Libri i parë i Musës 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në fillim Zoti e ka kriju qiellin edhe tokën.

2 Toka u konë pa formë edhe e shkretë. Mbi ujërat e thella u konë terr, edhe fuqia vepruese e Zotit ka lëvizë andej-knej përmbi sipërfaqen e ujit.

3 Zoti ka thanë: „Le të dalë drita.“ Edhe drita u shfaq.

4 Masanej Zoti e ka pa që drita u konë e mirë, edhe ka nisë me e nda dritën pi territ.

5 Zoti dritën e ka qujt Ditë, e terrin e ka qujt Natë. U bo mramje edhe u bo sabah: dita e parë.

6 Masanej Zoti ka thanë: „Le të bohet nji hapësinë në mes t'ujnave, që me i nda ujërat.“

7 Atëherë Zoti e ka bo qat hapësinë edhe i ka nda ujërat që u konë poshtë saj pi ujnave që u konë përmi saj. Edhe qashtu u bo.

8 Zoti qat hapësinë e ka qujt Qiell. U bo mramje edhe u bo sabah: dita e dytë.

9 Masanej Zoti ka thanë: „Ujërat që jonë nën qiell le të mblidhen në nji ven, edhe le të dalë toka e thatë.“ Edhe qashtu u bo.

10 Zoti tokën e thatë e ka qujt Tokë, e ujërat që u mblodhën i ka qujt Dete. Edhe Zoti e ka pa që kjo u konë e mirë.

11 Masanej Zoti ka thanë: „Në tokë le të rritet bari, le të rriten bimë edhe druj që qesin farë e japin pemë me farë mrena, secila simas llojit të vet.“ Edhe qashtu u bo.

12 Toka ka qitë bar, bimë që japin farë edhe druj që japin pemë me farë mrena, secila simas llojit të vet. Masanej Zoti e ka pa që kjo u konë e mirë.

13 U bo mramje edhe u bo sabah: dita e tretë.

14 Masanej Zoti ka thanë: „Në hapësinën e qiellit le të ketë drita që me e nda ditën pi natës. Ato kanë me shërby me i dallu kohët, ditët edhe vitet.

15 Ato le të ndriçojnë pi hapësinës së qiellit përmi tokë.“ Edhe qashtu u bo.

16 Masanej Zoti i ka bo dy dritat e mëdhaja: dritën ma të madhe me sundu ditën, edhe dritën ma të vogël me sundu natën. I ka bo edhe yjet.

17 Zoti i ka vendosë ato në hapësinën e qiellit që me ndriçu përmi tokë,

18 me sundu ditën edhe natën, edhe me e nda dritën pi territ. Masanej Zoti e ka pa që kjo u konë e mirë.

19 U bo mramje edhe u bo sabah: dita e katërt.

20 Masanej Zoti ka thanë: „Ujërat le të mbushen plot me gjallesa, edhe kafshët që fluturojnë le të fluturojnë përmi tokë, në hapësinën e qiellit.“

21 Edhe Zoti i ka kriju kafshët e mëdhaja të detit edhe krejt gjallesat që lëvizin në ujë, që u shumun e i mbushën ujërat, secila simas llojit të vet. I ka kriju edhe krejt gjallesat me krahë që munden me fluturu, secila simas llojit të vet. Edhe Zoti e ka pa që kjo u konë e mirë.

22 Masanej Zoti i ka beku edhe u ka thanë: „Shtohuni, shumohuni edhe mbushni ujërat e detit. Edhe kafshët që fluturojnë le të shumohen në tokë.“

23 U bo mramje edhe u bo sabah: dita e pestë.

24 Masanej Zoti ka thanë: „Toka le të nxjerrë gjallesa simas llojit të vet: kafshë të shpisë, kafshë që zvarriten edhe kafshë të egra të tokës, secila simas llojit të vet.“ Edhe qashtu u bo.

25 Masanej Zoti i ka bo kafshët e egra të tokës simas llojit të vet, kafshët e shpisë simas llojit të vet, edhe krejt kafshët që zvarriten nëpër tokë simas llojit të vet. Edhe Zoti e ka pa që kjo u konë e mirë.

26 Masanej Zoti ka thanë: „Hajde ta bojm njeriun në pamjen tonë, që me na ngja neve. Ata le të sundojnë përmi peshqt e detit, përmi kafshët që fluturojnë në qiell, përmi kafshët e shpisë, përmi krejt tokën edhe përmi çdo kafshë që zvarritet e lëviz në tokë.“

27 Masanej Zoti e ka kriju njeriun në pamjen e vet. Në pamjen e Zotit e ka kriju. Mashkull edhe femën i ka kriju.

28 Zoti i ka beku edhe u ka thanë: „Bani fëmijë, shumohuni, mbushne tokën edhe merrne nën kontroll. Sundoni përmi peshqt e detit, përmi kafshët që fluturojnë në qiell edhe përmi krejt gjallesat që lëvizin në tokë.“

29 Masanej Zoti ka thanë: „Po jua jap krejt bimët që qesin farë në krejt tokën, edhe çdo dru që jep pemë me farë mrena. Këto kanë me ju shërby për ushqim.

30 E krejt kafshëve të egra të tokës, kafshëve që fluturojnë në qiell edhe krejt gjallesave që lëvizin në tokë e që kanë jetë, po ua jap krejt bimët e gjelbra për ushqim.“ Edhe qashtu u bo.

31 Masanej Zoti e ka pa krejt qka e ka bo, edhe krejt u konë shumë mirë. U bo mramje edhe u bo sabah: dita e gjashtë.