Libri i parë i Musës 37

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jakobi ka vazhdu me jetu n'vendin e Kạnaanit, aty ku baba i tij ka jetu si i huj.

2 Kjo asht historia e Jakobit. Kur Josephi u konë djalë i ri, 17 vjeç, aj i ka rujtë delet edhe dhitë
bashkë me djemtë e Bịlhës edhe Sịlpës, grave t'babës t'vet. Josephi i ka kallxu babës t'vet gjana t'këqija për ta.

3 Israeli e ka dashtë Josephin ma shumë se krejt djemtë e tjerë, se Josephi i ka lindë kur aj u konë veç i vjetër. Aj ka ba me ia qepë nji petk t'veçantë.

4 Kur vllaznit e Josephit e kanë pa që baba i tyne e ka dashtë Josephin ma shumë se krejt ata, kanë nisë me e urry edhe s'kanë mujtë ma me folë mirë e n'paqe me to.

5 Ma vonë Josephi e ka pa nji andërr edhe ua ka kallxu vllaznive t'vet. Për qata, ata e kanë urry edhe ma shumë.

6 Aj u ka thanë: “Ndigjoni pak, ju lutna, qka kom pa n'andërr:

7 Na jena konë jashtë, n'mes t'arës, tuj i lidhë duajt e drithit. Atëherë duaji jem asht çu edhe ka nejtë drejt. Duajt e juaj e kanë rrethu duajin tem edhe jonë përkulë para tij.”

8 Vllaznit i kanë thanë: “A po don ti me u ba mbret mbi neve edhe me na sundu?” Për shkak t'andrrave edhe fjalëve t'tij, ata kanë pasë edhe nji arsye tjetër me e urry.

9 Mbas kësaj, aj e ka pa edhe nji andërr tjetër, edhe këtë ua ka kallxu vllaznive t'vet. “E kom pa edhe nji andërr”, u ka thanë. “Kësaj here, dielli, hana edhe njimbëdhjetë yje jonë përkulë para meje.”

10 Aj ia ka kallxu këtë babës edhe vllaznive t'vet. Atëherë baba i tij u nervozu edhe i ka thanë: “Qka po don me thanë kjo andërr që e ke pa? A po menon ti që unë, nana jote edhe vllaznit e tu kemi me ardhë te ti edhe me u përkulë para teje deri n-tokë?”

11 Vllaznit e tij kanë nisë me ia pasë zili, po baba i tij i ka majtë n'mend ato fjalë.

12 Nji herë, kur vllaznit e Josephit kanë shku me i kullotë tufat e babës t'vet afër Sịchemit,

13 Israeli i ka thanë Josephit: “Vllaznit e tu jonë tuj i rujtë tufat afër Sịchemit. Hajde, kom me t'çu te ata.” Josephi i ka thanë: “Qe, jom gati!”

14 Atëherë Israeli i ka thanë: “Shko, t'lutna, kqyri a jonë mirë vllaznit e tu. Kqyre edhe tufën, mandej hajde e kallxom.” Kështu e ka nisë pi luginës së Hẹbronit, edhe Josephi asht nisë për Sịchem.

15 Ma vonë, kur aj u konë tuj u sillë andej-knej n'arë, e ka taku nji burrë që e ka vetë: “Qka je tuj lypë?”

16 Josephi i ka thanë: “Jom tuj i lypë vllaznit e mi. A munesh, t'lutna, me m'kallxu ku jonë tuj i rujtë tufat?”

17 Burri i ka thanë: “Ata jonë nisë pi këtu. I kom ni tuj thanë: ‘Hajde t'shkojmë n'Dọthan.’” Atëherë Josephi ka shku mas vllaznive t'vet edhe i ka gjetë afër Dọthanit.

18 Ata e kanë pa Josephin qysh pi larg, edhe hala pa mbërri aj te ta, kanë nisë me ba plan qysh me e vra.

19 I kanë thanë njani-tjetrit: “Kqyrne, qeky që sheh andrra po vjen!

20 Hajde ta vrasim edhe ta gjujmë n'njanën pi gropave t'ujit. Kemi me thanë që e ka hangër nji kafshë e egër. Mandej kemi me pa qka ka me u ba me andrrat e tij.”

21 Kur Rụbeni e ka ni këtë, ka tentu me e shpëtu Josephin. U ka thanë: “S'bon me ia marrë jetën.”

22 Rụbeni u ka thanë edhe: “Mos derdhni gjak! Gjujeni n'gropën e ujit këtu n'vendin e shkretë, po mos i bani kurgjo.” Aj ka dashtë me e shpëtu Josephin pi tyne edhe me e kthy te baba i vet.

23 Sapo Josephi ka mbërri te vllaznit e vet, ata ia kanë hjekë petkun që e ka pasë veshë, atë petkun e veçantë.

24 E kanë kapë edhe e kanë gjujtë n'gropën e ujit. Në atë kohë gropa u konë e thatë, s'ka pasë ujë n’to.

25 Mandej jonë ulë me hangër. Kur e kanë çu kryt, e kanë pa nji karvan ismaelitësh tuj ardhë pi Gịleadi. Ata u konë rrugës për Egjipt, edhe devetë e tyne i kanë pasë t'ngarkume me lạdanum, balsam edhe lëvore që ka pasë rrëshinë.

26 Atëherë Juda u ka thanë vllaznive t'vet: “Qka fitojmë na nëse e vrasim vllaun tonë edhe ia mshehim gjakun?

27 Hajde ta shesim te ismaelitët edhe mos t'i bajmë kurgjo. Se n'fund t'fundit, aj asht vllau jonë, mishi edhe gjaku jonë.” Atëherë ata e kanë ndigju vllaun e vet.

28 Kur kanë kalu tregtarët midianitë, e kanë nxjerrë Josephin pi gropës së ujit edhe e kanë shitë te ismaelitët për 20 copa argjendi. Ata e kanë marrë Josephin me veti n'Egjipt.

29 Ma vonë, Rụbeni asht kthy te gropa e ujit edhe e ka pa që Josephi s'u konë ma aty. Atëherë i ka shqy teshat e veta.

30 Ka vrapu te vllaznit e vet edhe ka bërtitë: “Djali s'asht ma aty! Po unë, qka me ba tash?”

31 Ata e kanë marrë petkun e Josephit, e kanë therë nji cjap edhe e kanë zhytë petkun n'gjak.

32 Mandej ia kanë çu petkun babës t'vet me këtë lajm: “Këtë e kemi gjetë. Kqyre mirë, t'lutna, a asht i djalit tand.”

33 Aj e ka kqyrë petkun edhe ka bërtitë: “Ky asht petku i djalit tem! Nji kafshë e egër duhet me e pasë hangër! Josephin me siguri e kanë ba copë-copë!”

34 Atëherë Jakobi i ka shqy teshat e veta, e ka mbështjellë mesin me pëlhurë thesi edhe ka mbajtë zi për djalin e vet shumë ditë.

35 Krejt djemtë edhe çikat e tij kanë tentu vazhdimisht me e ngushllu, po aj s'ka dashtë me u ngushllu. Ka thanë: “Unë kom me shku n'vorr tuj mbajtë zi për djalin tem.” Edhe ka kajtë pa u nalë.

36 Mandej midianitët e kanë shitë Josephin n'Egjipt te Pọtiphari, nji zyrtar i oborrit t'faraonit, që u konë kryetari i truprojave.