Libri i katërt i Musës 9
1 Në mujin e parë të vitit të dytë mas daljes pi Egjiptit, Jehovai i ka thanë Moisiut në shkretinën e Sinait:
2 “Izraelitët kanë me e përgatitë kurbanin e Pashkës në kohën e caktume për të.
3 Përgatiteni ditën e 14-të të këtij muji, kah mramja kur nis me u errësu, në kohën e caktume. Keni me e përgatitë qysh e lypin krejt rregullat edhe mënyrat e caktume për të.”
4 Moisiu u ka thanë izraelitëve me e përgatitë kurbanin e Pashkës.
5 Ata e kanë përgatitë kurbanin e Pashkës ditën e 14-të të mujit të parë, kah mramja kur nis me u errësu, në shkretinën e Sinait. Izraelitët e kanë bo krejt qysh Jehovai e ka urdhnu Moisiun.
6 Po aty u konë do burra që ishin bo të papastër se e kishin prekë nji të dekun, edhe për qata s'kanë mujtë me e përgatitë kurbanin e Pashkës qat ditë. Qat ditë ata kanë shku te Moisiu edhe Aaroni
7 edhe i kanë thanë: “Na jemi të papastër se e kemi prekë nji të dekun. Pse mos me na u leju me ia çu Jehovait kurbanin bashkë me izraelitët tjerë në kohën e caktume?”
8 Moisiu u ka thanë: “Pritni qitu, se po du me ni qka ka me urdhnu Jehovai për rastin tuaj.”
9 Masanej Jehovai i ka thanë Moisiut:
10 “Thuaju izraelitëve: ‘Nëse nji burrë pi ju ose pi brezat që kanë me ardhë bohet i papastër se e ka prekë nji të dekun, ose asht larg në udhëtim, prapë ka me e përgatitë kurbanin e Pashkës për Jehovain.
11 Kanë me e përgatitë ditën e 14-të të mujit të dytë, kah mramja kur nis me u errësu, edhe kanë me e hangër me bukë pa tharm edhe me barishte të hidhëta.
12 S'kanë me lanë kurgjo pi tij deri n'sabah, as s'kanë me ia thy asnji asht. Kur ta përgatitin, kanë me i mbajtë krejt rregullat e Pashkës.
13 Po nëse nji burrë asht i pastër edhe s'asht n'udhëtim, e nuk e përgatit kurbanin e Pashkës, aj ka me u përjashtu pi populli i vet, se s'ia ka çu Jehovait kurbanin në kohën e caktume. Aj ka me dhanë llogari për gjynahin e vet.
14 Nëse nji i huj banon mes juve, edhe aj ka me e përgatitë kurbanin e Pashkës për Jehovain. Ka me i mbajtë krejt rregullat edhe mënyrën e caktume për Pashkën. I njejti rregull ka me vlejtë për ju edhe për të hujin që banon mes juve.’”
15 Ditën kur e kanë ngritë tendën e shenjtë, domethanë tendën e Dëshmisë, nji re e ka mbulu tendën. Po pi mramjes deri n'sabah, përmi tendë u pa diçka që dukej si zjarm.
16 Qashtu u konë edhe ma tutje: ditën reja e mbulonte tendën, e natën dukej drita e zjarrit.
17 Sa herë që reja asht ngritë përpjetë pi tendës, izraelitët janë nisë menjiherë, edhe n'vendin ku reja asht ndalë, ata e kanë ngulë kampin.
18 Me urdhën të Jehovait izraelitët kanë vazhdu rrugën, edhe me urdhën të Jehovait e kanë ngulë kampin. Përderisa reja rrinte përmi tendën e shenjtë, ata kanë nejtë n'atë vend.
19 Kur reja rrinte për nji kohë të gjatë përmi tendën e shenjtë, izraelitët e kanë zbatu urdhnin e Jehovait edhe s'janë nisë.
20 Nganjiherë reja rrinte veç do ditë përmi tendën e shenjtë. Me urdhën të Jehovait ata kanë nejtë n'atë vend, edhe me urdhën të Jehovait janë nisë prapë.
21 Nganjiherë reja rrinte n'nji vend veç pi mramjes deri n'sabah, e kur ngrihej n'sabah, ata janë nisë. Qoftë ditën a natën, sapo ngrihej reja, ata janë nisë.
22 Qoftë dy ditë, nji muj a edhe ma gjatë, izraelitët kanë nejtë n'nji vend për aq kohë sa reja rrinte përmi tendën e shenjtë. Veç kur reja ngrihej prapë, ata janë nisë.
23 Me urdhën të Jehovait e kanë ngulë kampin, edhe me urdhën të Jehovait janë nisë. E kanë kry detyrën e tyne ndaj Jehovait edhe kanë bo krejt qka Jehovai i ka urdhnu përmes Moisiut.