Libri i parë i Musës 9
1 Pastaj Zoti e ka beku Noen edhe djemtë e tij, e u ka thanë: „Shtohuni, shumohuni edhe mbusheni tokën.
2 Krejt kafshët që jetojnë në tokë, shpendët që fluturojnë n'qiell, krejt ato që lëvizin nëpër tokë, edhe krejt peshqit e detit kanë me vazhdu me ju pasë frikën e me u trembë pi juve. Tash jonë në dorën tuj.
3 Krejt kafshët që jonë gjallë munden me ju shërby për ushqim. Qysh jua kom dhanë bimët e gjelbra, ashtu po jua jap edhe ato.
4 Veç mishin me jetën e tij – me gjakun e tij – s'guxoni me hangër.
5 Përveç kësaj, unë kom me kërku llogari për gjakun tuj – për jetën tuj. Kom me kërku llogari pi çdo gjallesë. Edhe çdo njeri kom me e majt përgjegjës për jetën e vllaut të vet.
6 Kush e derdh gjakun e njeriut, gjaku i tij ka me u derdh pi njeriut, se Zoti e ka ba njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet.
7 E ju, shtohuni e bëhuni shumë. Shumohuni fort në tokë e bëhuni sa ma shumë.“
8 Pastaj Zoti i ka thanë Noes edhe djemve të tij:
9 „Qe, tash po e lidhi nji besë me ju edhe me pasardhësit tuj,
10 edhe me krejt gjallesat që kanë dalë bashkë me ju pi arkës – me shpendët, me kafshët e shpisë edhe me kafshët e egra – pra, me krejt gjallesat në tokë.
11 Po, po e lidhi nji besë me ju: Kurrë ma nji përmbytje s'ka me e zhdukë krejt jetën, edhe kurrë ma nji përmbytje s'ka me e shkatërru tokën.“
12 Zoti ka vazhdu me thanë: „Qikjo asht shenja e besës mes meje e juve, edhe krejt gjallesave që jonë me ju, për krejt brezat që kanë me ardhë:
13 Ylberin tem po e qes ndër re. Aj ka me konë shenja e besës mes meje edhe tokës.
14 Sa herë që unë i çoj retë mbi tokë edhe ylberi shfaqet në to,
15 unë pa tjetër kom me e kujtu besën mes meje e juve, edhe çdo lloj gjallese. Kurrë ma uji s'ka me u ba nji përmbytje që e zhdukë krejt jetën.
16 Kur të shfaqet ylberi ndër re, unë pa tjetër kom me e pa edhe kom me e kujtu besën e amshume mes meje edhe çdo lloj gjallese në tokë.“
17 Pastaj Zoti i ka thanë edhe nji herë Noes: „Qikjo asht shenja e besës që po e lidhi me krejt gjallesat në tokë.“
18 Djemtë e Noes që kanë dalë pi arkës jonë konë Semi, Hami edhe Jạpheti. Hami ma vonë u ba baba i Kạnaanit.
19 Këta jonë konë tre djemtë e Noes. Pi tyne kanë dalë krejt njerëzit që jonë përhapë nëpër tokë.
20 Pastaj Noe ka nisë me punu tokën edhe ka mbjellë nji vresht.
21 Nji ditë, kur ka pi venë, u deh edhe ka nejtë pa u mbulu në çadrën e vet.
22 Hami, baba i Kạnaanit, e ka pa babën e vet cullak edhe ua ka kallxu dy vllaznive të tij që jonë konë jashtë.
23 Atëherë Semi edhe Jạpheti e kanë marrë nji rrobë, e kanë qitë mbi supet e veta edhe kanë hy mbrapsht. Me fytyrat e kthyme anash, e kanë mbulu babën e vet edhe s'e kanë pa cullak.
24 Kur Noe u zgjue pi dehja e venës edhe e mori vesh qka i kish ba djali i vet ma i vogël,
25 ka thanë:
„Kạnaani qoftë i mallkum.
Aj ka me u ba skllavi ma i ultë i vllaznive të vet.“
26 Pastaj ka vazhdu me thanë: „Qoftë i
lavdum Jehovai, Zoti i Semit, e Kạnaani
ka me u ba skllav i Semit.
27 Zoti ia zgjanoftë vendin Jạphetit edhe e lejoftë
me banu në çadrat e Semit. Kạnaani
ka me u ba edhe skllav i Jạphetit.“
28 Mbas përmbytjes, Noe ka jetu edhe 350 vjet.
29 Gjithsej, Noe ka jetu 950 vjet, e masnej ka vdekë.