Libri i pest i Musës 20

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur shkon n'luftë kundër armiqve tu e i sheh kuajt, qerret edhe ushtarët e tyne, që jonë ma shumë se të tutë, mos u tut pi tyne, se Jehovai, Zoti yt, që t'ka nxjerrë pi Egjiptit, asht me ty.

2 Kur dilni me luftu, prifti ka me ardh e ka me i fol popullit.

3 Aj ka me thanë: ‘Ngjo, Izrael! Tash po luftoni kundër armiqve tuj. Mos e hupni guximin. Mos u tutni, mos ju kap panika e mos u dridhni pi tyne,

4 se Jehovai, Zoti juaj, po del me ju me luftu për ju kundër armiqve tuj e me ju shpëtu.’

5 Edhe zyrtarët kanë me i fol popullit e kanë me thanë: ‘Kush e ka ndërtu nji shpi t're e hala s'e ka përuru? Le t'kthehet te shpija e vet, se munet me vdekë n'luftë e nji tjetër me ia përuru.

6 Kush e ka mbjellë nji vresht e hala s'e ka përdorë? Le t'kthehet n'shpi, se munet me vdekë n'luftë e nji tjetër me e përdorë.

7 E kush asht feju me nji gru e hala s'asht martu me to? Le t'kthehet n'shpi, se munet me vdekë n'luftë e nji tjetër me u martu me to.’

8 Zyrtarët kanë me e vetë popullin edhe: ‘Kush po tutet? Kush s'ka guxim? Le t'kthehet n'shpi, që mos me ua hupë guximin edhe vllazënve t'vet.’

9 Pasi zyrtarët t'i kenë folë popullit, kanë me i vu komandantët e ushtrisë n'krye t'popullit.

10 Para se me e sulmu nji qytet, ofroja paqen.

11 Nëse qyteti e pranon paqen e t'i çel portat, munesh me i detyru krejt njerëzit që jonë aty me punu me zor për ty, e ata kanë me t'shërby.

12 Po nëse qyteti s'don me ba paqe me ty, po lufton kundër teje, atëherë rrethoje.

13 Jehovai, Zoti yt, ka me ta dhanë patjetër n'dorë. Atëherë krejt meshkujt që jonë aty vriti me shpatë.

14 Ama gratë, fëmijët, bagëtinë edhe krejt çka ka n'qytet, krejt plaçkën e tij, munesh me i marrë për veti. Munesh me hanger çka ke marrë pi armiqve tu, krejt çka Jehovai, Zoti yt, ta ka dhanë.

15 Qeshtu vepro me krejt qytetet që jonë larg, që s'jonë t'popujve që i ki afër.

16 Ama n'qytetet e këtyne popujve, që Jehovai, Zoti yt, po t'i jep për trashëgim, mos e len gjallë asnji që merr frymë.

17 Përkundrazi, shfarosi krejt hititët, amoritët, kananitët, perizitët, hivitët edhe jebusitët, qysh t'ka urdhnu Jehovai, Zoti yt.

18 Qashtu ata s'kanë me mujt me t'mësu krejt ato sene t'neveritshme që i kanë ba për zotat e vet, e as me t'shti me ba gjynah kundër Jehovait, Zotit tand.

19 Nëse e rrethon nji qytet për me e marrë e lufton kundër tij për nji kohë t'gjatë, s'guxon me i pre pemët aty me sakicë. Munesh me hanger pi tyne, ama s'guxon me i rrëzu. A mos po don me e rrethu nji pemë n'fushë, sikur me konë njeri?

20 Veç pemët që e din se s'bojnë për ushqim munesh me i pre. Munesh me i rrëzu e me to me ndërtu mjete për me e rrethu qytetin që po lufton kundër teje, derisa t'bjerë.