Libri i parë i Musës 38
1 N'at kohë, Juda u nda pi vllaznive t'vet edhe e ka ngritë çadrën afër Hịrës, nji burri pi Adụllami.
2 Atje Juda e ka pa çikën e Schụas, nji kananiti. E ka marrë për grue edhe ka pasë marrëdhënie me to.
3 Ajo ka mbetë shtatzanë edhe e ka lindë nji djalë, të cilit Juda ia ka lanë emnin Er.
4 Ajo ka mbetë prapë shtatzanë, e ka lindë edhe nji djalë tjetër edhe ia ka lanë emnin Ọnan.
5 Ma n'fund, ajo e ka lindë edhe nji djalë tjetër, të cilit ia ka lanë emnin Schẹla. Juda n'at kohë u konë n'Ạchsib.
6 Ma vonë, Juda ia ka marrë nji grue djalit t'vet t'parë, Erit. Emni i saj u konë Tạmar.
7 Po Jehovës s'i ka pëlqy ajo që ka ba Eri, djali i parë i Judës. Për qata, Jehova e ka vra.
8 Atëherë Juda i ka thanë Ọnanit: “Ki marrëdhënie me grun e vllaut tand. Martohu me to si kunat, që vllau yt me pasë pasardhës.”
9 Po Ọnani e ka ditë që pasardhësit s'kanë me u llogaritë si t'tij. Për qata, sa herë që ka pasë marrëdhënie me grun e vllaut t'vet, e ka derdhë farën n’tokë, që vllau i tij mos me pasë pasardhës.
10 Ajo që ka ba Ọnani u konë e keqe n'sytë e Jehovës. Për qata, Jehova e ka vra edhe atë.
11 Mandej Juda i ka thanë resë t'vet, Tạmarës: “Rri si vejushë n'shpinë e babës tand, derisa t'rritet djali jem Schẹla.” Se me veti ka mendu: “Ndoshta ka me vdekë edhe ky, si vllaznit e vet.” Kështu Tạmara ka shku n'shpinë e babës t'vet edhe ka nejtë aty.
12 Mbas nji kohe, ka vdekë gruaja e Judës, çika e Schụas. Pasi Juda e ka kry kohën e zisë, ka shku bashkë me shokun e vet Hịrën pi Adụllami, te njerëzit që ia qethnin delet n'Tịmna.
13 Dikush i ka kallxu Tạmarës: “Vjehrri yt asht rrugës për Tịmna, me i qethë delet.”
14 Atëherë ajo i ka hjekë teshat e vejushës, e ka mbulu ftyrën, e ka mbështjellë veten me nji petk edhe asht ulë te hyrja e Enạjimit, që asht rrugës për Tịmna. Se ajo e ka pa që Schẹla tash u rrit, po hala s'ia kanë dhanë për burrë.
15 Kur Juda e ka pa, menjëherë ka mendu që ajo asht prostitutë, se e ka pasë ftyrën e mbulume.
16 Aj ka shku te ajo, anash rrugës, edhe i ka thanë: “T'lutna, du me pasë marrëdhënie me ty.” Se aj s'e ka ditë që ajo asht reja e vet. Ajo e ka vetë: “Qka ki me m'dhanë për këtë?”
17 Aj i ka thanë: “Kom me ta çu nji kec pi tufës teme.” Ajo e ka vetë: “A po ma len nji peng, derisa t'ma çosh kecin?”
18 Aj e ka vetë: “Qka po don me ta lanë peng?” Ajo i ka thanë: “Unazën tane me vulë, pejin tand edhe shkopin që e ki n'dorë.” Atëherë aj ia ka dhanë këto, ka pasë marrëdhënie me to edhe ajo ka mbetë shtatzanë me to.
19 Mbas kësaj, ajo asht çu, ka shku, e ka hjekë petkun edhe i ka veshë prapë teshat e vejushës.
20 Juda e ka çu shokun e vet pi Adụllami me kecin, që me ia dhanë asaj grues edhe me ia marrë pengun mbrapsht. Po ajo s'u gjetë kërkun.
21 Aj i ka vetë burrat e atij vendi: “Ku asht ajo prostituta e tempullit që u konë ulë anash rrugës n'Enạjim?” Ata i kanë thanë: “Këtu s'ka pasë kurrë prostitutë t'tempullit.”
22 Ma n'fund, aj u kthy te Juda edhe i ka thanë: “S'e kom gjetë. Edhe burrat e atij vendi m'kanë thanë: ‘Këtu s'ka pasë kurrë prostitutë t'tempullit.’”
23 Juda i ka thanë: “Le t'i majë ato sene, veç mos me u ba na për hajgare. Unë ia kom çu kecin, po ti s'e ke gjetë grun.”
24 Rreth tre muj ma vonë, dikush i ka kallxu Judës: “Reja jote Tạmara asht marrë me prostitucion, edhe për qata ka mbetë shtatzanë.” Atëherë Juda ka urdhnu: “Nxirreni jashtë! Ajo ka me u djegë.”
25 Kur jonë konë tuj e nxjerrë jashtë, ajo i ka çu fjalë vjehrrit t'vet: “Jom shtatzanë me burrin që i ka këto sene.” Edhe ka thanë: “Kqyri, t'lutna, t'kujt jonë kjo unazë me vulë, ky pe edhe ky shkop.”
26 Juda i ka kqyrë ato sene edhe ka thanë: “Ajo ka vepru ma drejt se unë, se unë s'ia kom dhanë djalin tem Schẹlën për burrë.” Mbas kësaj, aj s'ka pasë ma marrëdhënie me to.
27 Kur ka ardhë koha me lindë, u marrë vesh që Tạmara ka me lindë binjakë.
28 Gjatë lindjes, njani pi bebeve e ka nxjerrë dorën. Mamia menjëherë ia ka lidhë nji pe t'kuq t'ndezun për dore edhe ka thanë: “Ky ka dalë i pari.”
29 Po sapo aj e ka tërhjekë dorën mbrapsht, ka dalë vllau i tij. Atëherë mamia ka bërtitë: “Qysh e çave rrugën qashtu për veti!” Për qata, ia kanë lanë emnin Pẹrez.
30 Mbas tij ka lindë vllau i vet, që e ka pasë pejin e kuq t'lidhun për dore, edhe ia kanë lanë emnin Sẹrach.