Libri i parë i Musës 20

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Abrahami e ka zhvendosë kampin e vet pi aty në anën e Negebit edhe asht vendosë mes Kadeshit edhe Shurit. Kur ka jetu në Gerar,

2 Abrahami vazhdimisht ka thanë për grun e vet Sarën që e ka motër. Atëherë Abimeleku, mbreti i Gerarit, ka çu njerëz me ia pru Sarën.

3 Nji natë Zoti i ka dalë Abimelekut në andërr edhe i ka thanë: “Ti je gati si i dekun! Gruja që e ke marrë asht e martume edhe i takon nji burri tjetër.”

4 Po Abimeleku hala s’i u konë afru asaj. Për qata ka thanë: “Jehova, a ki me e mbytë nji popull që në të vërtetë asht i pafajshëm?

5 A s’më ka thanë aj vetë që e ka motër? Edhe ajo më ka thanë që aj e ka vlla. Unë e kom bo qet sen me zemër të pastër edhe pa pasë kurrfarë faji.”

6 Atëherë Zoti i vërtetë i ka thanë në andërr: “E di që e ke bo qet sen me zemër të pastër. Për qata unë të kom nalë mos me bo gjynah kundër meje edhe s’të kom lanë me e prekë atë.

7 Tash ktheja atij burri grun e vet, se aj asht profet. Aj ka me u lutë për ty edhe ti ki me mbetë gjallë. Po nëse nuk ia kthen, dije mirë që ki me dekë, ti edhe krejt ata që të takojnë ty.”

8 Abimeleku asht çu herët në mëngjes edhe i ka thirrë krejt shërbtorët e vet. Kur ua ka kallxu krejt qka ka ndodhë, ata jonë tutë shumë.

9 Masanej Abimeleku e ka thirrë Abrahamin edhe i ka thanë: “Qka na ke bo kështu? Qka të kom bo unë keq, që ti me më shti mu edhe mbretninë teme në nji gjynah kaq të madh? Qka më ke bo ti mu s’asht aspak e drejtë.”

10 Abimeleku e ka vetë prapë Abrahamin: “Qka ke pasë ndërmend me qet sen?”

11 Abrahami i ka thanë: “Unë kom menu me veti: ‘Këtu sigurisht s’ka kurrfarë frike pi Zotit. Ata kanë me më mbytë për shkak të grusë teme.’

12 Përveç kësaj, ajo përnime asht motra jem, çika e babës tem, po jo e nanës teme, edhe asht bo gruja jem.

13 Kur Zoti më ka shty me u largu pi shpisë së babës tem, unë i kom thanë asaj: ‘Të lutna, kallxoma dashninë tande besnike edhe kudo që shkojmë, thuju njerëzve që unë jom vllau yt.’”

14 Masanej Abimeleku ka marrë dele, lopë, shërbtorë edhe shërbtore edhe ia ka dhanë Abrahamit si dhuratë. Ia ka kthy edhe grun e vet Sarën.

15 Përveç kësaj, Abimeleku i ka thanë: “Krejt toka jem asht në dispozicionin tand. Vendosu ku të pëlqen ty.”

16 E Sarës i ka thanë: “Unë po ia jap vllaut tand 1000 copa argjendi. Kjo asht shenjë që ti je e pafajshme para krejt atyne që jonë me ty edhe para krejt tjerëve. Tash je e lirë pi çdo faji.”

17 Atëherë Abrahami ka nisë me iu lutë me gjithë zemër Zotit të vërtetë. Zoti e ka shnoshë Abimelekun, grun e tij edhe robneshat e tij, edhe ato kanë mujtë prapë me lindë fëmijë.

18 Se Jehovai, për shkak të Sarës, grusë së Abrahamit, e kishte bo që asnjona pi grave në shpinë e Abimelekut mos me mujtë me lindë fëmijë.