Libri i pest i Musës 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Këto jonë fjalët që Moisiu ia ka thanë krejt Izraelit n'anën e Jordanit, n'shkretinë, n'fushën e shkretinës përballë Sufit, ndërmjet Paranit, Tofelit, Labanit, Hazerotit edhe Di-Sahabit.

2 Pi Horebit deri n'Kadesh-Barnea, nëpër rrugën e maleve të Seirit, duhen 11 ditë.

3 N'vitin e 40-të, ditën e parë të muajit të 11-të, Moisiu ua ka tregu izraelitëve krejt ato që Jehova e ka urdhnu me ua thanë.

4 Kjo u konë masi aj e ka mund Sihonin, mbretin e amoritëve, që ka jetu n'Heshbon, edhe Ogun, mbretin e Bashanit, që ka jetu n'Ashtarot edhe n'Edrei.

5 N'anën e Jordanit, n'vendin e Moabit, Moisiu ka nisë me ua shpjegu ligjin. Aj ka thanë:

6 «Jehova, Zoti jonë, na ka thanë n'Horeb: ‘Ju keni nejt boll gjatë n'këto male.

7 Tash nisuni e shkoni kah malet e amoritëve edhe te krejt fqinjët e tyne n'Araba, n'male, n'Shefela, n'Negeb edhe te bregu i detit, n'vendin e kananitëve e n'Liban, deri te lumi i madh, Eufrati.

8 Kqyrni! Unë po jua jap këtë vend. Shkoni aty edhe merreni si pronë. Jehova u ka premtu me betim baballarëve tuj, Abrahamit, Isakut edhe Jakobit, që ka me ua dhanë këtë vend atyne edhe pasardhësve të tyne.’

9 N'atë kohë ju kam thanë: ‘Unë vetëm s'muj me ju bajtë krejt juve.

10 Jehova, Zoti juaj, ju ka shtu aq shumë, sa tash jeni shumë, sa yjet n'qiell.

11 Jehovai, Zoti i të parëve tuj, ju shtoftë edhe nji mijë herë ma shumë edhe ju bekoftë, qysh ju ka premtu.

12 Qysh muj unë vetë me i bajtë krejt barrët tuja, krejt ngarkesat tuja edhe krejt zënkat mes jush?

13 Zgjedhni pi fiseve tuja burra të mençëm, që kuptojnë mirë edhe që kanë përvojë. Unë kam me i caktu si kryetarë mbi ju.’

14 Ju më keni thanë: ‘Mirë asht ajo që po na propozon.’

15 Atëherë i kam marrë kryetarët e fiseve tuja, burra të mençëm e me përvojë, edhe i kam caktu si kryetarë mbi ju. Disa i kam caktu me udhëheq grupe nga 1000 veta, disa nga 100, disa nga 50 e disa nga 10. Të tjerët i kam caktu si zyrtarë n'fiset tuja.

16 N'atë kohë i kam urdhnu gjykatësit tuj: ‘Kur e gjykoni nji mosmarrëveshje mes vllaznive, qoftë mes nji burri e vllaut të vet, a mes nji burri e nji të hueji që jeton aty, duhet me gjyku drejt.

17 Mos e mbani anën e kërkujt kur gjykoni. Dëgjojeni të voglin njisoj si të madhin. Mos u tutni pi njerëzve, se ju po gjykoni për Zotin. E nëse nji rast asht tepër i vështirë për ju, ma sillni mu edhe unë kam me e dëgju.’

18 N'atë kohë ju kam tregu krejt qka duhet me ba.

19 Pastaj jena nisë pi Horebit edhe kemi kalu nëpër krejt atë shkretinë të madhe e të frikshme që e keni pa rrugës për te malet e amoritëve. Kështu na ka urdhnu Jehova, Zoti jonë. Në fund kemi mbërri n'Kadesh-Barnea.

20 Aty ju kam thanë: ‘Ju keni mbërri te malet e amoritëve, që Jehova, Zoti jonë, po na i jep.

21 Kqyrni! Jehova, Zoti juaj, jua ka dhanë këtë vend. Nisuni edhe merreni si pronë, qysh ju ka thanë Jehova, Zoti i të parëve tuj. Mos u tutni edhe mos ju kap panika!’

22 Po ju krejt keni ardhë te unë edhe keni thanë: ‘T'i çojmë do burra përpara me e kqyrë atë vend, që me na kallxu kah duhet me shku edhe n'çfarë qytetesh kemi me hasë.’

23 M'u ka dokë propozim i mirë, edhe i kam zgjedhë 12 burra pi jush, ka nji për secilin fis.

24 Ata jonë nisë, jonë hyp n'male edhe kanë mbërri n'luginën e Eshkolit, ku e kanë kqyrë mirë atë vend.

25 Kanë pru me veti disa pemë pi atij vendi edhe na kanë kallxu: ‘Vendi që po na e jep Jehova, Zoti jonë, asht i mirë.’

26 Po ju s'keni dashtë me hyp atje edhe e keni kundërshtu urdhnin e Jehovait, Zotit tuj.

27 N'çadrat tuja jeni anku vazhdimisht edhe keni thanë: ‘Jehova na urren. Për qata na ka nxjerrë pi Egjiptit edhe tash po na dorëzon te amoritët që me na zhdukë.

28 Kah me shku na tash? Vllaznit tanë na e kanë hupë guximin kur na kanë thanë: “Njerëzit atje jonë ma të fortë edhe ma të mëdhenj se na. Qytetet e tyne jonë të mëdha edhe të fortifikume deri n'qiell. Atje i kemi pa edhe djemtë e enakitëve.”’

29 Atëherë ju kam thanë: ‘Mos u trembni edhe mos u tutni pi tyne.

30 Jehova, Zoti juaj, ka me shku përpara jush edhe ka me luftu për ju, qysh ka luftu për ju n'Egjipt para syve tuj.

31 E ju e keni pa edhe qysh Jehova, Zoti juaj, ju ka bajtë n'shkretinë, njisoj si nji burrë që e ban djalin e vet. Ju ka bajtë gjatë krejt rrugës që e keni ba, deri sa keni ardhë këtu.’

32 Po edhe mas krejt këtyne, ju prapë s'i keni besu Jehovait, Zotit tuj,

33 që ka shku përpara jush gjatë rrugës, për me ju gjetë nji vend ku me ngritë kampin. Natën ju asht shfaq me zjarr, e ditën me nji re, për me jua kallxu rrugën kah duhet me shku.

34 Jehova e ka dëgju krejt kohën qka keni thanë, edhe u zemru. Aj u betu:

35 ‘Asnji burrë pi këtij brezi të keq s'ka me e pa vendin e mirë që ua kam premtu me betim baballarëve tuj,

36 përveç Kalebit, djalit të Jefunes. Aj ka me e pa atë vend, edhe unë kam me ia dhanë atij e djemve të tij vendin ku ka shkelë, se aj e ka ndjekë Jehovain me krejt zemrën.’

37 Për shkakun tuaj, Jehova u zemru edhe me mu edhe ka thanë: ‘As ti s'ke me hy atje.

38 Josiu, djali i Nunit, që të shërben ty, aj ka me hy n'atë vend. Jepi zemër, se aj ka me ba që Izraeli ta trashëgojë atë vend.’

39 ‘E fëmijët tuj, për të cilët keni thanë që kanë me i marrë rob, edhe djemtë tuj që sot s'e dinë qka asht mirë e qka asht keq, ata kanë me hy n'atë vend, edhe unë kam me ua dhanë si pronë.

40 Po ju kthehuni edhe shkoni n'shkretinë, rrugës kah Deti i Kuq.’

41 Atëherë më keni thanë: ‘Kemi ba gjynah kundër Jehovait. Tash kemi me hyp edhe me luftu, qysh na ka urdhnu Jehova, Zoti jonë.’ Pastaj secili pi jush i ka marrë armët e luftës, edhe ju u ka dokë shumë lehtë me hyp n'mal.

42 Po Jehova më ka thanë: ‘Thuaju atyne: “Mos hypni edhe mos luftoni, se unë s'jom me ju. Nëse shkoni, armiqtë tuaj kanë me ju mundë.”’

43 Unë ju kam folë, po ju s'keni dëgju. Përkundrazi, e keni kundërshtu urdhnin e Jehovait edhe, me mendjemadhësi, keni tentu me hyp n'mal.

44 Atëherë amoritët që jetonin n'mal kanë dalë kundër jush edhe ju kanë ndjekë si bletët. Ju kanë shpërnda nëpër Seir deri n'Horma.

45 Kur jeni kthy, keni nisë me kajtë para Jehovait, po Jehova s'ju ka dëgju edhe as s'ju ka kushtu vëmendje.

46 Për qata keni nejt aq gjatë n'Kadesh.