Libri i parë i Musës 29

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Jakobi u nis prapë edhe ka vazhdu rrugën për n'vendin e njerëzve t'lindjes.

2 Atëherë e ka pa nji pus n'fushë t'hapët, ku jonë konë tri kope delesh tuj pushu. Zakonisht te ky pus u jepshin ujë kopeve. Mbi grykën e pusit u konë nji gur i madh.

3 Kur i mblidhshin krejt kopetë bashkë, e rrotullojshin gurin pi gryka e pusit që me u dhanë ujë kafshëve. Masanej e kthejshin gurin prapë n'vendin e vet mbi pus.

4 Jakobi i ka vetë barinjtë: "Vllazni, pi jeni ju?" "Na jemi pi Harani", i kanë thanë.

5 Jakobi i ka vetë: "A e njihni Labanin, nipin e Nahorit?" "Po, e njohim", i kanë thanë.

6 Aj i ka vetë: "A asht mirë aj?" Ata i kanë thanë: "Po, asht mirë. Qe, edhe çika e tij Rahela po vjen me delet."

7 Atëherë Jakobi u ka thanë: "Hala asht mesi i ditës, s'asht koha me i mbledhë kopetë. Jepuni ujë deleve, masanej shkoni edhe lëshoni me kullotë."

8 Po ata i kanë thanë: "S'mujmë me e bo këtë. Së pari duhet me u mbledhë krejt kopetë edhe me e rrotullu gurin pi gryka e pusit. Masanej mujna me u dhanë ujë deleve."

9 Hala tuj folë aj me ta, ka ardhë Rahela me delet e babës t'vet, se ajo u konë bareshë.

10 Kur Jakobi e ka pa Rahelën, çikën e Labanit, vllaut t'nanës vet, bashkë me delet e Labanit, menjiherë ka shku te pusi, e ka rrotullu gurin pi gryka e pusit edhe u ka dhanë ujë deleve t'Labanit, vllaut t'nanës vet.

11 Masanej Jakobi e ka puthë Rahelën edhe ka nisë me kajtë me za t'naltë.

12 Jakobi i ka kallxu Rahelës që aj asht farefis i babës t'saj edhe që asht djali i Rebekës. Atëherë ajo ka vrapu me ia kallxu babës t'vet.

13 Sapo Labani ka ni që Jakobi, djali i motrës vet, ka ardhë, ka vrapu me e taku. E ka përqafu, e ka puthë edhe e ka marrë me veti n'shpi. Atëherë Jakobi ka nisë me ia kallxu Labanit krejt qka ka ndodhë.

14 Labani i ka thanë: "Ti je përnjëmend gjaku jem." Kështu Jakobi ka nejtë te aj nji muj t'plotë.

15 Masanej Labani i ka thanë Jakobit: "S'ka pse me punu ti për mu pa pare, veç pse je farefisi jem. Kallxom, qka po don me marrë si pagesë?"

16 Labani i ka pasë dy çika. Ma e madhja e ka pasë emnin Lea, kurse ma e vogla Rahela.

17 Po sytë e Leas s'kishin shkëlqim, kurse Rahela u konë bo nji grue shumë e bukur edhe tërheqëse.

18 Jakobi u dashuru n'Rahelën. Prandaj i ka thanë: "Jom gati me punu shtatë vjet për ty, që me e marrë çikën tande ma t'vogël, Rahelën."

19 Labani i ka thanë: "Ma mirë me ta dhanë ty se sa naj burri tjetër. Rri te unë."

20 Kështu Jakobi ka punu shtatë vjet për Rahelën, po pasi e donte, ato shtatë vjet iu kanë dokë veç si pak ditë.

21 Masanej Jakobi i ka thanë Labanit: "Koha u kry. Tash ma jep grunë teme, që me pasë marrëdhënie me të."

22 Atëherë Labani i ka mbledhë krejt njerëzit e atij vendi edhe ka bo nji dasëm.

23 Po n'mbramje e ka marrë çikën e vet Lean edhe ia ka çu Jakobit, që aj me pasë marrëdhënie me të.

24 Labani ia ka dhanë edhe shërbëtoren e vet Zilpën çikës t'vet Leas, që me i shërby asaj.

25 N'mëngjes Jakobi e ka kuptu që ajo u konë Lea. Atëherë i ka thanë Labanit: "Qka m'ke bo kështu? A s'kam punu për ty që me e marrë Rahelën? Pse m'ke mashtru?"

26 Labani i ka thanë: "Te na këtu s'asht zakon me e martu çikën ma t'vogël para çikës t'parë.

27 Kaloje javën e dasmës me këtë grue. Masanej kam me ta dhanë edhe tjetrën, nëse punon për mu edhe shtatë vjet tjera."

28 Jakobi e ka bo këtë edhe e ka kalu javën e dasmës me atë grue. Masanej Labani ia ka dhanë për grue edhe çikën e vet Rahelën.

29 Përveç kësaj, Labani ia ka dhanë Rahelës edhe shërbëtoren e vet Bilhën, që me i shërby asaj.

30 Masanej Jakobi ka pasë marrëdhënie edhe me Rahelën. Aj e ka dashtë Rahelën ma shumë se Lean edhe ka punu për Labanin edhe shtatë vjet tjera.

31 Kur Jehovai e ka pa që Lea s'u donte, e ka bo me mujt me pasë fëmijë. Kurse Rahela s'mujke me bo fëmijë.

32 Kështu Lea ka mbetë shtatzanë edhe e ka lindë nji djalë. Ia ka lonë emnin Ruben, se ka thanë: "Jehovai e ka pa gjendjen tem t'vështirë. Tash e tutje burri jem ka me m'dashtë."

33 Masanej ka mbetë prapë shtatzanë edhe e ka lindë nji djalë tjetër. Ka thanë: "Jehovai e ka ni që unë s'jom e dashtun. Prandaj ma ka dhanë edhe këtë djalë." Atëherë ia ka lonë emnin Simeon.

34 Ajo ka mbetë prapë shtatzanë edhe e ka lindë nji djalë tjetër. Atëherë ka thanë: "Tash që ia kam lindë burrit tem tre djem, aj ka me u lidhë ma shumë me mu." Prandaj ia kanë lonë emnin Levi.

35 Edhe nji herë ka mbetë shtatzanë edhe e ka lindë nji djalë. Atëherë ka thanë: "Kësaj here kam me e lavdu Jehovain." Prandaj ia ka lonë emnin Juda. Masanej s'ka lindë ma fëmijë.