Libri i pest i Musës 14

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ju jeni bijtë e Jehovës, Zotit tuej. Kur vdes dikush, s'guxoni me e pre lëkurën e trupit, as me e rru ballin tullac për të dekunin.

2 Se ti je popull i shenjtë për Jehovën, Zotin tand. Jehova të ka zgjedhë ty pi krejt popujve në faqen e dheut, me kon populli i tij, pasunia e tij e veçantë.

3 Mos ha kurgjo që asht e neveritshme.

4 Këto kafshë muneni me i hangër: demin, delen, dhinë,

5 drerin, gazelën, kaprollin, dhinë e egër, antilopën, delen e egër edhe dhinë e bjeshkës.

6 Muneni me i hangër krejt kafshët që e përtypin ushqimin prapë edhe i kanë thundrat krejt të ndame më dysh.

7 Po pi kafshëve që e përtypin ushqimin prapë a që i kanë thundrat e ndame, këto s'guxoni me i hangër: devenë, lepurin edhe damanin e shkambinjve. Se këto e përtypin ushqimin prapë, po s'i kanë thundrat e ndame. Për ju jon të papastra.

8 Edhe derri asht i papastër për ju, se i ka thundrat e ndame, po nuk e përtyp ushqimin prapë. Për ju asht i papastër. Mos e hani mishin e këtyne kafshëve edhe mos i prekni trupat e tyne të ngordhun.

9 Pi krejt gjallesave që jetojnë në ujë, muneni me i hangër ato që kanë pendë edhe luspa.

10 Po ato që s'kanë pendë edhe luspa, mos i hani. Për ju jon të papastra.

11 Muneni me i hangër krejt shpezët që jon të pastra.

12 Po këto s'guxoni me i hangër: shqiponjën, shqiponjën që zan peshq edhe shkabën e zezë,

13 qiftin e kuq, qiftin e zi edhe krejt llojet e hutave,

14 krejt llojet e korbave,

15 strucin, bufin, pulëbardhën edhe krejt llojet e skifterave,

16 bufin e vogël, bufin me veshë të gjatë edhe mjellmën,

17 pelikanin, shkabën edhe karabullakun,

18 lejlekun, krejt llojet e çafkave, pupëzën edhe lakuriqin e natës.

19 Edhe krejt insektet me krahë jon të papastra për ju. S'guxoni me i hangër.

20 Po çdo gjallesë që fluturon e që asht e pastër, muneni me e hangër.

21 Mos ha asnji kafshë që e gjen të ngordhun. Munesh me ia dhanë të huejit që banon në qytetet e tua, e aj munet me e hangër, ose munesh
me ia shitë nji të hueji tjetër. Se ti je popull i shenjtë për Jehovën, Zotin tand. Mos e zie nji kec në tamlin e nanës së vet.

22 Patjetër duhet me dhanë çdo vit të dhjetën e krejt prodhimit që del pi asaj që e ke mbjellë në arën tane.

23 Të dhjetën e drithit tand, të venës së re edhe të vajit tand, si edhe të parëlindunit e lopëve, deleve e dhive të tua, duhet me i hangër para Jehovës, Zotit tand, në vendin që aj ka me e zgjedhë për emnin e vet. Qashtu mëson me pasë gjithmonë tutë e respekt për Jehovën, Zotin tand.

24 Po nëse rruga asht tepër e gatë për ty, edhe s'munesh me i çu krejt këto deri në vendin që Jehova, Zoti yt, ka me e zgjedhë për emnin e vet, se asht shumë larg, e Jehova, Zoti yt, ka me të beku,

25 atëher munesh me i shitë për pare, me i marrë paret me veti edhe me shku në vendin që Jehova, Zoti yt, ka me e zgjedhë.

26 Me ato pare munesh me ble qka të don zemra: lopë, dele, dhi, venë, pije tjera me alkool a qkado tjetër që ki qef. Edhe aty, para Jehovës, Zotit tand, hani bashkë me krejt ata të shpisë tane edhe gëzohuni.

27 Mos e len anash levitin që jeton në qytetet e tua, se aj s'ka marrë as pjesë e as trashëgimi bashkë me ty.

28 Në fund të çdo tri vjetëve, duhet me e pru krejt të dhjetën e prodhimit të atij viti në qytetet e tua edhe me e rujtë aty.

29 Atëher leviti, që s'ka marrë as pjesë e as trashëgimi bashkë me ty, i hueji që banon në qytetet e tua, thmija pa babë edhe vejusha që jeton aty, kanë me ardhë e me hangër sa të ngihen. Qashtu Jehova, Zoti yt, ka me të beku në krejt qka bon.