Libri i parë i Musës 18

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ma vonë, Jehovai i ka dalë para Abrahamit te drujt e mëdhenj të Mamres, kur Abrahami u konë ulun te hymja e çadrës, në kohën kur vapa e ditës u konë ma e forta.

2 Abrahami e ka çu kryt edhe i ka pa tre burra tu nejtë pak ma larg. Kur i ka vrejtë, ka vrapu pi hymjes së çadrës me ju dalë përpara edhe ka ra me ftyrë përtokë para tyne.

3 Aj ka thanë: “Jehova, nëse kom gjetë pëlqim te ti, të lutna mos kalo pa u nalë te unë, shërbtori yt.

4 Po du me ju pru pak ujë, që me i la kambët. Ju lutna, pushoni masanej nën dru.

5 Tash që keni ardhë te unë, shërbtori juaj, po ju sjelli pak bukë, që me marrë fuqi. Masanej muneni me vazhdu rrugën.” Ata i kanë thanë: “Mirë, bane qashtu.”

6 Atëherë Abrahami ka vrapu te çadra edhe i ka thanë Sarës: “Shpejt, merr tri sea miell të imët, ngjeshe brumin edhe bani bukët.”

7 Masanej Abrahami ka vrapu te tufa, e ka zgjedhë nji dem të ri, të njomë e të mirë, edhe ia ka dhanë shërbtorit të vet, e aj menjëherë ka nisë me e përgatitë.

8 Masanej Abrahami ka marrë gjalpë, tamël edhe mishin e demit të ri që e ka pasë përgatitë, edhe ua ka qitë përpara. Derisa ata kanë hangër, aj ka nejtë në kambë afër tyne, nën dru.

9 Ata e kanë vetë: “Ku asht gruja jote Sara?” Aj u ka thanë: “Qitu në çadër.”

10 Njani pi burrave ka thanë: “Vitin tjetër, qit kohë, kom me u kthy prapë, edhe gruja jote Sara ka me pasë nji djalë.” Sara i ka ni kto fjalë te hymja e çadrës, mrapa atij burri.

11 Abrahami edhe Sara jonë konë të vjetër, në moshë të shtyme. Sarës i ka kalu mosha kur ka mujtë me lindë fëmijë.

12 Për qata Sara ka qeshë me veti edhe ka thanë: “Unë tash jom plakë e harxhume, edhe burri jem asht plak. A ka me m’ardhë hala ky gëzim?”

13 Atëherë Jehovai e ka vetë Abrahamin: “Pse Sara ka qeshë edhe ka thanë: ‘A kom me lindë unë përnime nji fëmijë, tash që jom plakë?’

14 A ka naj sen që Jehova s’munet me e bo? Vitin tjetër, qit kohë, kom me u kthy prapë, edhe Sara ka me pasë nji djalë.”

15 Sara u tut edhe ka thanë: “S’kom qeshë.” Po aj ia ka kthy: “Jo, ti ke qeshë.”

16 Masanej burrat jonë çu edhe kanë kqyrë poshtë kah Sodoma. Abrahami ka shku bashkë me ta me i përcjellë.

17 Jehovai ka thanë: “A me ia mshef Abrahamit qka kom ndërmend me bo?

18 Pi Abrahamit pa tjetër ka me dalë nji popull i madh e i fuqishëm, edhe krejt popujt e tokës kanë me u beku përmes tij.

19 Unë e njoh mirë edhe kom besim që aj ka me i urdhnu djemtë e vet edhe krejt pasardhësit e tij me ecë në rrugën e Jehovait, me bo qka asht e drejtë edhe me vepru me drejtësi. Kshtu Jehovai ka me e përmbushë qka i ka premtu Abrahamit.”

20 Masanej Jehovai ka thanë: “Klithmat kundër Sodomës edhe Gomorrës jonë përnime shumë të mëdhaja, edhe gjynahu i tyne asht shumë i randë.

21 Unë kom me zhdryp edhe me pa a jonë tu bo përnime qashtu qysh po thojnë klithmat kundër tyne që i kom ni. E nëse s’asht qashtu, kom me e marrë vesh.”

22 Atëherë burrat jonë largu pi aty edhe kanë shku kah Sodoma, po Jehovai ka mbetë me Abrahamin.

23 Abrahami i asht afru edhe e ka vetë: “A ki me i zhdukë përnime njerëzit e drejtë bashkë me të këqijtë?

24 Ta zamë se në qytet jonë 50 njerëz të drejtë. A ki me i zhdukë krejt edhe s’ki me e kursy qytetin për hatër të qatyne 50 të drejtëve?

25 S’ka mundësi që ti me bo nji sen të tillë, me e vra njeriun e drejtë bashkë me të keqin, që i drejti me e pasë fundin njisoj si i keqi. Kjo s’të ka hije ty. A s’ka me bo drejt Gjykatësi i krejt tokës?”

26 Jehovai i ka thanë: “Nëse në Sodomë, mrena në qytet, i gjej 50 njerëz të drejtë, kom me e kursy krejt venin për hatër të tyne.”

27 Abrahami ka vazhdu me thanë: “Të lutna, kom marrë guxim me i folë Jehovait, edhe pse jom veç pluhun e hi.

28 Ta zamë se jonë pesë ma pak se 50. A ki me e shkatërru krejt qytetin për shkak të qatyne pesë vetave që mungojnë?” Aj i ka thanë: “S’kom me e shkatërru, nëse i gjej 45 aty.”

29 Abrahami i ka folë prapë edhe ka thanë: “Ta zamë se aty gjinden 40.” Aj i ka thanë: “S’kom me e bo për hatër të qatyne 40 vetave.”

30 Abrahami ka vazhdu: “Jehova, të lutna mos u idhno. Lejom me thanë edhe nji sen: Ta zamë se aty gjinden veç 30.” Aj i ka thanë: “S’kom me e bo, nëse i gjej 30 aty.”

31 Abrahami ka vazhdu me thanë: “Të lutna, kom marrë guxim me i folë Jehovait: Ta zamë se aty gjinden veç 20.” Aj i ka thanë: “S’kom me e shkatërru për hatër të qatyne 20 vetave.”

32 Në fund Abrahami ka thanë: “Jehova, të lutna mos u idhno. Lejom veç edhe nji herë me folë: Ta zamë se aty gjinden veç 10.” Aj i ka thanë: “S’kom me e shkatërru për hatër të qatyne 10 vetave.”

33 Kur e ka kry bisedën me Abrahamin, Jehovai ka vazhdu rrugën e vet, e Abrahami asht kthy në shpi.