Libri i parë i Musës 45

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atëherë Jozefi s’ka mujt ma me e majt veten para shërbëtorëve të vet. Ka bërtitë: „Dilni krejt jashtë!“ Kur s’ka mbetë kërkush tjetër aty, përveç vllaznive të tij, Jozefi ua ka kallxu atyne kush asht.

2 Aj ka nis me kajt aq fort, sa e kanë ni egjiptianët, edhe lajmi ka shku deri në oborrin e faraonit.

3 Në fund, Jozefi u ka thanë vllaznive të vet: „Unë jom Jozefi. A asht hala gjallë baba jem?“ Vllaznit e tij jonë habitë aq shumë, sa s’kanë mujt me nxjerrë asnji fjalë.

4 „Afrohuni pak, ju lutna“, u ka thanë Jozefi vllaznive të vet. Atëherë ata janë afru te
aj. Pastaj u ka thanë: „Unë jom vllau juaj Jozefi, që ju m’keni shitë në Egjipt.

5 Po mos u tutni edhe mos e fajësoni veten pse m’keni shitë këtu. Zoti m’ka çu përpara juve për me shpëtu jetë.

6 Tash qe dy vjet ka uri t’madhe në këtë vend, edhe për pesë vjetët që vijnë s’ka me u lavru toka e as s’ka me u korrë.

7 Po Zoti m’ka çu përpara juve, që me rujt nji pjesë pi juve gjallë në tokë edhe me ju majt gjallë përmes nji shpëtimi t’madh.

8 Pra, s’jeni ju ata që m’keni çu këtu, po Zoti i vërtetë. Aj m’ka ba këshilltarin kryesor të faraonit, zotni mbi krejt shpinë e tij edhe sundues mbi krejt Egjiptin.

9 Shkoni shpejt te baba jem edhe thuji: ‚Djali yt Jozefi po t’çon fjalë: „Zoti m’ka ba zotni të krejt Egjiptit. Hajde te unë, mos u vono.

10 Ti mundesh me jetu në vendin e Goshenit, afër meje, ti, djemtë e tu, nipat e tu, tufat e tua edhe krejt qka ke.

11 Uria ka me vazhdu edhe pesë vjet, e unë kam me t’siguru ushqim aty, që ti edhe krejt shpija jote mos me u varfnu e mos me i hupë krejt qka ke.“‘

12 Ju edhe vllau jem Beniamini po e shihni me sytë e juaj që përnime jom unë ky që po foli me ju.

13 Pra, kallxojani babës tem krejt lavdinë që e kam këtu në Egjipt edhe krejt qka keni pa. E tash shpejtoni, ma bini babën këtu.“

14 Pastaj Jozefi e ka përqafu për qafe vllaun e vet Beniaminin edhe ka nis me kajt fort. Edhe Beniamini ka kajt tu e përqafu Jozefin.

15 Jozefi i ka puthë krejt vllaznit e vet tu kajt, e masanej vllaznit kanë folë me të.

16 Në oborrin e faraonit ka ardh lajmi: „Vllaznit e Jozefit kanë ardh!“ Faraoni edhe shërbëtorët e tij janë gëzu për këtë.

17 Atëherë faraoni e ka urdhnu Jozefin: „Thuju vllaznive tu: ‚Bojeni qit sen: Ngarkoni kafshët e barrës edhe shkoni në vendin e Kanaanit.

18 Merreni babën edhe familjet e juaja edhe ejani këtu te unë. Unë kam me ju dhanë ma t’mirat që i ka Egjipti, edhe ju keni me hanger prodhimet ma t’mira të këtij vendi.‘

19 Përveç kësaj, thuju: ‚Bojeni qit sen: Merrni karroca pi Egjiptit për fmitë edhe gratë e juaja, edhe me nji pi atyne karrocave ma sillni babën këtu.

20 Mos e vritni menen për pasuninë tuaj, se krejt qka ka ma t’mirë në Egjipt asht e juaja.‘“

21 Djemtë e Izraelit e kanë ba qashtu, edhe Jozefi u ka dhanë karroca, qysh e ka urdhnu faraoni. U ka dhanë edhe ushqim për rrugë.

22 Secilit ia ka dhanë nji palë tesha me i ndrru. Po Beniaminit ia ka dhanë 300 monedha t’argjendta edhe pesë palë tesha me i ndrru.

23 Babës së vet ia ka çu këto: dhjetë gomarë t’ngarkum me gjana t’mira pi Egjipti edhe dhjetë gomarica t’ngarkume me drith, bukë e ushqime tjera për rrugë.

24 Qashtu i ka nis vllaznit e vet. Kur janë nis, u ka thanë: „Mos u ngatrroni me njani-tjetrin rrugës.“

25 Ata janë kthy pi Egjiptit te baba i tyne, Jakobi, në vendin e Kanaanit.

26 I kanë kallxu: „Jozefi hala asht gjallë! Aj po sundon mbi krejt Egjiptin!“ Po Jakobit zemra iu ka ba si e mpime, se s’u ka besu.

27 Po kur ia kanë kallxu babës së tyne, Jakobit, krejt qka u ka thanë Jozefi, edhe kur aj i ka pa karrocat që Jozefi ia ka çu, shpirti i babës së tyne, Jakobit, u gjallnu prapë.

28 Atëherë Izraeli ka thirrë: „Mjaft! Djali jem Jozefi hala asht gjallë! Duhet me shku te djali jem edhe me e pa para se me vdekë.“