Libri i parë i Musës 21

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai i ka kushtu kujdes Sarës, qysh i ka pasë thanë, edhe e ka bo për të qka i ka premtu.

2 Sara ka mbetë shtatzanë edhe ia ka lindë Abrahamit nji djalë në pleqni, bash në kohën që Zoti ia ka pasë caktu.

3 Abrahami ia ka lanë emnin Isak djalit të vet që sapo ka lindë Sara.

4 Qysh e ka urdhnu Zoti, Abrahami e ka bo synet djalin e vet Isakun kur i ka pasë tetë ditë.

5 Abrahami i ka pasë 100 vjet kur i ka lindë djali i tij Isaku.

6 Atëherë Sara ka thanë: “Zoti më ka bo me qeshë. Krejt ata që kanë me e ni qet sen, kanë me qeshë bashkë me mu.”

7 Ajo ka vazhdu me thanë: “Kush kish menu najherë me i thanë Abrahamit: ‘Sara ka me ju dhanë gji fëmijëve’? E tash unë ia kom lindë nji djalë në pleqni.”

8 Fëmija ka vazhdu me u rritë, edhe ka ardhë koha kur s’ka pasë ma nevojë me pi gji. Ditën kur Isaku u nda pi gjinit, Abrahami ka bo nji gosti të madhe.

9 Po Sara e ka vrejtë që djali që ia ka lindë Abrahamit Hagara, egjiptianja, vazhdimisht po tallej me Isakun.

10 Atëherë ajo i ka thanë Abrahamit: “Përzane qet robneshë bashkë me djalin e saj! Se djali i qesaj robneshe s’ka me trashëgu bashkë me djalin tem Isakun!”

11 Po Abrahamit s’i ka pëlqy hiq qka ka thanë ajo për djalin e tij.

12 Atëherë Zoti i ka thanë Abrahamit: “Mos u mërzit për qka po të thotë Sara vazhdimisht për djalin edhe robneshën tande. Ngoje qka po të thotë, se pasardhësit që kanë me u thirrë të tutë kanë me ardhë nëpërmjet Isakut.

13 Po edhe djalin e robneshës kom me e bo nji popull, se edhe aj asht pasardhësi yt.”

14 Abrahami asht çu herët në mëngjes, ka marrë bukë edhe nji torbë lëkure plot me ujë edhe ia ka dhanë Hagarës. Ia ka vnu në krah edhe e ka nisë me djalin. Ajo ka shku edhe ka bredhë nëpër shkretinën e Beershebës.

15 Mas nji kohe, uji në torbë i ka harxhu krejt, edhe ajo e ka lanë djalin nën njonën pi kaçubave.

16 Masanej ka shku pak ma larg edhe asht ulë diku aq larg sa shkon nji shigjetë pi harkut. Ajo ka thanë: “S’muj me e pa djalin tu dekë.” Kshtu asht ulë pak ma larg edhe ia ka nisë me kajtë me za të madh.

17 Atëherë Zoti e ka ni zanin e djalit, edhe melaqja e Zotit e ka thirrë Hagarën pi qiellit: “Qka ki, Hagar? Mos u tut. Zoti e ka ni zanin e djalit aty ku asht.

18 Çohu, ngrite djalin edhe maje fort për dore, se unë kom me e bo pi tij nji popull të madh.”

19 Masanej Zoti ia ka çelë sytë edhe ajo e ka pa nji pus me ujë. Ka shku te pusi, e ka mbushë torbën me ujë edhe i ka dhanë djalit me pi.

20 Zoti u konë me djalin derisa aj u rritë. Djali ka jetu në shkretinë edhe u bo gjuajtës me hark.

21 Aj asht vendosë në shkretinën e Paranit, edhe nana e tij ia ka marrë nji gru pi Egjiptit.

22 Në atë kohë, Abimeleku edhe Piholi, komandanti i ushtrisë së tij, i kanë thanë Abrahamit: “Zoti asht me ty në krejt qka po bon.

23 Për qata, tash betohu para Zotit që s’ki me më mashtru as mu, as djemtë e mi, as pasardhësit e tyne. Edhe ki me m’tregu mu edhe tokës ku po jeton të njajtën dashni besnike që ta kom tregu unë ty.”

24 Abrahami i ka thanë: “Po, betohem.”

25 Masanej Abrahami u anku te Abimeleku, se shërbtorët e tij ia kishin marrë me zor nji pus.

26 Po Abimeleku i ka thanë: “Unë s’e di kush e ka bo qet sen. Ti s’më ke kallxu kurgjo për këtë, edhe deri sot s’kom ni kurgjo.”

27 Atëherë Abrahami ka marrë dele edhe lopë edhe ia ka dhanë Abimelekut, edhe ata dy kanë lidhë nji besëlidhje.

28 Masanej Abrahami i ka nda shtatë qingja femna pi tufës.

29 Abimeleku e ka vetë Abrahamin: “Pse i ke nda qito shtatë qingja pi tjerave?”

30 Abrahami i ka thanë: “Qito shtatë qingja ki me i marrë pi meje si dëshmi që unë e kom hapë qet pus.”

31 Për qata aj ia ka lanë emnin Beersheba atij veni, se ata dy jonë betu aty.

32 Kshtu ata kanë lidhë nji besëlidhje në Beersheba. Masanej Abimeleku edhe Piholi, komandanti i ushtrisë së tij, jonë nisë me u kthy në tokën e Filistinëve.

33 Masanej Abrahami e ka mbjellë nji dru tamarisk në Beersheba edhe aty e ka thirrë emnin e Jehovait, Zotit t’amshum.

34 Abrahami ka jetu për nji kohë të gjatë në tokën e Filistinëve.