Libri i parë i Musës 25
1 Abrahami e ka marrë edhe nji grue tjetër. Emni i saj u konë Ketura.
2 Ajo ia ka lindë Simranin, Jokshanin, Medanin, Midianin, Jishbakun edhe Shuahun.
3 Jokshani u bo baba i Shebës edhe Dedanit. Djemtë e Dedanit jonë konë Ashurimi, Letushimi edhe Leumimi.
4 Djemtë e Midianit jonë konë Efa, Eferi, Hanoku, Abida edhe Eldaa. Krejt këta jonë konë djemtë e Keturës.
5 Ma vonë Abrahami ia ka dhanë Isakut krejt pasuninë e vet.
6 Po djemve që i ka pasë me gratë tjera, Abrahami u ka dhanë dhurata. Sa u konë hala gjallë, i ka çu larg djalit t'vet Isakut, kah lindja, n'vendin e lindjes.
7 Abrahami ka jetu 175 vjet.
8 Masanej Abrahami ka vdekë n'nji moshë t'mirë, mas nji jete t'gjatë e t'plotë, edhe u bashku me popullin e vet.
9 Djemtë e tij, Isaku edhe Ismaeli, e kanë varrosë n'shpellën e Makpelës, përballë Mamres, n'arën e Efronit, djalit t'Zoharit, që u konë hitit.
10 Kjo u konë ara që Abrahami e ka ble pi djemtë e Hethit. Aty e kanë varrosë Abrahamin afër grues së vet Sarës.
11 Mas vdekjes së Abrahamit, Zoti ka vazhdu me e beku djalin e tij Isakun. Isaku ka jetu afër Beer-Lahai-Roit.
12 Kjo asht historia e Ismaelit, djalit t'Abrahamit, që ia ka lindë Hagari, egjiptianja që u konë shërbëtore e Sarës.
13 Këta jonë djemtë e Ismaelit, sipas emnave edhe familjeve t'tyne: Djali i parë i Ismaelit u konë Nebajoti, masanej kanë ardhë Kedari, Adbeeli, Mibsami,
14 Mishma, Duma, Masa,
15 Hadadi, Tema, Jeturi, Nafishi edhe Kedma.
16 Këta jonë djemtë e Ismaelit, edhe këta jonë emnat e tyne, sipas vendeve ku jonë vendosë edhe kampeve t'tyne. Jonë konë dymbëdhjetë prijës, secili për fisin e vet.
17 Ismaeli ka jetu 137 vjet. Masanej ka vdekë edhe u bashku me popullin e vet.
18 Pasardhësit e tij i kanë ngritë çadrat pi Havila afër Shurit, që asht afër Egjiptit, e deri n'Asiri. Aj u vendos afër krejt vllaznive t'vet.
19 Kjo asht historia e Isakut, djalit t'Abrahamit.
Abrahami u bo baba i Isakut.
20 Kur Isaku i ka pasë 40 vjet, e ka marrë për grue Rebekën. Ajo u konë çika e Bethuelit, që u konë arameas pi Padan-Arami, edhe motra e Labanit, që u konë arameas.
21 Isaku i asht lutë Jehovait prapë e prapë, se gruja e tij s'mujke me bo fëmijë. Jehovai ia ka dëgju lutjen, edhe gruja e tij Rebeka ka mbetë shtatzanë.
22 Kur fëmijët kanë nisë me u përleshë mes veti n'barkun e saj, ajo ka thanë: "Nëse asht kështu, për qka me jetu hala?" Atëherë e ka vetë Jehovain,
23 edhe Jehovai i ka thanë: "Dy kombe jonë n'barkun tand, edhe dy popuj t'ndarë kanë me dalë pi barku yt. Njani komb ka me konë ma i fortë se tjetri, edhe ma i vjetri ka me i shërby ma t'riut."
24 Kur i ka ardhë koha me lindë, Rebeka ka lindë dy binjakë.
25 I pari që ka dalë u konë krejt i kuq edhe plot qime, si nji gunë me lesh. Prandaj ia kanë lonë emnin Esau.
26 Mas tij ka dalë vllau i vet, që e mbajke Esaun për thembre. Prandaj ia kanë lonë emnin Jakob. Isaku i ka pasë 60 vjet kur Rebeka i ka lindë ata.
27 Djemtë jonë rritë, edhe Esau u bo gjuetar i zoti, njeri që e kalojke kohën n'fushë. Po Jakobi u konë njeri pa t'meta, që rrike n'çadra.
28 Isaku e donte Esaun, se aj ia sillke shpesh mishin e gjahut me hanger. Po Rebeka e donte Jakobin.
29 Nji ditë, kur Esau u kthy pi fusha krejt i lodhun, Jakobi u konë tuj gatu nji gjellë.
30 Esau i ka thanë Jakobit: "T'lutna, m'jep shpejt pak pi asaj gjellës t'kuqe, se jom krejt i lodhun!" Prandaj ia kanë lonë emnin Edom.
31 Jakobi i ka thanë: "Së pari ma shit t'drejtën që e ki si djali i parë!"
32 Esau i ka thanë: "Po vdes pi urisë! Qka m'vyn mu tash e drejta e djalit t'parë?"
33 Jakobi i ka thanë: "Së pari betohu!" Atëherë Esau iu ka betu edhe ia ka shitë Jakobit t'drejtën që e ka pasë si djali i parë.
34 Masanej Jakobi i ka dhanë Esaut bukë edhe pak pi gjella me thjerrëza. Aj ka hanger, ka pi, u çu edhe ka shku. Kështu Esau e ka përbuzë t'drejtën që e ka pasë si djali i parë.