Libri i parë i Musës 22

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ma vonë, Zoti i vërtetë e ka vnu Abrahamin në provë. "Abraham!", e ka thirrë aj. "Qe ku jom!", i ka thanë Abrahami.

2 Masanej Zoti i ka thanë: "Merre, t'lutna, djalin tand Isakun, djalin tand t'vetëm që e don aq shumë, shko n'vendin e Morias edhe atje bane kurban që digjet krejt, n'njanin pi maleve që kam me ta kallxu."

3 Abrahami u çu herët n'mëngjes, ia ka qit samarin gomarit edhe i ka marrë me veti dy shërbëtorë edhe djalin e vet Isakun. I ka ça drutë për kurbanin që digjet krejt edhe u nis për n'at vend që ia ka përmendë Zoti i vërtetë.

4 Ditën e tretë, Abrahami e ka çu kryt edhe e ka pa atë vend pi larg.

5 Abrahami u ka thanë shërbëtorëve t'vet: "Ju rrini qetu me gomarin. Unë po shkoj me djalin atje. Kemi me iu falë Zotit edhe kemi me u kthy prapë."

6 Masanej Abrahami i ka marrë drutë për kurbanin që digjet krejt edhe ia ka qit mbi supe djalit t'vet Isakut. Vetë e ka marrë zjarrin edhe thikën n'dorë, edhe kanë vazhdu rrugën të dy bashkë.

7 Atëherë Isaku i ka thanë babës t'vet Abrahamit: "Babë!" Aj i ka thanë: "Po, biri jem." Masanej Isaku i ka thanë: "Qe zjarri edhe drutë, po ku asht delja për kurbanin që digjet krejt?"

8 Abrahami i ka thanë: "Zoti ka me e siguru delen për kurban, biri jem." Edhe të dy kanë vazhdu rrugën bashkë.

9 Në fund kanë mbërri n'vendin që ia ka kallxu Zoti i vërtetë. Abrahami e ka ndërtu aty nji altar edhe i ka rendit drutë mbi të. Ia ka lidhë duert edhe kambët djalit t'vet Isakut, edhe e ka shtri mbi altar, nalt mbi drutë.

10 Masanej Abrahami e ka marrë thikën me e vra djalin e vet.

11 Po engjëlli i Jehovait e ka thirrë pi qiellit: "Abraham, Abraham!" "Qe ku jom", i ka thanë aj.

12 Engjëlli i ka thanë: "Mos i bon kurgjo djalit, hiç kurgjo, se tash e di që ti ki frikë e respekt për Zotin, se s'ma ke kursy djalin tand, djalin tand t'vetëm."

13 Atëherë Abrahami e ka çu kryt edhe e ka pa nji dash shumë afër, që i kish brinat t'ngatrrume n'shkurre. Ka shku, e ka marrë dashin edhe e ka bo kurban që digjet krejt, n'vend t'djalit t'vet.

14 Abrahami ia ka lonë atij vendi emnin Jehova-Jire. Prandaj edhe sot thuhet: "Në malin e Jehovait ka me u siguru çka duhet."

15 Masanej engjëlli i Jehovait e ka thirrë Abrahamin për herë t'dytë pi qiellit

16 edhe i ka thanë: "Jehovai po thotë: 'Pasi e ke bo këtë edhe s'ma ke kursy djalin tand, djalin tand t'vetëm, po betohem n'vetveten:

17 Me siguri kam me t'beku edhe kam me i shtu pasardhësit e tu aq shumë sa yjet n'qiell edhe kokrrat e ranës n'breg t'detit. Edhe pasardhësi yt ka me e marrë n'dorë portën e armiqve t'vet.

18 Pasi ma ke ngu fjalën, krejt popujt e tokës kanë me u beku përmes pasardhësit tand.'"

19 Masanej Abrahami u kthy te shërbëtorët e vet, edhe bashkë jonë nisë me u kthy n'Beershebë, ku aj ka vazhdu me jetu.

20 Ma vonë Abrahamit i ka ardhë lajmi: "Milka i ka lindë djem edhe vllaut tand Nahorit:

21 Uzin, djalin e parë, vllaun e tij Buzin, masanej Kemuelin, babën e Aramit,

22 edhe Kesedin, Hazon, Pildashin, Jidlafin edhe Bethuelin."

23 Bethueli u bo baba i Rebekës. Këta tetë djem Milka ia ka lindë Nahorit, vllaut t'Abrahamit.

24 Edhe Reuma, që Nahori e ka pasë si grue tjetër, i ka lindë djem: Tebahun, Gahamin, Tahashin edhe Maakan.