Libri i parë i Musës 12

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pastaj Jehovai i ka thanë Ạbramit: „Lëre vendin tand, farefisin tand edhe shpinë e babës tand, e shko në vendin që kom me ta tregu.

2 Kom me të ba nji popull të madh edhe kom me të beku. Kom me ta ba emnin të madh, edhe ti ke me u ba bekim për tjerët.

3 Kom me i beku ata që të bekojnë, edhe kom me e mallku atë që të mallkon. Edhe krejt familjet e tokës kanë me u beku përmes teje.“

4 Atëherë Ạbrami u nis, qysh i ka thanë Jehovai, edhe Loti ka shku me të. Ạbrami i ka pasë 75 vjet kur ka dalë pi Hạrani.

5 Ạbrami e ka marrë me veti grunë e vet Sạrain, Lotin, djalin e vllaut të vet, krejt pasuninë që e kanë mbledhë, edhe njerëzit që i kanë marrë në Hạran. Bashkë me ta u nis për në vendin e Kạnaanit. Kur kanë mbërri aty,

6 Ạbrami ka kalu nëpër atë vend deri te vendi që quhet Sịchem, afër drunjve të mëdhenj të Mọres. N'atë kohë, Kanaanịtët kanë jetu në atë vend.

7 Pastaj Jehovai i asht shfaqë Ạbramit edhe i ka thanë: „Qit vend kom me ua dhanë pasardhësve tu.“ Atëherë Ạbrami ka ndërtu aty nji altar për Jehovain, që i asht shfaqë.

8 Ma vonë aj ka shku ma tutje në malësi, në lindje të Bẹthelit, edhe e ka ngrehë çadrën e vet qashtu që Bẹtheli u konë në perëndim, e Ai në lindje. Aty ka ndërtu nji altar për Jehovain edhe ka nisë me e thirrë emnin e Jehovait.

9 Masanej Ạbrami i ka mbledhë çadrat edhe ka shku pi nji vend ku ka ndalë në tjetrin, kah Nẹgeb.

10 Kur në atë vend ka ra nji uri e madhe, Ạbrami u nis për në Egjipt, me jetu aty për nji kohë.

11 Pak para se me mbërri në Egjipt, i ka thanë grusë së vet Sạrai: „Të lutna, më dëgjo: Ti je grue shumë e bukur.

12 Kur kanë me të pa Egjiptasit, ata kanë me thanë sigurt: ‘Qikjo asht gruja e tij.’ Masanej kanë me më vra mu, e ty kanë me të lanë gjallë.

13 Të lutna, thuj që je motra jem, që me më trajtu mirë për shkakun tand edhe unë me mbetë gjallë.“

14 Sapo Ạbrami ka mbërri në Egjipt, Egjiptasit e kanë vërejtë që gruja u konë shumë e bukur.

15 Edhe burrat e parë të faraonit e kanë pa edhe kanë nisë me e lavdëru para faraonit. Atëherë e kanë çu grunë në shpinë e faraonit.

16 Për shkak të saj, aj e ka trajtu mirë Ạbramin edhe i ka dhanë dele, lopë e qe, gomarë e gomarica, skllevër e skllave, edhe deve.

17 Pastaj Jehovai, për shkak të Sạrait, grusë së Ạbramit, e ka goditë faraonin edhe njerëzit e shpisë së tij me plagë të randa.

18 Atëherë faraoni e ka thirrë Ạbramin edhe i ka thanë: „Qka më ke ba kështu? Pse s'ma ke kallxu që qikjo asht gruja jote?

19 Pse ke thanë që asht motra jote? Për pak sa s'e mora për grue! Qe, gruja jote. Merre edhe shko!“

20 Masanej faraoni u ka dhanë urdhna njerëzve të vet, edhe ata e kanë përcjellë Ạbramin bashkë me grunë e tij edhe me krejt qka ka pasë, jashtë vendit.