Libri i parë i Musës 23
1 Sara ka jetu 127 vjet. Kaq vjet i ka pasë gjithsej.
2 Sara ka vdekë n'Kirjat-Arba, që i thonë Hebron, n'vendin e Kananit, edhe Abrahami ka nisë me mbajtë zi për të e me kajtë.
3 Masanej Abrahami u largu pi së vdekunës edhe u ka thanë djemve t'Hethit:
4 "Unë jom i huj edhe i ardhun n'mes jush. M'jepni nji copë pi tokës tuaj për vend varrimi, që me mujt me e marrë grunë tem e me e varrosë."
5 Djemtë e Hethit i kanë thanë Abrahamit:
6 "M'ngo, zotni. Ti je nji prijës i Zotit n'mes nesh. Munesh me e varrosë grunë tande n'vendin ma t'mirë që e kemi për varre. Asnjani pi neve s'ka me t'ndalu me e varrosë n'varrin e vet."
7 Masanej Abrahami u çu edhe u përkul para njerëzve t'atij vendi, djemve t'Hethit,
8 edhe u ka thanë: "Nëse jeni dakord që unë me e marrë grunë tem e me e varrosë, atëherë m'ngoni edhe folni me Efronin, djalin e Zoharit,
9 që aj me ma shitë shpellën e Makpelës, që asht e tina. Ajo asht n'skaj t'arës t'tij. Le të ma shesë para jush për çmimin e plotë n'argjend, që me pasë tokë temen për varr."
10 Efroni u konë ulë mes djemve t'Hethit. Efroni, që u konë hitit, i ka thanë Abrahamit para tyne edhe para krejt atyne që hynin te porta e qytetit t'tij:
11 "Jo, zotni jem! M'ngo. Arën po ta jap bashkë me shpellën që asht aty. Para syve t'djemve t'popullit tem po t'i jap. Varrose grunë tande."
12 Atëherë Abrahami u përkul para njerëzve t'atij vendi
13 edhe i ka thanë Efronit para krejt njerëzve: "M'ngo, t'lutna! Unë kam me ta dhanë krejt çmimin e arës n'argjend. Merre pi meje, që me e varrosë grunë tem aty."
14 Masanej Efroni i ka thanë Abrahamit:
15 "M'ngo, zotni jem! Kjo tokë i vlen 400 shekelë argjendi. Po qka jonë ato mes meje edhe teje? Varrose grunë tande."
16 Abrahami e ka ngu Efronin edhe ia ka peshu argjendin që aj e ka përmendë para djemve t'Hethit: 400 shekelë argjendi, sipas peshës që e përdorshin tregtarët.
17 Kështu, ara e Efronit n'Makpelë, përballë Mamres, bashkë me shpellën edhe krejt drunjtë që jonë konë mrena kufijve t'arës,
18 u vërtetu si pronë e Abrahamit, që e ka ble para djemve t'Hethit edhe krejt atyne që hynin te porta e qytetit.
19 Masanej Abrahami e ka varrosë grunë e vet Sarën n'shpellën e arës t'Makpelës, përballë Mamres, që i thonë Hebron, n'vendin e Kananit.
20 Kështu, djemtë e Hethit ia kanë kalu Abrahamit arën bashkë me shpellën, që aj me pasë tokë t'veten për varr.