Libri i pest i Musës 29

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Këto jonë fjalët e besëlidhjes që Moisiu, me urdhën t'Jehovait, duhej me e lidhë me izraelitët n'vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që e ka lidhë me ta n'Horeb.

2 Pastaj Moisiu e ka mbledhë krejt Izraelin e u ka thanë: «Ju i keni pa krejt qka ka ba Jehovai n'Egjipt, para syve tuj, me faraonin, me krejt shërbëtorët e tij e me krejt vendin e tij.

3 I keni pa me sytë e juaj dënimet e mëdha, ato shenja e mrekulli t'mëdha.

4 Ama Jehovai deri sot s'jua ka dhanë as zemrën që kupton, as sytë që shohin, as veshët që ngjojnë.

5 ‘Kur ju kom udhëheqë për 40 vjet n'shkretëtinë, rrobat që i keni pasë veshë s'ju jonë hargju, e as sandalet që i keni pasë n'kamë.

6 S'keni hanger bukë e s'keni pi as venë, as naj pije tjetër me alkool, që me e ditë se unë jom Jehovai, Zoti juaj.’

7 Në fund keni ardhë deri këtu. Sihoni, mbreti i Heshbonit, edhe Ogu, mbreti i Bashanit, kanë dalë me luftu kundër neve, ama na i kemi mundë.

8 Pastaj ua kemi marrë vendin e ua kemi dhanë si trashëgim rubenitëve, gaditëve edhe gjysmës së fisit t'Manasit.

9 Prandaj mbajini fjalët e kësaj besëlidhjeje e veproni sipas tyne, që me ju ecë mbarë krejt qka bani.

10 Sot krejt ju jeni rreshtu para Jehovait, Zotit tuaj: krerët e fiseve tuja, pleqtë tuj, zyrtarët tuj edhe secili burrë i Izraelit,

11 fmitë e juaj, gratë tuja edhe i huji që banon n'kampin tuaj, pi atij që t'i mbledh drutë e deri te aj që ta nxjerr ujin.

12 Jeni këtu me hy me betim n'besëlidhjen e Jehovait, Zotit tuaj, që Jehovai, Zoti juaj, po e lidh me ju sot,

13 që sot me ju ba popullin e vet e me u ba Zoti juaj, qysh ju ka premtu e qysh u asht betu t'parëve tuj, Abrahamit, Isakut edhe Jakobit.

14 Këtë besëlidhje me betim s'po e lidh veç me ju,

15 po edhe me ata që sot jonë këtu bashkë me neve para Jehovait, Zotit tonë, edhe me ata që sot s'jonë këtu me neve.

16 Se ju e dini qysh kemi jetu n'Egjipt e qysh kemi kalu mes popujve t'ndryshëm gjatë rrugës.

17 Ju i keni pa vazhdimisht ato gjana t'neveritshme që i kanë pasë ata, idhujt e shpifët pi druni e guri, pi argjendi e ari.

18 Keni kujdes që sot mes jush mos me pasë askënd, as burrë, as grue, as familje, as fis, që me zemër largohet pi Jehovait, Zotit tonë, për me u shërby zotave t'atyne popujve. Mos me pasë mes jush naj rrënjë që qet fryt helmues e pelin.

19 Ama nëse dikush i ngjon fjalët e këtij betimi e i thotë vetes me krenari: ‘Unë kom me pasë paqe, edhe nëse vazhdoj me ngulë kambë n'rrugën që ma thotë zemra’, e qashtu e çon n'shkatërrim krejt qka i del n'rrugë,

20 atëherë Jehovai s'ka me dashtë me ia falë. Përkundrazi, zemërimi i madh i Jehovait ka me u ndezë kundër tij, e krejt mallkimi që asht shkru n'këtë libër ka me e goditë patjetër. Jehovai ka me ia fshi emnin krejt pi nën qiell.

21 Pastaj Jehovai ka me e nda pi krejt fiseve t'Izraelit, që me e gjetë fatkeqësia, sipas krejt mallkimeve t'besëlidhjes që jonë shkru n'këtë libër t'ligjit.

22 Kur brezi i ardhshëm i bijve tuj edhe t'hujt pi nji vend i largët i shohin plagët e atij vendi, fatkeqësitë që Jehovai i ka pru mbi atë vend,

23 squfurin, krypën e zjarrin, sa që n'krejt vendin s'munet me u mbjellë kurgjo e s'munet me dalë e me u rritë asnji bimë, qysh ka ndodhë kur jonë shkatërru Sodoma e Gomora, Adma e Zeboimi, që Jehovai i ka shkatërru n'zemërimin e hidhërimin e tij,

24 atëherë ata edhe krejt popujt kanë me thanë: ‘Pse ia ka ba Jehovai këtë atij vendi? Qka e ka shkaktu këtë zemërim kaq t'madh e t'flakët?’

25 E kanë me thanë: ‘Ata e kanë lanë besëlidhjen që Jehovai, Zoti i t'parëve t'tyne, e ka lidhë me ta kur i ka nxjerrë pi Egjiptit.

26 Kanë shku e u kanë shërby zotave tjerë. U jonë përkulë zotave që s'i kanë njoftë e që s'kanë guxu me i adhuru.

27 Atëherë zemërimi i Jehovait asht ndezë kundër atij vendi, e aj i ka pru mbi atë vend krejt mallkimin që asht shkru n'këtë libër.

28 Për qata Jehovai i ka shkulë pi tokës së tyne me zemërim, me hidhërim e me mllef t'madh, e i ka çu me zor n'nji vend tjetër, ku jonë edhe sot.’

29 Gjanat e fshehta i përkasin Jehovait, Zotit tonë, ama gjanat që jonë zbulu na përkasin neve edhe bijve tanë përgjithmonë, që me i zbatu krejt fjalët e këtij ligji.