Libri i parë i Musës 42
1 Kur Jakobi e ka marrë vesh që n'Egjipt ka drithë, u ka thanë djemve t'vet: “Pse po kqyrni veç njani-tjetrin?”
2 Mandej u ka thanë: “Kom ni që n'Egjipt ka drithë. Shkoni atje edhe bleni pak për neve, që me mbetë gjallë e mos me vdekë.”
3 Atëherë dhjetë vllaznit e Josephit kanë shku n'Egjipt me ble drithë.
4 Po Jakobi s'e ka çu Bẹnjaminen, vllaun e Josephit, bashkë me vllaznit e tjerë, se ka thanë: “Mos po i ndodhë naj e keqe.”
5 Kështu djemtë e Israelit kanë ardhë n'Egjipt bashkë me tjerët që kanë dashtë me ble ushqim, se zija e bukës e ka kaplu edhe vendin e Kạnaanit.
6 Josephi e ka sundu vendin, edhe aj u konë që u ka shitë drithë njerëzve pi krejt anëve. Atëherë kanë ardhë vllaznit e tij edhe jonë përkulë thellë para tij, me ftyrë kah toka.
7 Sapo Josephi i ka pa vllaznit e vet, i ka njoftë menjëherë, po s'ua ka kallxu kush asht. I ka vetë me za t'ashpër: “Pi kah jeni ju?” Ata i kanë thanë: “Pi vendi i Kạnaanit. Kemi ardhë me ble ushqim.”
8 Pra, Josephi i ka njoftë vllaznit e vet, po ata s'e kanë njoftë atë.
9 Josephit menjëherë i kanë ra n'mend andrrat që i ka pa për ta. U ka thanë: “Ju jeni spiunë! Keni ardhë me zbulu ku asht vendi pa mbrojtje!”
10 Ata i kanë thanë: “Jo, zotni! Na, shërbëtorët e tu, kemi ardhë me ble ushqim.
11 Na krejt jena djemtë e nji babe. Jena njerëz t'ndershëm. Shërbëtorët e tu s'jonë spiunë.”
12 Po aj u ka thanë: “S'asht e vërtetë! Ju keni ardhë me zbulu ku asht vendi pa mbrojtje!”
13 Atëherë ata i kanë thanë: “Na, shërbëtorët e tu, jena dymbëdhjetë vllazni. Jena djemtë e nji babe që jeton n'vendin e Kạnaanit. Ma i vogli ka mbetë te baba jonë, kurse tjetri s'asht ma.”
14 Po Josephi u ka thanë: “Asht bash qysh ju thashë, ju jeni spiunë!
15 Kom me ju provu. Pasha jetën e faraonit, ju s'keni me dalë pi këtu derisa t'vjen vllau juaj ma i vogël.
16 Njani pi juve le t'shkojë me e marrë vllaun tuaj, kurse tjerët kanë me mbetë n'burg. Kështu ka me u marrë vesh a po e thoni t'vërtetën. Nëse jo, atëherë jeni spiunë, pasha jetën e faraonit!”
17 Mandej i ka shti krejt bashkë n'burg për tri ditë.
18 Ditën e tretë, Josephi u ka thanë: “Unë e kom frikë Zotin edhe e respektoj. Për qata, bani qysh po ju thom, që me mbetë gjallë.
19 Nëse jeni njerëz t'ndershëm, atëherë le t'mbetet nj ani pi vllaznive tuaj këtu n'burg. Ju tjerët muni me shku edhe me marrë drithë, që me ua lehtësu urinë njerëzve n'shpitë e juaja.
20 Mandej ma bini vllaun tuaj ma t'vogël, që me pa unë se e keni thanë t'vërtetën, edhe që mos me vdekë.” Edhe ata kanë ba qashtu.
21 Po ata i kanë thanë njani-tjetrit: “Tash me siguri po dënohemi për shkak t'vllaut tonë. E kemi pa sa shumë ka hjekë kur na u ka lutë me pasë dhimt për to, po na s'e kemi ndigju. Për qata, tash jena n'këtë hall t'madh.”
22 Rụbeni u ka thanë: “A s'ju kom thanë unë: ‘Mos bani mëkat kundër djalit’? Po ju s'më keni ndigju. Tash me siguri ka me na u kërku llogari për gjakun e tij.”
23 Po ata s'e kanë ditë që Josephi po i kupton, se aj ka folë me ta përmes nji përkthyesi.
24 Josephi u largu pi tyne edhe ka nisë me kajtë. Kur u kthy edhe ka folë prapë me ta, ka urdhnu me e kapë Sịmeonin edhe me e lidhë para syve t'vllaznive t'vet.
25 Mbas kësaj, Josephi ka urdhnu me ua mbushë thasët me drithë, me ia shti secilit paret n’thesin e vet edhe me u dhanë ushqim për rrugë. Edhe kështu u ba.
26 Mandej ata e kanë ngarku drithin mbi gomarët e tyne edhe jonë nisë për rrugë.
27 Kur njani pi tyne e ka çelë thesin rrugës, te vendi ku jonë ndalë me pushu, që me i dhanë gomarit me hangër, përnjiherë i ka pa paret e veta n'krye t'thesit.
28 Atëherë u ka thanë vllaznive t'vet: “Qe paret e mia! Dikush m'i ka kthy n’thes!” Ata jonë tutë shumë. Tuj u dridhë, e kanë kqyrë njani-tjetrin edhe kanë thanë: “Qka na ka ba Zoti kështu?”
29 Kur kanë mbërri te baba i tyne, Jakobi, n'vendin e Kạnaanit, ia kanë kallxu krejt çka u ka ndodhë. I kanë thanë:
30 “Ai burri që e sundon vendin ka folë shumë ashpër me neve edhe na ka akuzu që jena tuj e spiunu vendin.
31 Po na i kemi thanë: ‘Na jena njerëz t'ndershëm. S'jena spiunë.
32 Jena dymbëdhjetë vllazni, djemtë e t'njejtit babë. Njani s'asht ma, kurse ma i vogli ka mbetë te baba jonë n'vendin e Kạnaanit.’
33 Atëherë ai burri që e sundon vendin na ka thanë: ‘Unë kom me e marrë vesh a jeni njerëz t'ndershëm. Leni njanin pi vllaznive tuaj te unë. Mandej merrni pak ushqim me veti, që me ua lehtësu urinë njerëzve n'shpitë e juaja, edhe shkoni.
34 Ma bini vllaun tuaj ma t'vogël. Kështu kom me e ditë që jeni njerëz t'ndershëm e jo spiunë. Atëherë kom me jua kthy vllaun edhe muni me vazhdu me ba tregti n'këtë vend.’”
35 Kur kanë nisë me i zbrazë thasët, secili e ka gjetë qesen e vet me pare n’thes. Kur ata edhe baba i tyne i kanë pa qeset me pare, jonë tutë shumë.
36 Atëherë baba i tyne, Jakobi, ka bërtitë: “Ju po m'i merrni fëmijët! Josephi s'asht ma, Sịmeoni s'asht ma, e tash po doni me ma marrë edhe Bẹnjaminen! Pse duhet unë me i hjekë krejt këto?”
37 Po Rụbeni i ka thanë babës t'vet: “Nëse s'ta kthej Bẹnjaminen, munesh me m'i vra dy djemtë e mi. Ma beso mu. Unë kom me ta kthy.”
38 Po Jakobi i ka thanë: “Djali jem s'ka me shku me ju! Vllau i tij ka vdekë, edhe veç ky m'ka mbetë. Nëse i ndodhë naj e keqe gjatë rrugës, ju me atë mërzi keni me m'çu n'vorr, mu me flokët e mi t'thijun.”