Libri i parë i Musës 26

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur n'at vend ka ra nji uri e madhe, qysh u konë edhe n'kohën e Abrahamit, Isaku ka shku te Abimeleku, mbreti i filistinëve, n'Gerar.

2 Atëherë Jehovai iu ka shfaqë edhe i ka thanë: "Mos shko n'Egjipt. Rri n'at vend që kam me ta caktu unë.

3 Jeto aty si i huj. Unë kam me vazhdu me konë me ty edhe kam me t'beku. Se ty edhe pasardhësve tu kam me ua dhanë krejt këto vende, edhe kam me e mbajtë betimin që ia kam dhanë babës tand Abrahamit, kur i kam thanë:

4 'Kam me i shtu pasardhësit e tu aq shumë sa yjet n'qiell. Kam me ua dhanë pasardhësve tu krejt këto vende, edhe përmes pasardhësit tand kanë me u beku krejt popujt e tokës.'

5 Këtë kam me e bo se Abrahami ma ka ngu fjalën edhe i ka mbajtë urdhnat, udhëzimet, rregullat edhe ligjet e mia."

6 Kështu Isaku ka vazhdu me jetu n'Gerar.

7 Kur burrat e atij vendi e kanë vetë shpesh për grunë e vet, aj gjithmonë u ka thanë: "Ajo asht motra jeme." Ka pasë frikë me thanë: "Ajo asht gruja jeme", se mendonte: "Burrat e këtij vendi nashta m'vrasin për shkak t'Rebekës." Se ajo u konë shumë e bukur.

8 Mas nji kohe, Abimeleku, mbreti i filistinëve, ka kqyrë pi dritarja edhe e ka pa Isakun tuj u sillë me dashni me grunë e vet Rebekën.

9 Menjiherë Abimeleku ka çu me e thirrë Isakun edhe i ka thanë: "Po kjo koka gruja jote! Pse na ke thanë: 'Ajo asht motra jeme'?" Isaku i ka thanë: "Se u tutsha mos po m'vrasin për shkak t'saj."

10 Abimeleku i ka thanë: "Qka na ke bo kështu? Lehtë ka mujtë me ndodhë që dikush pi popullit me flejtë me grunë tande. Atëherë na kishe shti n'faj!"

11 Atëherë Abimeleku e ka lajmëru krejt popullin: "Kush e prek këtë burrë a grunë e tij, ka me u dënu patjetër me vdekje!"

12 Masanej Isaku ka mbjellë farë n'at vend, edhe atë vit ka korrë njiqind herë ma shumë se që ka mbjellë, se Jehovai e ka beku.

13 Aj u bo gjithnji e ma i pasun, deri sa u bo shumë i pasun.

14 Në fund ka pasë kope me dele e lopë, edhe shumë shërbëtorë, e filistinët kanë nisë me ia pasë lakmi.

15 Atëherë filistinët i kanë mbushë me dhe krejt puset që i kanë pasë hapë shërbëtorët e babës t'tij Abrahamit, n'kohën kur Abrahami u konë gjallë.

16 Abimeleku i ka thanë Isakut: "Largohu pi neve, se je bo shumë ma i fortë se na."

17 Atëherë Isaku u largu, e ka ngritë kampin n'luginën e Gerarit edhe u vendos aty.

18 Masanej Isaku i ka hapë prapë puset që jonë konë hapë n'kohën e babës t'tij Abrahamit, e që filistinët i kanë mbushë mas vdekjes së Abrahamit. Edhe ua ka lonë prapë të njajtit emna që ua ka pasë lonë baba i vet.

19 Kur shërbëtorët e Isakut kanë gërmu n'luginë, e kanë gjetë nji pus me ujë t'freskët.

20 Atëherë barinjtë e Gerarit kanë nisë me u zanë me barinjtë e Isakut. Ata thojshin: "Ky ujë asht i joni!" Pasi jonë zanë me të për atë ujë, Isaku ia ka lonë pusit emnin Esek.

21 Kur e kanë hapë edhe nji pus tjetër, jonë zanë prapë për të. Prandaj ia ka lonë emnin Sitna.

22 Ma vonë aj u largu pi aty edhe e ka hapë edhe nji pus tjetër, po për këtë s'jonë zanë. Prandaj ia ka lonë emnin Rehobot edhe ka thanë: "Tash Jehovai na ka dhanë vend boll edhe na ka bo me u shtu n'këtë tokë."

23 Masanej Isaku ka shku pi aty n'Beershebë.

24 Atë natë Jehovai iu ka shfaqë edhe i ka thanë: "Unë jom Zoti i babës tand Abrahamit. Mos u tut, se unë jom me ty. Kam me t'beku edhe kam me t'dhanë shumë pasardhës për shkak t'shërbëtorit tem Abrahamit."

25 Atëherë Isaku e ka ndërtu aty nji altar edhe e ka thirrë emnin e Jehovait. E ka ngritë çadrën e vet n'at vend, edhe shërbëtorët e tij e kanë hapë aty nji pus.

26 Ma vonë Abimeleku ka ardhë pi Gerari te Isaku, bashkë me Ahusatin, këshilltarin e vet personal, edhe Pikolin, komandantin e ushtrisë së vet.

27 Isaku u ka thanë: "Pse keni ardhë te unë, kur ju m'keni urrejtë edhe m'keni përzanë pi vendi juaj?"

28 Ata i kanë thanë: "Na e kemi pa qartë që Jehovai asht me ty. Prandaj kemi thanë: 'Le ta bojmë nji betim mes neve edhe teje, që na lidhë me njani-tjetrin. Duam me bo nji marrëveshje me ty,

29 që ti mos me na bo kurrfarë t'keqe, qysh as na s'të kemi bo kurrfarë t'keqe. Na gjithmonë jemi sillë mirë me ty edhe t'kemi lanë me shku n'paqe. Ti je i bekum pi Jehovai.'"

30 Atëherë Isaku u ka shtru nji gosti, edhe ata kanë hanger e kanë pi.

31 Të nesërmen n'mëngjes jonë çu herët edhe i jonë betu njani-tjetrit. Masanej Isaku u ka thanë lamtumirë, edhe ata jonë nda n'paqe.

32 Po atë ditë, shërbëtorët e Isakut kanë ardhë edhe i kanë kallxu për pusin që e kanë hapë. I kanë thanë: "Kemi gjetë ujë!"

33 Atëherë aj ia ka lonë pusit emnin Shiba. Prandaj edhe sot atij qyteti i thonë Beershebë.

34 Kur Esau i ka pasë 40 vjet, i ka marrë për gra Juditën, çikën e Beerit, që u konë hitit, edhe Basematën, çikën e Elonit, që u konë hitit.

35 Ato i kanë shkaktu shumë mërzi Isakut edhe Rebekës.