Libri i pest i Musës 33
1 Moisiu, njeriu i Zotit t'vërtetë, i ka beku izraelitët para se me vdekë, me qeto fjalë.
2 Aj ka thanë: “Jehovai erdhi pi Sinait
edhe shndrilli mbi ta pi Seiri.
Aj shndrilli me madhështi pi malet e
Paranit, edhe me to jonë konë dhjetëra
mijëra t'shenjtë, e në anën e
djathtë t'tij jonë konë luftëtarët e tij.
3 Aj e ka dashtë shumë popullin e vet,
krejt t'shenjtit e popullit jonë në dorën
tane. Ata u ulën te kambët tua edhe
nisën me i ngu fjalët e tua.
4 Moisiu na e dha nji urdhën, nji
ligj, si pasuni e bashkësisë së Jakobit.
5 Edhe Zoti u bo mbret në
Jeshurun, kur u mblodhën krerët e popullit
bashkë me krejt fiset e Izraelit.
6 Rubeni le të jetojë e mos t'shuhet, edhe
burrat e tij mos u bofshin pak.”
7 Për Judën e ka thanë qet bekim:
“O Jehova, ngoe zanin e Judës
edhe ktheje te populli i vet. Krahët
e tij e kanë mbrojtë atë
që i takon. Ndihmoje kundër armiqve t'tij.”
8 Për Levin ka thanë: “Tumimi edhe Urimi yt
i takojnë atij burri që t'rrin besnik, që ti
e ke sprovë në Masa. Te ujët e
Meribës ti nise me u fjalosë me to,
9 me atë burrë që për babën edhe nanën e
vet ka thanë: ‘S'ua kam vu veshin.’ As vllaznit
e vet s'i ka pranu edhe për djemtë e
vet s'ka dashtë me ditë. Se ata e kanë
ngu fjalën tane edhe e kanë mbajtë besëlidhjen tane.
10 Ata le t'ia mësojnë Jakobit vendimet e tua t'drejta
edhe Izraelit ligjin tand. Le të djegin temjan
me erë t'kandshme për ty edhe le të ta
qesin mbi altar nji kurban që digjet krejt.
11 O Jehova, bekoja fuqinë edhe gëzohu me punën
e duerve t'tij. Thejua kambët atyne që
çohen kundër tij, që ata që e urrejnë
mos me mujtë me u çu ma.”
12 Për Benjaminin ka thanë: “Aj që Jehovai
e don, le të banojë i sigurt afër
tij. Derisa Jehovai e mbron tanë ditën,
aj le të banojë mes supeve t'tij.”
13 Për Jozefin ka thanë: “Jehovai le
ta bekojë tokën e tij me gjanat
ma t'mira t'qiellit, me vesë edhe
me ujë pi burimet e thella,
14 me prodhimet ma t'mira që i rrit dielli
edhe me bereqetin ma t'mirë t'çdo muji,
15 me gjanat ma t'mira t'maleve t'moçme edhe
me gjanat ma t'mira t'kodrave që s'zhduken,
16 me gjanat ma t'mira t'tokës edhe me krejt qka ka në
to, edhe me pëlqimin e atij që banon në kaçubën
me therra. Krejt qeto bekime le t'i vijnë mbi krye Jozefit,
mbi kresën e atij që u zgjedh mes vllaznive t'vet.
17 Madhështia e tij asht si e nji kau
t'parëlindun edhe brinat e tij jonë si
brinat e nji kau t'egër. Me to aj
ka me i shty popujt, krejt bashkë deri
në skajet e tokës. Ata jonë dhjetëra
mijërat e Efraimit, ata jonë mijërat e Manases.”
18 Për Sebulonin ka thanë: “Gëzohu,
Sebulon, kur del jashtë, e ti,
Isakar, gëzohu për çadrat tua.
19 Ata kanë me i thirrë popujt te mali.
Atje kanë me i pru kurbanet e drejtësisë. Se
ata kanë me marrë pi pasunia e madhe
e deteve edhe pi thesaret e fshehta t'ranës.”
20 Për Gadin ka thanë: “I bekuem asht
aj që ia zgjan kufijtë Gadit.
Aj rrin shtri si luani, gati me
e shqy krahun, bile edhe kryet.
21 Aj ka me e zgjedhë pjesën e parë për
veti, se aty asht rujtë pjesa e atij
që e jep ligjin. Krerët e popullit kanë me
u mbledhë. Aj ka me e zbatu drejtësinë
e Jehovës edhe vendimet e tij ligjore për Izraelin.”
22 Për Danin ka thanë:
“Dani asht nji këlysh luani.
Aj ka me kërcy jashtë pi Bashani.”
23 Për Naftalin ka thanë: “Naftali asht
i mbushun me pëlqimin e Jehovës
edhe plot me bekimin e tij.
Merre për veti perëndimin edhe jugun.”
24 Për Asherin ka thanë: “Asheri asht i
bekuem me djem. Le të jetë i
dashtun mes vllaznive t'vet edhe le
ta zhysë kambën e vet në vaj.
25 Shulat e portave tua jonë pi hekuri e pi bakri,
edhe ti ke me konë i sigurt sa t'jesh gjallë.
26 S'ka kërkush si Zoti i vërtetë i Jeshurunit,
që kalëron nëpër qiell për me t'ndihmu,
që me madhështinë e vet kalëron mbi re.
27 Zoti asht strehë qysh pi kohëve t'lashta,
krahët e tij t'amshum jonë nën ty. Aj
ka me e përzënë armikun pi para
teje edhe ka me thanë: ‘Zhduki krejt!’
28 Izraeli ka me jetu i sigurt, edhe
burimi i Jakobit ka me konë i mbrojtun
në nji vend me drithë e me
venë t're, ku vesa pikon pi qielli.
29 Lum ti, o Izrael! Kush asht
si ti, nji popull që Jehovai
e shpëton, aj që asht mburoja
jote që t'mbron edhe shpata jote
madhështore? Armiqtë e tu kanë me
u strukë para teje edhe ti
ke me shkelë mbi shpina t'tyne.”