munden me u martu me kë të dojnë, ama veç me dikon pi nji familje e fisit të babës së tyne.
7 Asnji trashëgimi e izraelitëve s’ka me kalu pi nji fis te tjetri, se izraelitët duhet me e majt trashëgiminë e fisit të t’parëve të vet.
8 Çdo vajzë që ka trashëgimi në cilindo fis të Izraelit, duhet me u martu me nji burrë pi pasardhësit e fisit të babës së vet, që izraelitët me mujt me e majt trashëgiminë e t’parëve të tyne.
9 Asnji trashëgimi s’ka me kalu pi nji fis te tjetri. Secili fis i Izraelit duhet me e majt trashëgiminë e vet.’”
10 Vajzat e Zelofhadit e kanë bo qka Jehovai i ka urdhnu Moisiut.
11 Mahla, Tirza, Hogla, Milka edhe Noa, vajzat e Zelofhadit, i kanë marrë për burra djemtë e vllaznive të babës së tyne.
12 Ato janë bo gratë e burrave pi familjet e Manaseut, djalit të Jozefit. Kshtu, trashëgimia e tyne ka mbet mrena fisit të familjes së babës së tyne.
13 Këto jonë urdhnat edhe vendimet ligjore që Jehovai ua ka dhanë izraelitëve përmes Moisiut, në rrafshinat e shkretëtinës së Moabit, te Jordani, afër Jerikos.