Libri i parë i Musës 16
1 Gruja e Ạbramit, Sạrai, s'i ka lindë atij asnji fëmijë. Po ajo e ka pasë nji shërbëtore egjiptase me emnin Hạgar.
2 Sạrai i ka thanë Ạbramit: „Të lutna, më dëgjo. Jehovai s'më ka lanë me pasë fëmijë. Të lutna, fli me shërbëtoren teme. Ndoshta përmes saj muj me pasë fëmijë.“ Atëherë Ạbrami e ka dëgju Sạrain.
3 Ạbrami i ka pasë 10 vjet që ka jetu në vendin e Kạnaanit, kur gruja e tij Sạrai ia ka dhanë për grue shërbëtoren e vet egjiptase, Hạgarën.
4 Aj ka fjetë me Hạgarën edhe ajo ka mbetë shtatzanë. Kur e ka kuptu që asht shtatzanë, ka nisë me e përbuzë zojën e vet.
5 Atëherë Sạrai iu ka anku Ạbramit: „Ti e ki fajin që po më lëndon kështu. Unë vet ta kom dhanë shërbëtoren teme. Po qysh e ka marrë vesh që asht shtatzanë, ajo ka nisë me më përbuzë. Jehovai le të gjykojë mes meje edhe teje.“
6 Pastaj Ạbrami i ka thanë Sạrait: „Ti je zoja e saj. Bani qka ta merr menja që asht mirë.“ Atëherë Sạrai e ka poshtnu Hạgarën, edhe ajo ka ikë.
7 Ma vonë, engjëlli i Jehovait e ka gjetë Hạgarën te nji burim uji në shkretinë – te burimi që asht rrugës për në Schur.
8 Aj i ka thanë: „Hạgar, shërbëtore e Sạrait, pi kah po vjen edhe kah po shkon?“ Ajo i asht përgjigjë: „Kom ikë pi zoja jem, Sạrai.“
9 Engjëlli i Jehovait i ka thanë: „Kthehu te zoja jote edhe rri nën urdhnat e saj.“
10 Engjëlli i Jehovait ka vazhdu me thanë: „Kom me t'i shtu pasardhësit aq shumë, sa s'ka me mujtë kush me i numëru.“
11 Engjëlli i Jehovait i ka thanë edhe: „Ti tash je shtatzanë edhe ki me lindë nji djalë. Ngjitja emnin Ịsmael, se Jehovai e ka dëgju mërzinë tane.
12 Ịsmaeli ka me konë njeri si nji gomar i egër. Aj ka me konë kundër secilit, edhe secili ka me konë kundër tij. Aj ka me i ngrehë çadrat përballë krejt vllaznive të vet.“
13 Pastaj Hạgara e ka thirrë emnin e Jehovait, që ka folë me të, edhe ka thanë: „Ti je nji Zot që sheh gjithçka.“ Se ajo ka thanë: „A e kom pa unë vërtet këtu atë që më sheh mu?“
14 Për qata, pusit ia kanë ngjitë emnin Beẹr-Lahai-Roị. (Aj gjindet mes Kạdeschit edhe Bẹredit.)
15 Kështu, Hạgara ia ka lindë Ạbramit nji djalë, edhe Ạbrami ia ka ngjitë emnin Ịsmael.
16 Kur Hạgara e ka lindë Ịsmaelin, Ạbrami i ka pasë 86 vjet.