Libri i pest i Musës 8
1 Mbajini me kujdes krejt urdhnat që po jua jap sot, që me mbetë gjallë, me u shtu edhe me hy e me e marrë për veti vendin që Jehova ua ka premtu me betim të parëve tuaj.
2 Kujtoje krejt atë udhë të gatë që Jehova, Zoti yt, të ka bo me e ecë për 40 vjet në shkretinë. Këtë e ka bo me të përulë edhe me të provu, me pa qka ke në zemër, a ki me i mbajtë urdhnat e tij a jo.
3 Aj të ka përulë, të ka lanë untë edhe të ka dhanë manë me hanger, që as ti e as të parët e tu s'e keni njoft. Këtë e ka bo që me e kuptu se njeriu s'jeton veç me bukë, po me çdo fjalë që del pi goja e Jehovës.
4 Gjatë qatyne 40 vjetëve, teshat e tua s'jonë vjetru, e as kambët s't'jonë ajë.
5 Ti e din fort mirë në zemrën tane që Jehova, Zoti yt, të ka qortu e të ka ndreqë, qysh nji burrë e ndreq djalin e vet.
6 Mbaji urdhnat e Jehovës, Zotit tand, tu ecë në rrugët e tij edhe tu pasë respekt të madh e tutë ndaj tij.
7 Se Jehova, Zoti yt, po të çon në nji vend të mirë, nji vend me përrenj, burime edhe ujna që rrjedhin nëpër lugina e male,
8 nji vend ku ka grunë e elb, hardhi rrushi, druj fiku e shega, nji vend ku ka vaj ullini edhe mjaltë,
9 nji vend ku s'ka me të mungu ushqimi e as kurgjo tjetër, nji vend ku gurët kanë hekur e ku pi malet ke me nxjerrë bakër.
10 Kur të hash e të ngihesh, lavdëroje Jehovën, Zotin tand, për atë vend të mirë që ta ka dhanë.
11 Ki kujdes mos me e harru Jehovën, Zotin tand, edhe mos me i lanë pa i zbatu urdhnat, vendimet e tij për drejtësi edhe rregullat që po t'i jap sot.
12 Kur të hash e të ngihesh, kur të ndërtosh shpija të mira edhe të banosh në to,
13 kur të shtohen kopetë e bagëtive të mdhaja e të vogla, kur të shtohet argjendi e ari yt edhe kur të kesh gjithçka me bollëk,
14 atëher mos e lejo zemrën tane me u bo krenare e me e harru Jehovën, Zotin tand, që të ka nxjerrë pi skllavnia në Egjipt,
15 që të ka çu nëpër atë shkretinë të madhe e të frikshme, nëpër tokë të thatë e pa ujë, ku ka pasë gjarpij helmues edhe akrepa. Aj e ka bo ujin me rrjedhë pi shkambi i strallit
16 edhe të ka dhanë manë me hanger në shkretinë, që të parët e tu s'e kanë njoft. Këtë e ka bo me të përulë edhe me të provu, që ma vonë me të bo mirë.
17 Nëse thu me veti: ‘Këtë pasuni e kom fitu me forcën teme edhe me durt e mia’,
18 atëher kujtoje që Jehova, Zoti yt, asht aj që ta jep forcën me fitu pasuni, që me e mbajtë besëlidhjen që e ka lidhë me betim me të parët e tu, qysh po e mban edhe sot.
19 Nëse najherë e harroni Jehovën, Zotin tuaj, edhe shkoni mas zotave tjerë, u shërbeni atyne edhe përkuleni para tyne, atëher po ju dëshmoj sot që pa tjetër keni me u shkatërru.
20 Qysh Jehova po i shkatërron popujt para juve, qashtu keni me u shkatërru edhe ju, se s'keni dashtë me e ngu zanin e Jehovës, Zotit tuaj.