Libri i parë i Musës 17

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur Abrami i ka pasë 99 vjet, Jehovai i ka dalë para edhe i ka thanë: “Unë jom Zoti i Gjithfuqishëm. Ec para meje edhe jeto pa asnji faj.

2 Unë kom me lidhë nji besëlidhje me ty edhe kom me t’bo me pasë shumë, shumë pasardhës.”

3 Atëherë Abrami ka ra përtokë, edhe Zoti ka vazhdu me i thanë:

4 “Sa për mu, besëlidhja jem asht me ty, edhe ti pa tjetër ki me u bo babë i shumë popujve.

5 Tash e tutje s’ki me u thirrë ma Abram, po Abraham, se unë kom me t’bo babë të shumë popujve.

6 Kom me t’bo me u shumu shumë e shumë. Pi teje kanë me dalë popuj, edhe pi teje kanë me dalë mbretër.

7 Kom me e majt besëlidhjen mes meje e teje, edhe me brezat që kanë me ardhë pi pasardhësve tu. Kjo ka me konë nji besëlidhje që zgjat përgjithmonë: unë kom me konë Zoti yt edhe Zoti i pasardhësve tu.

8 Ty edhe pasardhësve tu kom me jua dhanë përgjithmonë si pronë tokën ku ke jetu si i huj, krejt tokën e Kanaanit, edhe unë kom me konë Zoti i tyne.”

9 Masanej Zoti i ka thanë Abrahamit: “Sa për ty, duhet me e majt besëlidhjen teme, ti edhe pasardhësit e tu, brez mas brezi.

10 Kjo asht besëlidhja mes meje e teje edhe pasardhësve tu, që ju duhet me e majt: çdo mashkull mes juve duhet me u bo synet.

11 Duhet me ju pre lëkura e përparme, edhe kjo ka me konë shenjë e besëlidhjes mes meje e juve.

12 Brez mas brezi, çdo fëmijë mashkull duhet me u bo synet kur i ka tetë ditë. Kjo vlen për secilin që ka lindë në shpinë tuj, edhe për secilin që e keni ble pi nji të huji, e që s’asht pi pasardhësve tu.

13 Çdo mashkull që ka lindë në shpinë tande ose që e ke ble, duhet me u bo synet. Shenjën e besëlidhjes teme keni me e majt në trupin tuj, edhe kjo besëlidhje ka me zgjatë përgjithmonë.

14 E nëse nji mashkull nuk asht bo synet edhe nuk pranon me ju pre lëkura e përparme, aj duhet me u përjashtu pi populli i vet. Aj e ka thy besëlidhjen teme.”

15 Zoti i ka thanë prapë Abrahamit: “Grun tande Sarai, tash e tutje mos e thirr ma Sarai. Emni i saj ka me konë Sara.

16 Unë kom me e beku edhe kom me ta dhanë nji djalë nëpërmjet saj. Kom me e beku, edhe pi saj kanë me dalë popuj. Pi saj kanë me dalë mbretër të popujve.”

17 Atëherë Abrahami ka ra përtokë, ia ka nisë me qeshë edhe ka menu me veti: “A ka me u bo babë nji burrë që i ka 100 vjet? Edhe a ka me lindë Sara nji fëmijë kur i ka 90 vjet?”

18 Masanej Abrahami i ka thanë Zotit të vërtetë: “Të lutna, leje Ismaelin me jetu para teje!”

19 Zoti i ka thanë: “Gruja jote Sara pa tjetër ka me ta lindë nji djalë, edhe ti ki me ia lanë emnin Isak. Unë kom me lidhë besëlidhjen teme me të, nji besëlidhje që ka me zgjatë përgjithmonë edhe për pasardhësit e tij.

20 E sa për Ismaelin, unë të kom ni. Kom me e beku, kom me e bo me pasë shumë pasardhës edhe me u shumu shumë, shumë. Aj ka me u bo babë i dymbëdhjetë prijësve, edhe unë kom me bo pi tij nji popull të madh.

21 Po besëlidhjen teme kom me e lidhë me Isakun, që Sara ka me ta lindë vitin tjetër, qit kohë.”

22 Kur Zoti e ka kry krejt qka ka pasë me i thanë, asht largu pi Abrahamit.

23 Masanej Abrahami e ka marrë djalin e vet Ismaelin, krejt meshkujt që kanë lindë në shpinë e tij, edhe krejt ata që i ka ble, pra krejt meshkujt e shpisë së tij, edhe po atë ditë ua ka pre lëkurën e përparme, qysh i ka thanë Zoti.

24 Abrahami i ka pasë 99 vjet kur asht bo synet.

25 Djali i tij Ismaeli i ka pasë 13 vjet kur asht bo synet.

26 Abrahami edhe djali i tij Ismaeli jonë bo synet po atë ditë.

27 Krejt meshkujt e shpisë së tij jonë bo synet bashkë me të: si ata që kanë lindë në shpinë e tij, si ata që i kanë ble pi nji të huji.