Libri i parë i Musës 50
1 Masanej Jozefi u hodh mbi babën e vet, ka kajt për të edhe e ka puth.
2 Masanej Jozefi i ka urdhnu mjekët që i shërbejshin atij, me ia balsamos trupin babës së vet. Kështu mjekët e kanë balsamos trupin e Izraelit.
3 Për këtë punë u jonë dasht plot 40 ditë, se qaq zgjat krejt balsamosja. E egjiptasit kanë kajt për të 70 ditë.
4 Kur kanë kalu ditët e zisë, Jozefi u ka thanë shërbëtorëve të oborrit të faraonit: “Nëse ma doni të mirën, ju lutna, kallxojani faraonit këto fjalë:
5 ‘Unë u dasht me iu betu babës tem për nji sen. Aj më ka thanë: “Unë tash po des. M’varros në vorrin tem, që e kom hap në vendin e Kananit.” Të lutna, më lejo me shku me e varros babën tem. Masanej kom me u kthy prapë.’”
6 Faraoni i ka thanë: “Shko edhe varrose babën tand, qysh i je betu.”
7 Atëherë Jozefi u nis me shku me e varros babën e vet. Bashkë me të kanë shku krejt shërbëtorët e faraonit, pleqtë e oborrit të tij edhe krejt pleqtë e Egjiptit,
8 krejt ata të shpisë së Jozefit, vllaznit e tij edhe krejt ata të shpisë së babës së vet. Veç fëmijët e vegjël edhe kopetë e bagëtisë i kanë lanë në vendin e Gosenit.
9 Me të kanë shku edhe karroca edhe kalorës. U konë nji grup shumë i madh.
10 Kur kanë mrrijt te lëmi i Atadit, në anën e Jordanit, kanë vajtu shumë për të vdekunin. Jozefi ka mbajt zi për babën e vet shtatë ditë.
11 Kur banorët e atij vendi, kananitët, i kanë pa tu vajtu te lëmi i Atadit, kanë thanë: “Egjiptasit po mbajnë zi shumë të madhe!” Për qata atij vendi në anën e Jordanit ia kanë lanë emnin Abel-Mizraim.
12 Djemtë e Jakobit i kanë zbatu saktë krejt porositë që ua kish dhanë baba i tyne.
13 Ata e kanë çu trupin e tij në vendin e Kananit edhe e kanë varros në shpellën që asht në arën e Makpelës, përballë Mamres. Atë arë Abrahami e kish ble pi Efronit, hetitit, për me e pas si vend për varre.
14 Pasi Jozefi e ka varros babën e vet, u kthy në Egjipt bashkë me vllaznit e tij edhe krejt ata që kishin shku me të për varrimin e babës së vet.
15 Mas vdekjes së babës së tyne, vllaznit e Jozefit i kanë thanë njani-tjetrit: “Ndoshta Jozefi na ka marrë inati edhe ka me na e kthy për krejt të kqijat që ia kemi ba.”
16 Për qata i kanë çu fjalë Jozefit: “Para se me dek, baba yt na ka lanë këtë porosi:
17 ‘Thujini Jozefit: “Të lutna, faljau vllaznive të tu gabimin edhe gjynahin që e kanë ba kundër teje, kur të kanë shkaktu qaq shumë të kqija.”’ E tash të lutna, faljau gabimin shërbëtorëve të Zotit të babës tand.” Kur Jozefi i ka ni këto fjalë, ia ka nis me kajt.
18 Masanej kanë ardh edhe vllaznit e tij, jonë përkul para tij deri në tokë edhe i kanë thanë: “Na jena skllevnit e tu.”
19 Po Jozefi u ka thanë: “Mos u tutni. A mos jom unë në vend të Zotit?
20 Ju keni pas ndërmend me më ba keq, po Zoti ka dasht që krejt kjo me dalë për mirë, që me ua shpëtu jetën shumë njerëzve, qysh po e bon edhe sot.
21 Për qata mos u tutni. Unë kom me vazhdu me ju furnizu me ushqim juve edhe fëmijët tuej.” Kështu Jozefi i ka ngushllu edhe u ka fol me fjalë të mira për me ua hjek frikën.
22 Jozefi ka vazhdu me jetu në Egjipt bashkë me krejt ata të shpisë së babës së vet. Aj i ka mbush 110 vjet.
23 Jozefi i ka pa pasardhësit e djemve të Efraimit deri në brezin e tretë. I ka pa edhe djemtë e Makirit, djalit të Manaseut. Ata kanë lind në gjunjtë e tij.
24 Në fund Jozefi u ka thanë vllaznive të vet: “Unë tash po des, po Zoti pa tjetër ka me u kujdes për ju. Aj ka me ju nxjerr pi këtij vendi edhe ka me ju çu në vendin që ua ka premtu me betim Abrahamit, Isakut edhe Jakobit.”
25 Atëherë Jozefi i ka ba djemtë e Izraelit me u betu. U ka thanë: “Zoti pa tjetër ka me u kujdes për ju. Kur të shkoni, merrne edhe trupin tem të vdekun me veti pi këtu.”
26 Jozefi ka dek kur i ka pas 110 vjet. Trupin e tij e kanë balsamos edhe e kanë vnu në nji arkivol në Egjipt.