Libri i pest i Musës 10
1 Jehovai atëherë m’ka thanë: ‘Gdhend për veti dy rrasa guri si t’parat edhe hyp te unë n’mal. Bone edhe nji arkë pi druni.
2 Unë kom me i shkru n’rrasa fjalët që jonë konë n’rrasat e para, që ti i ke thy, e mandej ti ki me i shti rrasat n’arkë.’
3 Kështu që e kom bo nji arkë pi drunit t’akacies edhe i kom gdhendë dy rrasa guri si t’parat. Me dy rrasat n’dorë kom hyp n’mal.
4 Mandej Jehovai i ka shkru n’rrasa fjalët e njejta si herën e parë, Dhjetë Urdhnat, që ua ka thanë n’mal pi mesit t’zjarrit, atë ditë kur jeni mbledhë bashkë. Masanej Jehovai m’i ka dhanë mu.
5 Unë jom kthy, kom zhdryp pi malit edhe i kom shti rrasat n’arkën që e kom bo, ku jonë hala, qysh m’ka urdhnu Jehovai.
6 Mandej izraelitët jonë nisë pi Beerot-Bene-Jaakani edhe kanë shku n’Moserë. Aty ka vdekë Aaroni edhe e kanë varrosë. Djali i tij, Eleazari, e ka marrë vendin e tij si prift.
7 Pi aty kanë shku n’Gudgodë, e pi Gudgoda n’Jotbatë, nji vend me lugina ku rrjedh ujë.
8 Atëherë Jehovai e ka nda veç fisin e Levit. Levitët duhej me e bartë arkën e besëlidhjes së Jehovait, me nejtë para Jehovait e me i shërby, edhe me e beku popullin n’emnin e tij, qysh po bajnë deri sot.
9 Për qata, Levi s’ka marrë as pjesë, as trashëgimi bashkë me vllaznit e vet. Jehovai asht trashëgimia e tij, qysh ia ka thanë Jehovai, Zoti yt.
10 Unë kom nejtë n’mal 40 ditë e 40 net, qysh kom nejtë edhe herën e parë, edhe Jehovai m’ka ndëgju edhe kësaj here. Jehovai s’ka dashtë me t’shkatërru.
11 Mandej Jehovai m’ka thanë: ‘Shko përpara popullit edhe përgatite nisjen. Ata le t’hyjnë n’vendin që kom me ua dhanë, qysh u kom premtu me betim t’parëve t’tyne, edhe le ta marrin për veti.’
12 E tash, o Izrael, qka po lyp Jehovai, Zoti yt, pi teje? Veç me pasë frikë e respekt për Jehovain, Zotin tand, me ecë n’krejt rrugët e tij, me e dashtë, edhe me i shërby Jehovait, Zotit tand, me krejt zemrën e me krejt shpirtin tand,
13 edhe me i mbajtë urdhnat e rregullat e Jehovait që po t’i jap sot, që me t’shku mirë.
14 Kqyre! Jehovait, Zotit tand, i takojnë qiejt, bile edhe qiejt e qiejve, edhe toka me krejt qka ka n’to.
15 Ama Jehovai veç t’parët e tu i ka dashtë me zemër, edhe ju ka zgjedhë juve, pasardhësit e tyne, pi krejt popujve, qysh asht edhe sot.
16 Prandaj pastrojini tash zemrat e juja edhe mos u bani ma kryefortë.
17 Se Jehovai, Zoti juaj, asht Zoti i zotave edhe Zotnia i zotnive, Zoti i madh, i fortë, që ta shtin frikën edhe respektin. Aj s’e mban anën e askujt edhe s’merr ryshfet.
18 Aj ia mbron t’drejtën fmisë pa babë edhe grusë që i ka vdekë burri. Aj e don t’huejin që jeton mes jush edhe i jep bukë e tesha.
19 Edhe ju duhet me e dashtë t’huejin që jeton mes jush, se edhe ju vetë keni jetu si t’huej n’Egjipt.
20 Ki frikë e respekt për Jehovain, Zotin tand, atij shërbeji, mbaju fort për të edhe betohu n’emnin e tij.
21 Atë duhet me e lavdëru. Aj asht Zoti yt, që i ka ba për ty krejt ato punë t’mdhaja e që ta shtijnë frikën edhe respektin, të cilat i ke pa me sytë e tu.
22 Kur t’parët e tu kanë shku n’Egjipt, jonë konë 70 veta, e tash Jehovai, Zoti yt, t’ka shtu aq shumë sa yjet n’qiell.